Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekti “U-Speak” – të rinjtë evropianë diskutojnë problemet e papunësisë

Papunësia ndër të rinjtë, mbrojtja sociale e njerëzve të rinj me të meta, njohja e aftësive dhe kompetencave të përvetësuara gjatë studimit joformal dhe gjatë fushatave të ndryshme të vullnetarëve dhe të sipërmarrësve të rinj. Këto ishin vetëm një pjesë e problemeve të diskutuara para pak kohe në qytetin bullgar Dobriç (Bullgari Verilindore). Pjesëmarrësit e takimit ishin në moshë midis 17 dhe 27 vjeç dhe ishin nga Bullgaria, Greqia, Rumania, Italia, Polonia, Letonia, Kroacia. Takimi i të rinjve është në kuadrin e projektit “U-Speak – rinia flet për papunësinë ndër të rinjtë dhe për të ardhmen e fondeve strukturore evropiane” të fondacionit “Arsimi modern dhe shkenca”. Projekti është financuar nga programi “Evropa për qytetarët” i Komisionit Evropian dhe është përqendruar mbi problemet e papunësisë dhe strategjitë e BE-së për kapërcimin e saj në nivel rajonal dhe evropian.

“Qëllimet e konferencës dhe të projektit në përgjithësi janë disa – shpjegoi Vesella Vasileva, koordinatorja e projektit. – Dëshirojmë të popullarizojmë mendimin e njerëzve të rinj për këto tema të rëndësishme dhe të shikojmë si mund t’i përdorim fondet strukturore për kapërcimin e problemeve të papunësisë dhe të varfërisë. Për ne është me rëndësi të madhe që të rinjtë të fillojnë të mendojnë për vetveten si për një pjesë të rëndësishme të BE-së. Qëllimi është që ata të bëhen pjesë të procesit, të veprimtarisë së BE-së. Nga ana tjetër, tani ata kuptojnë si pikërisht funksionojnë strukturat e BE-së dhe se si mund vetë të ndikojnë mbi formimin e politikës së Bashkimit.”

Vesella shpjegoi se një interes më të madh kanë provokuar temat për arsimin joformal – si ai na ndihmon që të grumbullojmë përvojë, a ai duhet të njihet nga institucionet dhe nga punëdhënësit. Për shkak të faktit se viti 2011 është shpallur për vitin evropian të vullnetarëve, kjo temë ishte shumë aktuale. “Bëhet e qartë se të rinjtë interesohen për programet e vullnetarëve jo vetëm sepse ato pranohen si një aventurë interesante, por sepse ato japin mundësi për grumbullimin e përvojës profesionale” – tha Vesella Vasiveva. Sipas saj temat për të cilat interesohen të rinjtë nga Evropa janë shumë të afërta. Natyrisht ka edhe gjëra që ndryshohen në lidhje me problemet dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre” – tha Vesella Vasileva.

“Me rëndësi më të madhe është përvoja – është kategorike ajo. Të gjithë të rinjtë folën për këtë sa e rëndësishme është që të jesh i mirë në punë. Në fakt, një nga pjesëmarrësit e takimit ishte i mendimit se organizatat e të rinjve nuk duhet të financohen nga fondet evropiane. Sipas tij më mirë do të jetë në se ato subvencionohen nga struktura, të cilat ofrojnë trajnime dhe ose mundësi për stazh. Kështu të rinjtë do të stimulohen të zhvillohen dhe të zgjerojnë kapacitetin tyre.”

Ekipi i projektit do t’u ofrojë përfundimet dhe materialet nga takimi Komisionit Evropian dhe institucioneve të angazhuara me përpunimin e politikave të lidhura me njerëzit e rinj. Për Vesella Vasilevën përfundimi më thelbësorë i projektit është se njerëzit duhet të jenë qytetarë aktivë. Vetëm kështu do të ndërtojmë një shoqëri, në të cilën ne të gjithët dëshirojmë të jetojmë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Vesella Krësteva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Filloi Kreshma e Madhe para Ringjalljes së Krishtit

Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët ortodoksë përmbahen nga konsumimi i ushqimeve shtazore - mishi, vezët, qumështi dhe produktet e..

botuar më 25-03-03 9.42.PD

Festivali i Kukerave në Shiroka Llëka largon të keqen dhe sjell shëndet dhe begati

Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..

botuar më 25-03-02 7.30.PD

Qendrat për Integrim dhe Arsim Gjithëpërfshirës janë hapur në Pesë Bashki të Vogla

Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..

botuar më 25-03-01 6.10.PD