Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga e ditës – “Është ulur Xhore Dos”

Në rubrikën e përditshme “Kënga e ditës” sot zgjodhëm një interpretim të këngëtares Magdalena Morarova. Ajo ka lindur në Bansko, në rrëzat e malit Pirin. Interpretuesja është e njohur me repertorin e vet origjinal e të pasur. Incizimet e para e Magdalena Morarovës janë bërë në vitin 1957. Gjatë viteve të 60-të të shekullit të kaluar ajo bëri shumë koncerte në tërë Bullgarinë. Në skenë ajo magjepste publikun me talentin e vet dhe me bukurinë e melodive të rajonit të malit Pirin. Interpretimet e saj janë të sinqerta, emocionuese dhe të bukura.

“Është ulur Xhore Dos” është një nga këngët më të njohura në repertorin e Magdalena Morarovës. Teksti është humoristik e i gazmor. I hareshëm është edhe Xhore (një nga format e emrit Gjeorgji) – për të cilin tregohet në këngë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Përsëri me ty"

Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..

botuar më 25-02-03 6.20.PD

Anabel prezanton këngën e saj debutuese "Një dozë realiteti"

Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..

botuar më 25-01-31 6.35.PD

"Në anën tënde"

Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..

botuar më 25-01-30 6.10.PD