Kohët e fundit të rinjtë në Bullgari shfaqin një interes të madh ndaj automobilave retro. Ata me shumë dashuri restaurojnë markat pak të harruara “Volga”, “Warszawa”, “Skoda” dhe modele të vjetra “Fiat”, “Lancia” etj. Çfarë i tërheq në automobilat e vjetër?
“Sipas meje këta janë të rinj të arsimuar në fushën e teknikës – shpjegon Vanja Gjuderova, kryetare e Klubit automobilistik bullgar “Retro”. – Ata e vlerësojnë dizajnin, si edhe mundësitë teknike të makinës. E vlerësojnë dhe faktin se për herë të parë është marrë një vendim teknik, i cili përdoret edhe sot. Mendoj se ky është shkaku kryesor për interesin e të rinjve ndaj automobilave retro.”
Sipas Vanja Gjuderovës ata përfshihen në klubin “Retro”, sepse u pëlqen bashkësia, bisedimet për automobilat, mundësia të mësojnë diçka të re, pjesëmarrja në rally. “Mund të them se çdo pronar e mban retro-automobilin e tij në një gjendje të përsosur teknike – vazhdon Vanja, e cila gjithashtu ka një makinë të tillë. Të gjithë ne i respektojmë rregullat e lëvizjes, nuk i drejtojmë makinat me shpejtësi të madhe dhe përkrahim tolerancën në rrugë.”
Çfarë është koleksioni i automobilave i klubit “Retro”?
“Kemi çfarëdolloj makinash – nga automobilat socialistë deri në automobila të bërë me porosi të posaçme – vazhdon Vanja Gjuderova. – Kemi një koleksionist nga Varna, i cili ka një “Ford Model T”, i cili është i njohur si “Tin Lizzie”. Ai është restauruar shumë mirë dhe të gjithë ne krenohemi me të. Kemi një “Mercedes 300 Adenauer”, një “Bentley” nga viti 1955, modele të ndryshme makinash sportive “Alfa” dhe “Lancia”. Një anëtar i klubit është pronar i një “Renault Florida” – një makinë unike. Kemi “Volkswagen Karmann – Ghia”, gjithashtu një “Packard”. Një anëtar i klubit tonë posedon një “Opel GT”. Këto janë makina të prodhuara gjatë viteve 50-60 të shekullit të kaluar. Fatkeqësisht kemi pak automobila të prodhuara para Luftës së Dytë Botërore. Tendenca që automobilat e vjetër të restaurohen këtu dhe të eksportohen jashtë shtetit tashmë u ndryshua. Gjithnjë e më shpesh importohen makina nga Evropa dhe SHBA, restaurohen dhe bëhen “perlat” e koleksionit tonë.”
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe..