Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bletarët bullgarë kanë nevojë për subvencionim shtetëror

Në plan botëror për shkaqe të pashpjegueshme vëzhgohet pakësimi i popullatës së bletëve.
Foto: Veneta Nikollova

Popullata e bletëve në botë po pakësohet me shpejtësi. Fenomeni misterioz, i cili është i dukshëm në rajone të mëdha në ShBA dhe në Evropë tashmë filloi edhe në Bullgari – alarmojnë nga Bashkimi i Bletarëve Bullgarë. Në sfondin e tendencës shqetësuese prodhuesit tanë dëshirojnë të marrin subvencione prej 20 miliona euro për të ringjallur këtë sektorë të ekonomisë bullgare. Kjo u bë e qartë gjatë Javës kombëtare të mjaltit, e cila ka si qellim popullarizimin e mjaltit, i cili gjithnjë e më rrallë është në tavolinën e bullgarit.

© Foto: BGNES

Sipas prodhuesve të mjaltit shkeljet e ligjit në këtë sferë bëhen kryesisht nga firmat ndërmjetësuese.

Ekspozitat e produkteve të bletës, tregjet e mjaltit, takimet me prodhuesit në 10 qytete bullgare e tërheqin interesin e mijëra njerëzve, të cilët preferojnë stilin e shëndetshëm të jetesës. Njerëzit në Bullgari preferojnë të blejnë mjaltë drejt për së drejti nga prodhuesit sepse nuk u besojnë zinxhirëve të dyqaneve të mëdha tregtare. Dhe e kanë të drejtën. Sipas prodhuesve të mjaltit shkeljet e ligjit në këtë sferë bëhen kryesisht nga firmat ndërmjetësuese, të cilat përhapin produktet në rrjetin tregtar. Zakonisht mjaltin ata e gërshetojnë me glukozë ose me fruktozë. Përveç kësaj mjalti kalon përpunim termik dhe kështu ai humb cilësitë e veta më të çmueshme. Në të njëjtën kohë konsumatori, i cili e blen produktin nga rafti i dyqanit nuk ka informatë për këtë. Sipas kryetarit të Bashkimit të Bletarëve Bullgarë – Mihaill Mihajllov shteti nuk e ushtron kontrollin e nevojshëm mbi tregtinë me këto produkte dhe kjo me siguri ndikon në mënyrë të keqe cilësinë e mjaltit që ofrohet nga tregtarët e mëdhenj. Përveç kësaj shqetësues është edhe fakti se bullgari konsumon tri herë më pak mjaltë në krahasim me qytetarët e tjerë të BE-së.

© Foto: Veneta Nikollova

Bullgarët preferojnë të blejnë mjaltë nga prodhuesit sepse nuk u besojnë dyqaneve të mëdha.

Çdo vit në Bullgari prodhohen rreth 10-12 mijë tona mjaltë nga ambrozia. Por pothuaj tërë prodhimi menjëherë eksportohet, sepse në tregjet e jashtme kërkohet më shumë. Ndërkohë për bullgarin mjalti është një produkt tradicional, i cili gjatë viteve të fundit bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë dhe bullgarët gjithnjë e më pak e blejnë. Shkaku është rritja e madhe e çmimit të sheqerit, më të cilin ushqehen familjet e bletëve. Çmimi rritet edhe për shkak të përdorimit të medikamenteve të shtrenjta kundër sëmundjeve, të cilat shkaktojnë vdekjen e popullatave. Kështu çmimi i produktit përfundimtar rritet vazhdimisht. Ky është shkaku, për të cilin bletarët bullgarë kërkojnë ndihmë nga ana e shtetit. Në Programin e ri tre vjeçar për zhvillimin e bletarisë për periudhën 2011-2013 janë parashikuar 10 mln leva (5 mln euro) në kuadrin e projekteve të ndryshme për përkrahjen e sektorit.

© Foto: BGNES

“Por këto mjete janë të pamjaftueshme për nevojat e mëdha të sektorit, i cili është në rrezik, është kategorik Mihaill. – Pavarësisht nga ky program ne dëshirojmë të marrim subvencione shtetërore – kështu është për sektorët e tjerë të blegtorisë, të cilët nuk mund të zhvillohen pa ndihmë shtetërore. Mjetet suplementare, për të cilat kemi nevojë janë 5-10 mln euro. Kështu prodhuesit e mjaltit do të marrin nga 20 euro për secilën familje të bletëve. Bletarët kanë nevojë urgjente për këtë ndihmë sepse kushtet për rritjen e bletëve u keqësuan shumë dhe mjetet gjithmonë nuk mjaftojnë. Vetë nuk do të mund të shpëtojmë sektorin tonë. Për këtë arsye dëshirojmë që bletaria të bëhet një sektor me prioritet. Kështu mjalti do të kthehet përsëri në tavolinën e bullgarit, bashkë me qumështin dhe mishin.”

© Foto: BGNES

Me subvencionet suplementare bletarët do të marrin nga 20 euro për secilën familje të bletëve.

Bletarët e regjistruar zyrtarisht në Bullgari janë 33 mijë. 90% prej tyre janë prodhues të vogël – secili rrit jo më shumë se 100-150 familje të bletëve. Sipas Mihaill Mihajllovit pikërisht ata duhet të marrin subvencionet në kuadrin e Programit kombëtar për zhvillimin e bletarisë, këtu hyjnë dhe subvencionet e kërkuara nga Bashkimi i Bletarëve Bullgarë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksporti i mallrave bullgare në Kinë është dyfishuar

Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes Bullgarisë dhe Kinës u rrit me mbi 37% në vitin 2023. Këtë e deklaroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Tahov në hapjen e Forumit Bullgaro-Kinez të Biznesit në Sofje. Sipas tij, eksporti i..

botuar më 24-06-17 6.14.MD

Të rinjtë bullgarë kërkojnë një punë me pagë mbi 4300 leva neto (rreth 2200 euro)

45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..

botuar më 24-06-13 4.46.MD

Banka Botërore ul parashikimin e saj për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto bullgar me 0.3%.

Banka Botërore parashikon një përmirësim më të përmbajtur të rritjes ekonomike të Bullgarisë këtë vit dhe në vitin 2025. Në raportin e fundit “Perspektiva Ekonomike Globale”, institucioni pret një përshpejtim të lehtë të rritjes së PBB bullgar nga..

botuar më 24-06-12 10.27.PD