Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Profesioni mësues – zanat dhe dashuri

Gjatë viteve të fundit pas masave të ndërmarra për kualifikim dhe rritjen e rrogave, shumë njerëz të rinj fillojnë të kthehen ndaj profesionit të mësuesit.
Foto: arkiv
“Nga çdo dru fyell nuk bëhet” thotë një proverb popullor bullgar. Sigurisht që nuk bëhet mësues nga çdo njeri. Duhet ta kesh zanat këtë profesion dhe të mundesh të fytesh në çdo lloj roli. Që ta tërheqë dhe mbajë vëmendjen e nxënësve, mësuesi i mirë duhet të ketë talent për aktor. Shpeshherë ai është psikolog, këshilltar, diplomat dhe prind. “Fatkeqësisht ndonjëherë duhet të jetë edhe refer sikur është në “një ndeshje boksi”, thotë Radostina Grigorova. Prej 14 vjetëve ajo jep mësime të biologjisë në shkollën e Sofjes “Akad. Mihail Arnaudov”. Sot festohet Dita Ndërkombëtare e Mësuesit”. Nisma është e Organizatës së trashëgimisë kulturore e historike botërore UNECKO. Festa e mësuesit shënohet në mbi 100 vende të botës.

Që të jesh një mësues i mirë, të duhen gjithashtu edhe nerva të çelikta, shumë durim, tolerancë dhe sjellje e mirë ndaj fëmijëve, e bindur është zonja Grigorova. Personalisht ajo ndihet mirë, duke qenë me profesion mësuese dhe është e mendimit se peshon në vendin e vet. “Dashuria e fëmijëve me sjell kënaqësi, po ashtu më bëhet qejfi që t’i mësoj në gjëra të dobishme për provimin e maturës dhe për aplikimin në universitet, tregon Radostina Grigorova. – Gëzohem kur ata dalin me rezultate të mira, sepse kjo tregon se e kam kryer mirë punën. Më gëzon edhe kontakti me prindërit, sidomos kur i shikoj se kanë mbetur të kënaqur nga unë. Komunikimi me vetë nxënësit gjithashtu është i rëndësishëm për mua. Para pak kohe një vajzë më tha se e kam frymëzuar që të bëhet një ditë mësuese dhe kjo më preku shumë.”

Statistika e pjesës së mësuesve është qetësuese. Sipas të dhënave shumica e mësuesve në vend janë të moshës prej 48 deri në 55 vjeç dhe mezi rreth 3 për qind janë mbi 30 vjeç. Njëra prej arsyeve kryesore të interesimit të vogël të të rinjve për këtë profesion ka të bëjë me pagesën e ulët. Vitet e fundit u ndërmorën masa konkrete si ato të pagimit diferencial dhe të sigurimit të mundësive për zhvillim profesional dhe kualifikim. Zonja Grigorova thotë se në shkollën ku punon ka shumë mësues të rinj.

“Sivjet pjesa dërmuese e të emërtuarve është e moshës mbi 30 vjeçare, thotë mësuesja. – Në buxhetin e shkollave ka një degë të veçantë, e cila ka të bëjë me trajnimin dhe kualifikimin e mësuesve. Me lejen e drejtorëve frekuentojmë kurse të ndryshme. Varet nga dëshira e mësuesit përkatës se cilin kurs do të përzgjedhë. Unë isha në kurse për njohuritë kompjuterike dhe për mësimdhënien në një gjuhë të huaj. Ka shumë mundësi për të mbindërtuar dituritë dhe aftësitë që i kemi.”

Vitet e fundit gjithnjë e më shumë u rinovua baza mësimore, duke u përdorur në mësime teknologjitë e reja. “Në shkollën tonë kemi një sallë shumë të mirë video. Kështu nxënësit janë më aktivë gjatë procesit mësimor, mësimdhëniet janë më dinamike dhe kjo nxit interesin e tyre”, thotë zonja Grigorova.

Çfarë bën ajo për të inkurajuar nxënësit e saj që të marrim pjesë aktive në klasë?

“Prezantimet video janë disa prej mënyrave që ata të jenë aktivë në orët e mësimit. Sa më të shumëllojshme janë metodat nëpërmjet të cilave tregojnë njohuritë, aq më mirë. Fëmijëve u pëlqen të kërkojnë informacione në internet dhe t’i krahasojnë me ato në librat shkollore. Ngandonjëherë gjejnë rezultate të sapodala dhe në klasë i diskutojmë. Kështu nxënësit nuk e mësojnë vetëm përmbajtjen shkollore, por marrin njohuri edhe jashtë librave shkollore.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD