Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Menaxheri bullgar në kushtet e krizës

© Foto: dnevnik.bg

Disa prej kandidatëve për titullin “Menaxher i vitit 2011”
“Në Bullgari punojnë menaxherë shumë të fuqishëm. Duam që emrat e tyre të bëhen edhe më të njohur dhe njerëzit të dinë se çfarë persona qëndrojnë pas sukseseve të ekonomisë bullgare.” Në këtë mënyrë drejtori i redaksisë i revistës “Menaxher” Maksim Majer përcakton rëndësinë e konkursit “Menaxher i vitit 2011”. Ai realizohet për vit të katërt të radhës. Mbi 60 biznesmenë kanë dhënë dokumentet e veta për të marrë pjesë, ku 50 prej tyre janë të lejuar të marrin pjesë në konkurs. Në ndryshim nga garat e deritanishme, finalistët janë 11, me 1 më shumë nga vitet e mëparshme, me qenë se dy prej pjesëmarrësve kanë treguar rezultate të barabarta financiare. Një veçori tjetër e konkursit të sivjetshëm është se viti 2010, për të cilin bëhet vlerësimi, sipas mendimit të specialistëve ishte një nga vitet e rënda të krizës së vazhdueshme botërore financiare.

Metodologjia për përcaktimin e finalistëve në konkursin “Menaxher i vitit” është përpunuar nga kompania konsultative “Dellojt Bullgaria”. Kryetari i saj zoti Vasko Mirçev përshkruan disa fazat, përmes të cilave kalon vlerësimi i kandidatëve:
“Faza e parë është lejimi i kandidatëve për pjesëmarrje. Disa janë kushtet për këtë lejim. Ndërmarrjet, e drejtuara nga menaxherët, duhet të kenë të paktën 50 veta personal ose 20 milionë leva (10 mln euro) qarkullim vjetor. Të kenë qenë në vend të paktën gjatë gjysmës së parë të vitit, me qenë se dimë, se ka menaxherë, të cilët nuk janë të pranishëm përherë në bullgari, saktëson zoti Mirçev. Gjatë fazës së ardhshme të konkursit vlerësojmë kandidatët sipas prezantimit të ndërmarrjeve, të cilat ata i drejtojnë. Treguesit financiarë, të cilët i llogarisim, janë të lidhur me vëllimin e të ardhurave, me rikthimin e kapitalit. Parimi është se ndërmarrja e çdo njërit prej kandidatëve krahasohet me të tjerët nga tregu. Duam të shikojmë se si qëndrojnë kundrejt lojtarëve të tjerë në treg nga industria e njëjtë. Mbi bazën e këtyre treguesve dhe të treguesve të tjerë, mbi të cilët vlerësojmë punën e menaxherëve, mundëm të zgjedhim përfundimisht 11 emra. Faza e fundit e konkursit është e lidhur me vlerësimin e cilësive të tyre personale. Ajo realizohet mbi bazën e intervistave , të cilat do t’i realizojmë me ta dhe me të paktën dy nga nëpunësit, për të cilët ata përgjigjen.”

E madhe është përqindja e menaxherëve, të cilët kanë marrë pjesë më shumë se një herë në këtë konkurs, kurse 3 nga finalistët e sivjetshëm kanë marrë pjesë dhe në dhjetëshen finale gjatë vitit 2010. Gjatë 4 vjetëve në të cilat po realizohet gara midis biznesmenëve, përgjithësisht janë përfshirë 267 veta, ku 28 prej tyre janë të huaj. Po rritet numri i femrave në garën prestigjioze. Nga vetëm 9 pjesëmarrëse gjatë vitit të parë, tani gratë, të cilat pretendojnë për titullin “Menaxher i vitit 2011” janë 20. Ky fakt meriton shënim pikërisht në kontekstin e krizës, e cila propozoi sprova serioze përpara udhëheqësve të lartë ekonomikë në Bullgari dhe në të gjithë botën. Sipas organizatorëve të konkursit më të shumtë janë pjesëmarrësit gjatë këtij viti nga rrethet në ekonomi, bankat dhe sigurimi, si dhe nga sektori IT. Biznesmeni, i cili u përgjigjet të gjitha kritereve për vlerësim në konkurs, do të shpallet për “Menaxher të vitit 2011” në një ceremoni festive më 14 nëntor në sallën e Operës kombëtare në Sofje.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..

botuar më 24-11-30 11.59.PD

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD