© Foto: BGNES
familje dalin vështirësi të karakterit të ndryshëm: shëndetësor, financiar, i sjelljes, të cilat reflektojnë në jetë dhe në prosperitetin e fëmijëve. Shpesh në familjet e varfra dhe ato me një prind apo ato ku njëri nga prindërit ose të dy punojnë jashtë vendit, ka vështirësi të ndryshme për kujdesin e fëmijëve. Në disa raste arrihet që fëmijët i dërgojnë nëpër institucione përkatëse. Me mbështetjen e vogël por në kohë, shumica e familjeve arrijnë t’i përballojnë vështirësitë. Besojmë që me këtë projekt mund të tregojmë se ndarja e fëmijëve nga prindërit mund të mënjanohet. Në Bullgari ka shumë vogëlush që i kanë të gjallë prindërit dhe të afërmit por për to kujdesen institucionet. Besoj thellë këto fëmijë kanë të drejtë të jetojnë me të afërmit e tyre dhe në shtëpinë e tyre. Për këtë, projektin e emërtuam “Besim në familje” pikërisht sepse besojmë dhe dimë që një pjesë e madhe e familjeve, që përjetojnë një krizë apo tjetër, mund t’u jepet mbështetje e përshtatshme dhe në kohën e duhur.
Në thelbin e këtij projekti është organizimi i “konferencave” familjare me pjesëmarrjen e ndërmjetësve specialistë. Projekti “Besim në familje” do të fillojë në 15 fshatra të komunës Haskovo, Svilengrad dhe Ljubimec (Bullgari Jugore). “Kjo është qasje, e cila gjatë dhjetë viteve të fundit gjen aplikim në Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut, shpjegon zonja Petkova. Ndërmjetësi specialist organizon takime të familjes së gjerë – “konferenca” familjare ku marrin pjesë edhe shokët, fqinjët dhe të afërmit. Diskutohet dhe merren vendime për veprimet e ardhshme në interes të kujdesit korrekt dhe edukimit të fëmijëve. Në këto takime të kristalizohen problemet dhe arsyet e krizës në familje, të bashkohen përpjekjet për t'u përballur me to.
Gjatë pranverës në Bullgari, si mësues për projektin “Besim në familje” ishin ftuar nëpunës socialë nga Serbia dhe Maqedonia, ashtu edhe nga Holanda – një nga vendet me më shumë përvojë në mbajtjen e “konferencave” familjare. “Në fillim është menduar se këto “konferenca” do të jenë të dobishme më shumë për punën me familjet kujdestare. Por doli që metoda është e aplikueshme dhe jep rezultate për të gjitha familjet, pavarësisht nga veçoritë etnike, kulturore, sociale apo fetare”, thotë zonja Maria Petkova.
Përgatiti në shqip: Ndriçim Uka
Fondacioni “Unitetit” ("Edinstvo") - Koçani u dërgoi një letër të hapur institucioneve kryesore bullgare. Në të shprehet mirënjohje për mbështetjen dhe ndihmën humanitare të ofruar nga Bullgaria Maqedonisë së Veriut pas tragjedisë së zjarrit në një..
"Interpretimi i ngushtë i konceptit "bullgarë-gagauzë", i imponuar në praktikë nga Ministria e Drejtësisë, pengon rivendosjen e shtetësisë bullgare për gagauzët në Ukrainë dhe Moldavi." Dhënia e shtetësisë bullgare po refuzohet masivisht për..
Me një shëtitje pranverore deri te shtëpia e pushimit “Bozhur”, dhjetëra entuziastë dhe dashamirës të natyrës do të nisin edicionin e 44-t të fushatës “Lëviz dhe fito” . Shëtitja e parë do të zhvillohet më 3 maj me pikë grumbullimi – Ura e Peshkopit..
Në Ditën e Shën Gjergjit në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në kryeqytet u mbajt bekimi i flamujve të betejës dhe i flamujve të relikteve..
Igumeni i sapozgjedhur i Manastirit bullgar të Zografit në Malin Athos, Gavriil, u ngrit nga hieromonaku në arkimandrit në festën e Shën Gjergjit. Kjo u..