Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kina shfaq interes ndaj investimeve në bujqësinë bullgare

Foto: BGNES
Deri përpara pak kohe ekspansioni kinez në Bullgari prekte para se gjithash tregtinë. Si pothuaj kudo në botë, mallrat kineze mund të shihen edhe në qytetet bullgare – nga dyqanet më të vogla e gjer tek ato më të mëdha, por nga disa vite jemi dëshmitarë të një interesi më të madh investues ndaj ekonomisë bullgare.

Flagmani i saj është uzina për prodhim automjetesh të markës kineze “Great Wall”, e cila gjendet afër qytetit Lloveç (Bullgari Qendrore). Po diskutohet dhe mundësia për hapjen e fluturimeve direkte midis Sofjes dhe Pekinit, të cilat do të aktivizojnë si kontaktet e biznesit, ashtu dhe turizmin. Kina i konsideron investimet në ekonominë bullgare si një mundësi të drejtpërdrejtë për përhapjen e produkteve të saj në tregjet e Bashkimit Evropian.

Kapitalet kineze përqendrohen edhe mbi bujqësinë bullgare. Tregtia me mallra bujqësore dhe ushqimore midis vendeve tona gjatë disa viteve të fundit zgjerohet gjithnjë e më shumë, por importi nga Kina tejkalon në një mënyrë të konsiderueshme eksportin bullgar. Në plan afatmesëm kjo mungesë bilanci mund të përballohet, sepse Kina ka dëshirën të importojë më shumë produkte ushqimore bullgare, ndër të cilat është dhe kosi i famshëm bullgar, mishi i pulës, vezët, foragjeri, frutat dhe perimet e përpunuara. Një interes i madh ishte shfaqur dhe ndaj dy mallrave tona tradicionale të eksportit – vera dhe vaji i trëndafilit. Në këtë fushë u shpreh dëshirë edhe për ndërtimin e ndërmarrjeve të përbashkëta. Po diskutohet dhe bashkëpunimi në rritjen e dy kulturave më të përhapura në Kinë – orizi dhe krimbat e mëndafshit.

Tani për tani ekziston një pengesë formale për shkëmbimin më të përforcuar të mallrave bujqësore midis Bullgarisë dhe Kinës dhe ajo fshihet në sistemin e ndryshëm për kontroll fitosanitar dhe veterinar në dy shtetet. Pritet një shkëmbim intensiv përvoje në këtë fushë, e cila të çojë deri në nënshkrimin e një protokolli të dyanshëm afatshkurtër për shkëmbim tregtar mallrash midis Bullgarisë dhe Kinës në këtë fushë.

Këtë vjeshtë Kina bëri investimin e saj të parë shtetëror në sektorin bujqësor të Bullgarisë, investim ky i cili është i pari për Bashkimin Evropian. Kompania shtetërore kineze Tianjin Agribusiness Company investoi 10 milionë euro për dhënien me arendë të 2000 hektarësh tokë në Bullgarinë Veriperëndimore. Atje do të rritet misër, jonxhë dhe luledielli, kurse prodhimi do të eksportohet në Kinë. E bukura është se ky investim është në krahinën më të varfër të BE-së – në fshatin Bojnica të rrethit të Vidinit, nënvizoi ministri bullgar i bujqësisë dhe ushqimeve Mirosllav Najdenov, duke shprehur shpresën se ajo do të gjallërojë ekonominë në këtë krahinë të mrekullueshme. Kjo është etapa e parë e planeve kineze për regjionin. Tianjin Agribusiness Company ka për qëllim të investojë akoma 20 milionë euro në rritjen e bimëve, si dhe mjete suplementare për zhvillimin e blegtorisë.

Të dyja palat kanë një interes të përbashkët edhe nga bashkëpunimi i akademive të tyre bujqësore. Pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje bazë për këmbim shkencor përvoje në fushën e bimësisë dhe blegtorisë. U diskutua dhe mundësia për këmbim shkencëtarësh të rinj midis dy shteteve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria i plotëson kriteret për anëtarësim në Eurozonë

Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni nga qershori deri në nëntor është nën 3%, që është kërkesa për..

botuar më 25-01-07 9.18.PD

Një apartament 100 metra katorë në Bullgari kushton 199 paga mesatare

Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..

botuar më 25-01-06 10.19.PD

2025-ta parashikon mbijetesë të vështirë për biznesin mes paqëndrueshmërisë politike dhe sfidave të politikës së jashtme

Diskutimi dhe votimi i ligjit më të rëndësishëm financiar në vend, pikërisht “Buxheti 2025”, u shty në Kuvend për vitin 2025. "Nëse nuk kemi një buxhet të miratuar deri më 19 janar, atëherë gjithçka do të ndalet në shtet. Edhe shkollat, edhe spitalet, edhe..

botuar më 25-01-04 11.15.PD