Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mundësi të reja pune për bullgarët jashtë shtetit

Që nga viti 2012 qytetarët bullgarë tanimë kanë mundësia më të mëdha për punë jashtë shtetit, pasi qeveria gjermane miratoi lehtësime të konsiderueshme për ta në tregun e punës. Në këtë mënyrë aty, ku ka mangësi të krahut të punës dhe vendet nuk janë të zëna nga qytetarët vendas, mund të merren në punë qytetarë bullgarë. Aktualisht 10 shtete evropiane akoma e kufizojnë praninë e punonjësve bullgarë në tregjet e veta të punës. Këto janë Italia, Holanda, Francë, Britania e Madhe, Irlanda, Malta, Luksemburg, Austria, Belgjika dhe deri diku Gjermania. Në kuadrin e periudhës kalimtare 7 vjeçare shtetet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të zgjidhin plotësisht praninë në tregjet e punës për qytetarë të Bullgarisë.

“Lehtësimi i pranisë deri në tregun e punës të Gjermanisë nuk do të thotë se ata kanë përfunduar aplikimin e periudhës kalimtare, shpjegon Vlladimir Kallçev, shef i degës “Lëvizje e lirë të punonjësve, migracion dhe integrim” në Ministrinë e punës dhe të politikës sociale. – Aty thjesht kanë aplikuar lehtësime për punonjësit bullgarë, po kështu dhe për rumunët, sa i përket pranisë deri në tregun e punës vetëm për kategori të caktuar punonjësish, kurse nuk kanë hapur tregun e vet të punës. Në ndryshim nga 16 shtetet të tjera, të cilat nuk aplikojnë kufizime. Gjermania ka dhënë shpjegim për këtë përpara Komisionit Evropian, ku janë theksuar dy faktorë bazë. Fillimisht, papunësia e rritur dhe stagnacioni ekonomik, me qenë se kanë një vëllim fare të vogël ekonomik të Produktit të Brendshëm Bruto – rreth 1% për vit. Kjo është nga njëra anë. Nga ana tjetër është tendenca për zhvillimin e ekonomisë për periudhën e ardhshme. Për shkak të kësaj aty ruhen kërkesat e periudhës së mëparshme për punonjësit bullgarë. Por, nga ana tjetër, duhet vlerësuar mbivlerën, e cila futet nga pjesëmarrja e punonjësve tani në ekonominë e tyre, aty kanë lehtësuar praninë dhe praktikisht kanë zhdukur kufizimin për prani deri në tregun e punës për kategori të caktuara. Këta janë specialistë më arsim të lartë, për ta nuk kërkohet leje për punë dhe ata lirisht mund të fillojnë punë në Gjermani, mjaft që të gjejnë një punëdhënës vendas. Përveç kësaj aty mund të punojnë dhe ata, të cilët e fillojnë arsimin e vet profesional në Gjermani, dhe po kështu dhe punonjësit sezonal.”

Vlladimir Kallçev sqaron akoma se, mund të punohet në mënyrë të ndryshme në territorin e një shteti tjetër. Për shembull, në qoftë se një qytetar bullgar është marrë në punë nga një punëdhënës vendas. Atëherë, në qoftë se vihet në përdorim periudha kalimtare, është e domosdoshme leje për punë, e cila kërkohet nga punëdhënësi vendas. Por kur qytetari bullgar ose firma bullgare zhvillon veprimtari në territorin e këtij shteti për dhënien e shërbimit, siç janë për shembull punimet ndërtimore, atëherë leje për punë nuk është e domosdoshme. Kufizim për ofrimin e shërbimeve dhe domosdoshmëri nga leje për punë ka vetëm në Austri dhe Gjermani, dhe kjo në sektorë si ndërtimi, spastrimi i godinave dhe një dekorim i brendshëm. Sa u përket shteteve të tjera nuk ka kufizim për sferën e shërbimeve. Qytetarë bullgarë mund të punojnë pa leje, për shembull në Britaninë e Madhe si persona më vete – vetë i gjejnë vetes punë dhe ofrojnë shërbime.

Mundësitë e rritura për punë të bullgarëve jashtë shtetit ndikojnë shpesh negativisht mbi tregun bullgar të punës. Për shkak të largimit së specialistëve me kualifikim të lartë jashtë vendit mjaft sfera të ekonomisë fillojnë të vuajnë nga mungesa e kuadrove. “Në qoftë se ndiqni zhvillimin e tregut të punës, do të shikoni një fakt shumë interesant. Që të mund t’i mbajnë specialistët, të cilët kërkohen, punëdhënësit bullgarë ofrojnë pagesa shumë më të mëdha, shpjegon Vlladimir Kallçevi. – Për shembull për specialistë në fushën e informatikës, të financave, propozohen pagesa të cilat mund të barazohen me këto, të cilat i marrin kolegët e tyre në shtete me ekonomi të zhvilluara. Në Bullgari në pozita të tilla ka qytetarë të emëruar nga shtetet e tjera – Çekia, Sllovakia, Sllovenia, Britania e Madhe. Ata punojnë në Bullgari dhe marrin rroga, e cila është adekuate me atë të cilën do ta merrnin në shtetin e vet. Por për ta, kjo është një sfidë, një punë interesante dhe ata janë dakord të punojnë në Bullgari, por të marrin pagesën përkatëse. Dhe punëdhënësi duhet t’i japë llogari vetes-të japë para, që të mbaj një punonjës, ose do ta humbasë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ambasadorja e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës Popullore të Kinës në Bullgari, Shkëlqesia e Saj Dai Cinli

Shkëlqesia e Saj Daj Cinli: Bullgaria dhe Kina kanë bashkëpunim praktik të cilin shpresojmë ta thellojmë

Bullgaria dhe Kina vendosën marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën 75 vjet më parë - në vitin 1949. Një vit më vonë, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Popullore e Kinës shkëmbyen ambasadorë dhe marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në një..

botuar më 24-09-12 12.58.MD

Banka Kombëtare Bullgare shtrëngon kriteret për dhënien e kredive për banesa

Nga 1 tetori, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) shtrëngon kriteret për bankat për dhënien e kredive për banesa. Vendimi i Bankës Qendrore vjen pas një analize që tregon rritje të ndjeshme të kredive në segment dhe përshpejtimin e saj në tremujorin e dytë..

botuar më 24-09-11 6.02.MD
Михаил Кръстев

Sipas ekonomistit Mihaill Krëstev me mbi 3 miliard leva deficit buxhetor gjendja keqësohet

Deficiti buxhetor i kalon 3 miliardë leva dhe situata vazhdon të përkeqësohet, tha për BNR ekonomisti Mihaill Krëstev. “Megjithatë, kjo nuk është prerogativë e politikanëve në krizën politike në të cilën ndodhemi – ata nuk flasin për financa,..

botuar më 24-09-06 10.39.PD