Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një sukses i madh për tenisin bullgar

Cvetana Pironkova dhe Grigor Dimitrov mundën skuadrën e Danimarkës me rezultat 2:1
Foto: EPA/BGNES
“Hopman Cup” është turne për skuadra të përziera të Federatës ndërkombëtare në tenis, që po realizohet në Përt të Australisë. Marrin pjesë 8 skuadra të përbëra prej një mashkull dhe një femër. Skuadrat nga kombësitë e ndryshme janë të shpërndara në 2 grupe nga 4 skuadra në fazën paraprake në bazë të skemës “secili kundër secilit”. Për finalet klasifikohet nga një skuadër për grup.

Në turneun e sivjetshëm ishte ftuar edhe skuadra bullgare në përbërje të tenistëve të rinj Cvetana Pironkova dhe Grigor Dimitrov. Ky është një sukses i madh për tenisin bullgar, duke pasur parasysh se në Përt marrin pjesë përfaqësues të “tenis kombeve” të mëdha si ShBA-ja, Australia, Çekia, Spanja, Franca dhe tenist nga rangu i Karolina Vozhnjackit dhe Petra Kvitova, përkatësisht numër 1 dhe 2 në ranglistën botërore. Fati caktoi mes tyre Bullgaria të bjerr në grup bashkërisht me ShBA-në, Çekinë dhe Danimarkën. Me një fjalë Cveti Pironkova duhej të luajë pikërisht kundër Kvitovës dhe Vozhnjackit. Në të dyja ndeshjet bullgarja tregoi tenis me të vërtetë në një nivel botëror dhe i shqetësoi maksimalisht kundërshtaret e veta, por nuk mundo të fitojë “topa të rëndësishëm”, siç thuhet në tenis gjuhën. Që të dyja takimet Pironkova humbi në 3 nga setet, që do të thotë se ka humbur me nder. Në ndeshjet e meshkujve Grigor Dimitrov ishte në nivelin, që pritet prej tij si një talent i ri i njohur përgjithësisht dhe shpresë në tenisin botëror. Kjo u duk dhe në ndeshjen kundër Tomas Berdih , nga i cili Grigori me të vërtetë humbi, por çeku pas kësaj pohoj se, i ka qenë mjaft vështirë dhe se gjatë këtij viti ai që takon Grigorin duhet të ketë “një në mend”, sepse bullgari mund të befasojë çdo një kundërshtarë, pavarësisht nga rangu i tij. Në takimin tjetër kundër danezit Frederik Nillsen, Dimitrovi morri atë që i përket relativisht lehtë dhe barazoi rezultatin kundër Danimarkës. Në takimin vendimtar në dyshe Grigor Dimitrov dhe Cveti Pironkova në një stil të shkëlqyer mbizotëruan në pjesën e tretë, ku në tajbrekun e gjatë arritën një rezultat të madh prej 10:1 pikë, që në gjuhën e tenisit do të thotë “hapje”. Duke pasur parasysh se të dy fituan dyshet dhe kundër çekëve Kvitova dhe Berdih, mund të pohohet se, për Olimpiadën në Londër kemi një tandem perfekt. “Dhe përse jo!”, brohoriti në lidhje me këtë Cveti Pironkova. Por deri atëherë ka akoma kohë. Tani do të realizohet ndeshja e fundit kundër Amerikës në “Hopman Cup”, të cilët në fakt si favorit për titullin humbën shans për të, duke rënë dhe nga Çekia, dhe nga Danimarka. Por Bullgaria ka shansin të bëhet e para në këtë grup, por me dy kushte: në qoftë se mund Amerikën me Betani Matek Sands dhe Mardi Fish, kurse Çekia humbet ndeshjen kundër Danimarkës. Pirinkova ka fitore mbi amerikanen, kurse Grigor Dimitrov ka fitore mbi tenist nga rangu i Mardi Fishit. E gjithë kjo është mjaft e kushtëzuar, por çfarëdo që të ndodh, dy përfaqësuesit bullgar bënë kështu që Bullgaria nga e konsideruar paraprakisht si autsajder, me fitoren mbi Danimarkën u kthye pothuajse në pretendente të paktën për të marrë pjesë në finalin për “Hopman Cup” në rastin kundër Francës. Duhet, kuptohet edhe pak “fat sportiv” ose kësmet. Në tenis këto po kështu janë me rëndësi. Të tjerat i kemi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Radosllav Dikov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një majë në malin Rilla tani mban emrin e alpinistit Ljudmill Jankov

Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..

botuar më 25-02-06 6.55.PD
Iva Ereminova

Shtatë medalje për Bullgarinë nga turneu i zhytjes në Holandë

Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov zuri vendin e parë tek meshkujt në zhytjen nga një platformë, me gjithsej 35 415 pikë. Së bashku me..

botuar më 25-02-02 5.02.MD
Stefan Botev (majtas) dhe Deljan Peevski

Deljan Peevski premtoi shpëtim për peshëngritësit bullgarë

Pasi u bë e qartë se Federata Bullgare e Peshëngritjes kërcënohej me falimentim për shkak të gjendjes së rëndë financiare, lideri i DPS-Fillimi i Ri Deljan Peevski u takua me kryetarin e federatës Stefan Botev dhe u angazhua për zgjidhjen e problemit. Falë..

botuar më 25-01-29 5.44.MD