© Foto: BGNES
Përveç se gatuajnë ushqime të balancuara dhe të shumëllojshme, këtë ditë fëmijët marrin pjesë në gara më të ndryshme – si kërcim me litar për shembull etj. Sipas fjalëve të prof. Bozhidar Popov, kryetar i Shoqatës bullgare për ushqimin dhe dietat, problemi i fëmijëve bashkëkohorë është se ata lëvizin shumë pak.
Në Kongresin e fundit evropian të ushqimit theksi u vu pikërisht mbi rritjen e aktivitetit motorik të fëmijëve. Në qoftë se një fëmijë ushqehet në mënyrë të shëndetshme, por nuk lëviz mjaftë, ai do të shtojë në peshë. Shoqata jonë bashkëpunon shumë mirë me prodhuesit e ushqimeve. Ata i marrin parasysh këshillat tona dhe tashmë filluan të prodhojnë të ashtuquajturat “ushqime funksionale”, të cilat janë të dobishme për shëndetin. Këta prodhues ofrojnë një produkt me më pak sheqer dhe yndyra, pa humbur ai shijen e vet. Kështu fëmijët do të vazhdojnë ta hanë, por ky produkt do të ketë më pak kalori dhe do të jetë më i dobishëm për shëndetin.
Një problem tjetër, sipas dietologëve, është reklamimi i ushqimeve me energji të lartë, të cilat nuk janë të dobishme për shëndetin. Fëmijët i kërkojnë vetë këto produkte dhe në qoftë se nuk i gjejnë në bufenë e shkollës, i blejnë nga dyqanet afër shkollave. Prandaj është shumë i rëndësishëm informimi i mirë i vogëlushëve.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fillimi i shekullit të XXI-të doli të ishte një pikë kthese për Aksinija Ivanovën dhe Ivan Cankovin - fati i çoi në Argjentinën e largët dhe ekzotike, dhe ajo u bë shtëpia e tyre e dytë. Atëherë ata as nuk e imagjinonin se një ditë do të njiheshin si..
Bashkimi Evropian mund të luajë një rol kyç në rindërtimin e Lindjes së Mesme pas përfundimit të konfliktit, i cili u përshkallëzua saktësisht një vit pas sulmit të Hamasit në Izrael, në të cilin mijëra u vranë dhe qindra u morën peng nga..
Më 22 dhe 23 shtator, bullgarët, kryesisht nga Italia Veriore, u mblodhën në qytetin e bukur italian Brunate mbi liqenin e Komos, në sfondin e Alpeve madhështore dhe pamjen e të gjithë luginës së Lombardisë. Për dy ditë me rradhë ata nderuan jo vetëm..