Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vizita e parë e presidentit Plevneliev në Bruksel ripohoi pozitën e Bullgarisë në Evropë dhe NATO

Presidenti i ri bullgar Rosen Plevneliev u prit në Bruksel nga kryetari i KE-së Zhoze Manuel Barozu.
Foto: BGNES
Katër ditë pas hyrjes në detyrë, presidenti i ri i Bullgarisë Rosen Plevneliev vizitoi Brukselin dhe bisedoi me udhëheqës të lartë të NATO-s dhe të BE-së. Siç vetë presidenti vuri në dukje, vizita ka për qëllim të tregojë se edhe gjatë mandatit të këtij presidenti Bullgaria do të vazhdojë ta ndjekë orientimin e saj evropian dhe euroatlantik.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmunsen komentoi se vizita e Rosen Plevnelievit ka treguar angazhimin e madh të Bullgarisë ndaj Paktit dhe se Pakti do të mund të shpresojë te vendi edhe në të ardhmen. Një vlerësim analogjik dha dhe kryetari i Komisionit Parlamentar Zhoze Barozu, sipas të cilit vizita në Bruksel, e zhvilluar kaq shpejt pas hyrjes së presidentit të ri në detyrë, është një gjest, i cili tregon lidhjen e fortë midis Bullgarisë dhe BE-së dhe vlerat e tyre të përbashkëta. Edhe sekretari i përgjithshëm Rasmunsen e konsideron Bullgarinë si një anëtare shumë të rëndësishme të Aleancës, si mbrojtëse të sigurisë në Evropën Juglindore dhe i dha një vlerësim shumë të lartë pjesëmarrjes së forcave bullgare në Afganistan, Kosovë dhe Libi.

Në bisedimin me kryetarin e Komisionit Evropian Zhoze Barozu Rosen Plevneliev nënvizoi se do të jetë një president pragmatik dhe e ripohoi këtë që gjatë takimeve të tij të para në Ballkan, duke shtruar një çështje me rëndësi të madhe për Bullgarinë. Jo vetëm gjatë bisedimit të tij me Zhoze Barozu, por edhe në takimin me kryetarin e Këshillit Evropian Herman van Rompoj, presidenti shtroi çështjen për aderimin e vendit tonë në Shengen dhe shkaktoi një përkrahje kategorike për këtë kauzë. Barozu deklaroi kategorikisht se Bullgaria duhet të vlerësohet objektivisht për Shengenin, se vlerësimi duhet të jetë pozitiv dhe nuk duhet të varet nga përfundimet e raportit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit në fushën e drejtësisë dhe të rendit publik. Nga ana e vet Rompoj siguroi se do ta shtrojë këtë çështje gjatë vizitës së tij në Holandë, e cila bllokoi aderimin e Bullgarisë në Shengen dhe përsëri do ta përfshijë në rendin e ditës të Këshillit të BE-së gjatë muajit mars, në qoftë se deri atëherë nuk arrihet marrëveshje.

Vizita e parë e presidentit të ri bullgar përtej kufirit tregoi se paraqitja e tij në skenën ndërkombëtare ka shkaktuar vëmendje dhe interes. Ai u prit në nivelin më të lartë në NATO, në Komisionin Evropian dhe në Parlamentin Evropian. Kjo vizitë, plot bisedime, ripohoi se kreu i ri i shtetit bullgar ka për qëllim të ketë një prani aktive në politikën ndërkombëtare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi pretendon se Bullgaria nuk ka një projekt për lidhje hekurudhore përgjatë Korridorit nr.8 Ndërtimi i linjës hekurudhore nga Kriva Pal в anka deri në Bullgari përgjatë Korridorit nr. 8 mund të humbasë financimin nga BE-ja për shkak..

botuar më 24-06-28 2.45.MD
Presidenti Rumen Radev

Klasa politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka frikë të njohë ekzistencën e fjalës "bullgar" atje

Kreu i shtetit Rumen Radev bëri thirrje për veprime konkrete të menjëhershme nga qeveria bullgare dhe institucionet evropiane për respektimin e parimeve evropiane për zgjerimin e Bashkimit Evropian. “Qeveria e re në shtetin tonë fqinj ka treguar..

botuar më 24-06-26 8.09.MD
Doc. Dr. Spas Tashev

Integrimi evropian nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të qeverisë së sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut

Festa e Frymës së Shenjtë në Bullgari shënohet edhe si Dita e Maqedonisë. Tradita filloi pas Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903, pasi fillimisht ishte Dita e Luftës për Maqedoninë dhe Edrenenë, dhe pas Luftës së Parë Botërore u bë "Dita e..

botuar më 24-06-24 4.03.MD