Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi fshatar në Ilinden

Foto: Allbena Bezovska

Njeriu mezi mund të përfytyrojë çfarë mrekulli fshehin gjinjtë e trevës bullgare, përderisa ndonjë ditë nuk do të ngatërrojë rrugën. Pothuajse çdo largim nga magjistralet e mëdha automobilistike, ofron pamje të papërsëritshme të natyrës bullgare. Një zbulim i vërtetë njeriu mund të bëjë kur ndërron rrugën deri në pikën kufitare “Ilinden” në Bullgarinë Jugperëndimore. Ilinden është edhe emri i fshatit, që shtrihet disa kilometra larg autostradës. Ky vendbanim është relativisht i vogël. Shtëpitë e tij janë të shpërndara mbi shpatat veriore të malit Rogaç. Distanca deri në qytetin Goce Dellçev është 18 kilometra. Në afërsi ka një pushimore me burime minerale. Mirëpo, kryesorja është natyra e pastër dhe klima e butë malore, ndikuar nga Mesdheu.

Mirëpo, vetëm në shikim të parë ky vend duket i shkëputur nga bota. Në erën e teknologjive të larta këtu ka edhe kanale televizive të satelitit dhe internet. Banorët vendas kanë dëshirë të shndërrojnë këtë vis në një objekt tërheqës turistik. Një premisë për këtë janë produktet e pastra ekologjike, që prodhohen në fshat. Ndaj kësaj shtohen edhe pamjet e papërsëritshme, natyra e egër, historia e pasur. Të gjitha ato fenomene tërheqin gjithnjë e më shumë adhurues të turizmit fshatar. Çdo familje në fshatin Ilinden mban mend rrënjët farefisnore. Lidhjet gjaku ngandonjëherë çojnë në vende të largëta. Një herë për vit të rinjtë dhe të moshuarit nga të gjitha familjet kanë traditë të mblidhen. Kjo është 15 gushti – festa e kishës “Shën Hyjlindësja”. Prej shekujsh 15 gushti, Dita e Fjetjes së Hyjlindëses, në këtë vendbanim konsiderohet ditë e takimit farefisnor.

Dikur në Libjahovo, ky është emri i vjetër i fshatit Ilinden, jetuan më se 1900 veta. Në vitin 1891 gjeografi, historian dhe politik bullgar Vasill Kënçev e vizitoi këtë vendbanim dhe e përshkroi ashtu: Pamja, që hapet nga Libjahovo është e papërsëritshme. Ky vendbanim shtrihet gjatë rrjedhjes së një përrua – degë e lumit Burovica. Afro 300 janë shtëpitë dhe ato janë vetëm bullgare. Që nga viti 1870 aty ka edhe një shkollë bullgare. Mbi Libjahovo ngre shtat një majë, nga e cila drejt poshtë hapet një pamje te luadhet dhe arat e përpunuara nga fshatarët punëdhënës.

Në Libjahovo, ose Ilinden, dhe në disa fshatra përreth jetojnë fiset më të vjetra bullgare. Ndër familjet më të njohura është Sarafovi, familja nga e cila e ka prejardhjen artisti i madh bullgar Krëstju Sarafov. Vëllai i tij Petër Sarafov ishte njeri nga arkitektët e Sofjes në vitet 20-të dhe 30-të të shekullit XX. Si një dhuratë e vendlindjes, arkitekti Sarafov bëri një plan urban të fshatit. Në rajonin e fshatit Ilinden ka dhe gërmime arkeologjike. Sipas arkeologëve të Akademisë Bullgare të Shkencave ky rajon ishte populluar që në vitin 5000 para Krishtit. Ky informacion nuk mund të habitë asnjeri nga banorët vendas. Sipas legjendave, në rajonin Gradishte kishte një qytet i fortifikuar. Që këtu romakët kontrolluan karvanët e qiraxhinjve, që udhëtuan nga trojet e Greqisë së sotme te trevat bullgare.

Gjatë sundimit osman Libjahovo luante rolin e qendrës së rrethit. Kisha që u ndërtua në vitin 1830 funksionon edhe më sot. Godina e saj ngre shtat mbi një kodrinë, nga e cila hapet një pamje e mrekullueshme. Njerëzit këtu janë mikpritës dhe zemërgjerë. Ata vet prodhojnë qumështin, djathin, kaçkavallin sipas recetave të vjetra familjare. Për çdo banor i fshatit Ilinden është një nder i veçantë të pretë mysafirë në shtëpinë e vet.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Allbena Bezovska

По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Liqeni Shiroka Poljana (Livadhi i Gjerë)

Batak është shumë më tepër se një qytet i bukur në Rodope me një histori dramatike dhe peizazhe piktoreske

Për ne, bullgarët, Bataku është një qytet i shenjtë! Edhe sot e kësaj dite, atje ndihet jehona e ngjarjeve tragjike që lidhen me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, kur shumica e banorëve të pafajshëm të qytezës në malin e Rodopeve u vranë..

botuar më 24-07-21 10.20.PD

Maja Stançov Kamëk është një xhevahir në kurorën e Rodopeve Perëndimore - një eko-shteg i ri në bashkinë Llëki

Bashkia Llëki e Rodopeve po punon për ndërtimin e një eko-shtegu të ri që do të çojë drejt majës emblematike Stançov Kamëk, mësojmë nga faqja e internetit bgtourism.bg. Maja është 1299 m e lartë dhe fjalë për fjalë qëndron mbi qytetin Llëki. Tani pjesa..

botuar më 24-07-14 8.40.PD

#Buzlluxha: simboli komunist bullgar është bërë i famshëm në Instagram

Monumenti i braktisur në majën Buzlluxha është bërë i famshëm në Instagram, duke zënë vendin e 10-të në renditjen e ndërtesave të braktisura më të vizituara në botë. Të dhënat e kompanisë së sigurimeve Alan Boswell Group, e specializuar në..

botuar më 24-07-13 9.30.PD