Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Lufta e heshtur e gazit” kundër varësisë së Bashkimit Evropian nga Rusia

Foto: BGNES
“Ethi i gazit” pushtoi Evropën me shpresën se, mund t’i vihet fund varësisë nga lënda blu ruse. Kohët e fundit gjithnjë e më shpesh flitet për depo të mëdha botërore nga llojet alternative të gazit, të cilat janë 6 herë më shumë nga lënda tradicionale. Kështu kurthi energjetik i investuesit bazë të gazit për Bashkimin Evropian – monopolisti rus “Gazprom” është në rrugë të dobësohet. Derisa Evropa kërkon variante për shpëtimin e vet nga varësia e lëndës blu ruse përmes studimeve të gazit shist, shtimi i efikasitetit energjetik dhe një sërë ndryshimesh ligjore në politikën e vet energjetike në “frontin lindor” po kështu zhvillohet “një luftë e heshtur”. “Perandoria i përgjigjet goditjes”, ku personalisht Putini dha urdhër që ndërtimi i gazsjellësit “Rryma Jugore” të startojë akoma gjatë këtij viti. Qëllimi është të kalohet hyrja në fuqi të së ashtuquajturit Paket të tretë energjetik të Bashkimit Evropian. Ai imponon rregulla antimonopoliste, të cilët kufizojnë pjesën e kontrollit mbi pronësinë dhe transportin e lëndës blu nëpërmjet rrjetit transportues të gazit dhe depot e gazit në vendet e bashkësisë. “Kthimi i xhedajeve” akoma është në rend të ditës. Sepse së shpejti duhet të merret vendimi përfundimtar për itinerarin e gazit kaspik drejt Evropës nëpër korridorin jugor të gazit, në të cilin hyjnë disa projekte të mëdha.

Për vizitë në Sofje gjatë këtyre ditëve mbërriti komisari amerikan mbi çështjet e energjetikës për Eurazinë Riçart Morningstar. Në Sofje ai u takua me eshalonin e lartë të pushtetit – president, kryeministër, ministrat e punëve të jashtme, të ekonomisë dhe energjetikës. Temat bazë të bisedave ishte pavarësia energjetike e Bullgarisë dhe diversifikimi i furnizimeve energjetike. Në botën moderne energjetika është një pjesë nga siguria kombëtare e çdo një vendi, tha përpara gazetarëve Tihomir Stojçev, këshilltar i presidentit mbi çështjet politike, pas takimit të Morningstarit me presidentin Plevneliev.
Politika bullgare në fushën e energjetikës bazohet mbi disa parime – siguria energjetike, efikasiteti energjetik, liberalizimi, transparenca, diversifikimi energjetik – komentoi Stojçev. Këto parime përkrahen dhe nga partnerët tanë amerikanë. Mesazhi bazë nga ky takim është domosdoshmëria nga pavarësi energjetike në Bullgari, mënyrat mbi të cilat ajo mund të arrihet dhe vullneti politik për realizim.

Riçard Morningstar Riçard Morningstar nga ana e vet deklaroi: Çështjet kyçe në bisedimet tona ishin domosdoshmëria për Bullgarinë të ketë një transparencë të plotë dhe diversifikim në sektorin energjetik. Diversifikimi energjetik përfshin si energjetikën bërthamore ashtu dhe furnizimet e gazit dhe arritjen e diversifikimit sa u përket burimeve energjetike. Kjo do të bëhet dhe me zhvillimin e Burimeve ripërtëritëse energjetike dhe burime të tjera alternative të energjisë.

Temat kryesore të bisedimeve me kryeministrin Bojko Borisov dhe me ministrin e jashtëm Nikollaj Mlladenov ishin lidhjet midis sistemeve me Turqinë dhe Greqinë, perspektivat përpara korridorit jugor të gazit dhe siguria energjetike e Bullgarisë. Kryeministri ka informuar diplomatin amerikan, se veprimet e përbashkëta të Bullgarisë me Turqinë, Greqinë dhe Rumaninë për ndërtimin e tubacioneve midis vendeve fqinje janë në një fazë të përparuar, duke u pritur që ndërtimi të fillojë akoma gjatë këtij viti.

Zhvillimi i korridorit jugor të gazit po kështu ishte një moment kyç në bisedimet e diplomatit amerikan me ministrin bullgar të ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov. Ky projekt shikohet si faktor për diversifikim të furnizimeve energjetike për Bullgarinë dhe Bashkimin Evropian. Sepse me realizimin e korridorit jugor të gazit vendi ynë do të lidhë në mënyrë të drejtpërdrejtë konsumatorët evropianë me shtresat më të mëdha të gazit në botë nga Pellgu Kaspik dhe të Lindjes së Mesme. Detyra unë është ta sjellim gazin kaspik mundësisht sa më shpejt dhe në mënyrë sa më të lirë në Bullgari, përgjithësoi ministri Trajkov. Një ditë pas kësaj ai bisedoi mbi projektet nga korridori jugor të gazit në Paris dhe me sekretarin mbi tregtinë pranë Ministrisë së financave të Britanisë së Madhe Xhejms Sasun. Punojmë mbi disa ide njëkohësisht për furnizim të gazit, komentoi rezultatin nga takimi në Francë ministri Trajkov. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, ndërtimi i korridorit jugor të gazit mund të fillojë relativisht shpejt. Një pjesë e rëndësishme prej tij janë lidhjet e gazit Bullgar-Turqi dhe Bullgari-Greqi. Kjo do të jetë dhe pjesa e parë e ndërtuar e infrastrukturës nga korridori jugor i gazit. Qëllimi është që deri në vitin 2020 të mos ketë furnizues të gazit blu, i cili të mbajë më shumë se 50% nga tregu i gazit në Bullgari. Kurse ndërtimi i korridorit jugor të gazit do të sigurojë furnizim të lëndës blu në kuadrin e 10-20% nga nevojat e Evropës gjatë vitit 2020.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria mbuloi standardin e Eurozonës për inflacionin në vitin 2024

Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..

botuar më 25-01-16 5.45.PD
Dimitër Gllavçev

Brenda ditëve do të përmbushim kriterin e katërt për Eurozonën – stabilitetin e çmimeve

Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, "Eurozona është në pragun tonë". Këtë koment ai e bëri në fillim të mbledhjes së..

botuar më 25-01-08 4.27.MD

Anëtarësimi në Eurozonë sjell pluse për biznesin dhe ekonominë bullgare

Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në sferën e shërbimeve rritja do të arrijë në 8,4%. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se nëse merren si bazë..

botuar më 25-01-08 1.03.MD