Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të bjerë çmimi i kredive bankare në Bullgari?

A do të bien interesat mbi kreditë bankare në Bullgari, që të bëhen ato më të pranishme për qytetarët dhe biznesin? A ka kartelë bankare ose një indeks të fshehur, i cili ngre çmimin e kredisë për llogari të klientëve? Përse konsumatorët ndihen të mashtruar kur kreditë e tyre shtrenjtohen, pa u lajmëruar ata?

Një valë me ankesa kundër bankave dhe ngritjes së interesave i vërshon institucionet përgjegjëse gjatë muajve të fundit. Arrihet deri në paradoksin që shteti, biznesi dhe qytetarët t’u shpallin luftë bankave. Kurse ato nga ana e vet heshtin dhe nuk e komentojnë temën. Disa bankierë anonimë e përcaktuan këtë luftë si “kthim drejt socializmit”. Kurse të tjerë i quajtën sulmet kundër tyre –  “politike”.

Në konflikt u përfshi edhe institucioni presidencial. Ekonomia është në bazën e çdo gjëje. Interesat vështirë mund të pakësohen me masa administrative – ulja e tyre varet nga ekonomia, komentoi përpara gazetarëve presidenti Rosen Plevneliev. Bankat bullgare janë konkurrente dhe stabile, shton ai, duke shprehur pozitën e institucionit presidencial, se një transparencë më e madhe do të thotë një mbrojtje të interesave të njerëzve. Të gjitha idetë, sipas presidentit, kanë nevojë për një debat shoqëror. Drejtori i Bankës Popullore Bullgare, z. Ivan Iskrov u përfshi mbi temën e shqyrtuar duke saktësuar se, Banka qendrore nuk i përcakton përqindjet nga 1 korriku i vitit 1997. Sepse klasa politike vendosi që Banka Popullore Bullgare duhet të ndjek stabilitetin e valutës kombëtare – vuri në dukje ai.

Kryeministri Bojko Borisov dhe ministri i financave Simeon Djankov u takuan me Asociacionin e bankave në Bullgari. Gjendja e sektorit dhe idetë e Ministrisë së financave për ndryshime ligjore në sferën bankare ishte tema e bisedimeve me bankierët. Gjatë javës së kaluar ministri financiar propozoi ndryshime në formimin e interesit mbi kreditë për banesa dhe kreditë për konsumatorët, si dhe rënien e disa nga taksave për klientët. Shkaku për ndryshimet është pakënaqësia e konsumatorëve dhe paqartësia rreth çmimit të kredisë. Ekspertë nga ministria kanë përpunuar pako me 3 masa, të cilat do të sigurojnë një parashikim më të madh të çmimeve, të cilat njerëzit i paguajnë gjatë tërheqjes së kredive nga bankat. Aktualisht çdo një bankë vetë vendos se mbi çfarë metodologjie të llogarisë përqindjet e interesave mbi kreditë, të cilët shpesh ndryshojnë në lëvizje, argumentohet ministri Djankov. Njerëzit vështirë orientohen në kushtet, germat e vogla në fund të marrëveshjes dhe terminologjitë e koklavitura. Ndryshimet parashikojnë që interesi mbi huat të përcaktohen mbi bazën e përqindjes bazë të interesit EURIBOR (për Eurozonën) ose SIFIBOR (për tregun bullgar ndërbankar), plus përqindjen e bankës përkatëse. Kështu ekonomitë shtëpiake dhe biznesi do të mund t’i krahasojnë ofertat e bankave të ndryshme dhe të zgjedhin kushtet më të leverdishme. Në fakt, të tilla janë rregullat në pjesën më të madhe të vendeve evropiane, mbrojti ndryshimet e propozuara ministri i financave.

Top-bankierët dolën me argumentet, se shtesa e riskut për trezorët bullgarë është shumë më e lartë, sesa për bankat evropianoperëndimore. Disa analizatorë ekonomikë komentuan se, masa të ngjashme administrative do të kenë një efekt të kundërt, me fjalë të tjera interesat do të shtohen me 2-3 pikë. Përveç kësaj, në një treg konkurrent ndërhyrja e shtetit nuk është i dëshiruar. Aplikimi i indekseve të detyrueshme nuk do t’i ul përqindjet, vetëm do t’i bëjë më transparente, komentojnë analizuesit financiarë. Ata kanë frikë se, një ecuri e ngjashme mund të dalë e shtrenjtë si për bankat, ashtu dhe për shoqërinë. Por finalistët nuk mohojnë se, bankat favorizohen dhe krijojnë probleme jo vetëm për ekonomitë shtëpiake, por dhe për ekonominë e shtetit me kreditë e veta të shtrenjta.

Të thënën më lartë do ta ilustrojmë me fakte. Sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare për vitin 2011, 17 nga të gjitha 31 bankat te ne drejtojnë aktive për mbi 1 miliardë leva (rreth gjysmë miliardë euro). Nga taksat dhe komisionet trezorët bullgarë kanë shtuar fitimin e vet gjatë vitit të kaluar, ku shuma e përgjithshme del në 875 milionë leva ose 440 milionë euro.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD