
Shkencëtarë bullgarë nga Instituti i kulturave perimore “Marica” në Plovdiv krijuan një lloj unikal domatesh, të cilët përmbajnë dy herë më shumë vitaminë C dhe antioksidantë nga standardet. Përveç kësaj, ky lloj mund të konkurrojë karotën për nga përmbajtja e karotinës. Lloji quhet „ Pllovdivska karotina”. Domatet janë mesatarisht të mëdha, rreth 70-80 gramë, të rrumbullakëta, bojë portokalli nga jashtë dhe me një pjesë të brendshme me shumë tul të kuqe në portokalli. Akoma për veçoritë karakteristike të saj dhe për cilësitë e shijes sqaron krye-asistentja dr. Daniella Ganeva, seleksionuese e domateve në institut: „Varieteti dallohet me një përmbajtje të lartë të 3 komponentëve me një efekt antioksidant – vitaminë C, likopen dhe beta-karotinë, për shkak të së cilës është shumë i përshtatshëm për një ushqim shëndetësor. „Karotina e Plovdivit” është me një shije të ëmbël. Kjo e bën këtë lloj shumë të përshtatshëm për një konsum të freskët. Përveç kësaj, përmbajtje e lartë e lëndës së thatë, sheqeri natyral, thartësira organike dhe lëndët me një veprimtari antioksidante e përcaktojnë dhe si një lëndë me cilësi të lartë për prodhimin e lëngut të domates dhe të koncentrateve.”

Shkencëtarët bullgarë e mbyllin ciklin, ku nga lloji i seleksionuar i domateve prodhojnë një lëng domatesh me vlerë shumë të mëdha, i pasur në mënyrë të natyrshme me antioksidantë dhe me shije të shkëlqyera. Kjo bëhet e mundur në sajë të një pjese nga mjetet mbi një projekt të madh evropian “EU-Ballkan Vegetables” të drejtuar ndaj përmirësimit të infrastrukturës së institutit dhe rritjen e kapacitetit të specialistëve të tij, si dhe drejt transferit të inovacioneve në praktikë.
“Një pjesë e vogël nga paratë janë të ndara pikërisht për këtë inovacion, sepse është shumë e vështirë në kushtet tona një zbulim bullgar të çajë rrugë – thotë docentja Dimitrina Kostova, udhëheqëse e programeve ndërkombëtare në institutin „Marica”. – Në sajë të këtij financimi mundëm të tregojmë se si nga një lloji tonë domatesh mund të arrihet deri në një produkt me shumë cilësi dhe vlera të shumta. Aktualisht ushqimet funksionuese (ushqime me një efekt favorizues mbi një ose më shumë funksione të organizmit) janë shumë të vlefshme. Vet prodhimi i lëngut qe kryer në mënyrë perfekte nga një përpunues i vogël. Janë kryer në mënyrë strikte të gjitha kushtet për krijimin e një lëngu me cilësi, pa përmbajtjen e asnjë lloj konservanteve, pa hollim dhe shtim të koncentrateve. Aktualisht te ne koncentratet importohen – pure domatesh prodhuar jashtë shtetit futen në ushqimet tona tradicionale si për shembull te lutenica. Vështirë mundim të gjejmë një pure domatesh cilësore për shkak të dyshimeve për shtimin ndaj saj të nishestesë e kështu me radhë. Derisa ne vendosëm të bëjmë lëng, i cili t’i përgjigjet krejtësisht treguesve të vet. Janë bërë analiza në laboratorët e certifikuar, të cilat tregojnë cilësinë e tij.”

Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..