Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria u përfshi në Vitin evropian të jetës aktive të të moshuarve

Popullsia evropiane plaket. Kjo shtron një sërë problemesh para së ardhmes ekonomike të Kontinentit të Vjetër. Ruajtja e potencialit të Evropës mund të realizohet vetëm nëse do të krijohen mundësi, që popullsia në moshë të madhe të mbetet aktive në tregun e punës sa më gjatë, duke përvetësuar aftësi dhe profesione të reja, por në të njëjtën kohë duke mbrojtur shëndetin. “Plakja e denjë” është motoja e Vitit evropian të plakjes aktive dhe solidaritetit midis brezave.

© Foto: BGNES

Sipas të dhënave të statistikës evropiane deri në vitin 2060 njerëzit në moshë mbi 65 vjet në 27 vendet anëtare të BE-së do të përbëjnë 30 për qind nga mbarë popullsia. Për sa i përket demografisë Bullgaria nuk bënë përjashtim. Numri i të rinjve nën moshën madhore në Bullgari ulet, ndërsa rritet numri i popullsisë në moshë më se 65 vjeçare. Sipas regjistrimit të fundit vjet, numri i bullgarëve në moshën e madhe u shtua deri në 18.5 për qind. Sipas parashikimeve të Evrostatit në vitin 2060 më se 32 për qind nga popullsia në Bullgari do të jenë në moshën e madhe. Duke marrë parasysh statistikat, Bullgaria aktualizoi Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin Demografik deri në vitin 2030.
Plakja e popullsisë te ne ndikon dhe do të ushtrojë një ndikim edhe më të madh mbi financat publike. Kjo për arsye të rritjes së shpenzimeve për pensione. Prandaj Bullgaria si shtetet e tjera të BE-së, bëri reformime në modelin e pensionimit. Gjithnjë e më të rrepta bëhen kërkesat për pensionim. U rrit mosha e pensionimit dhe stazhi i domosdoshëm i sigurimit. U kufizuan edhe mundësitë për pensionimin para mbushjes së moshës përkatëse. Mirëpo, ato premisa reale për punë më të gjatë imponojnë edhe ndryshim të qëndrimit të punëdhënësve, të cilët duhet të marrin përgjegjësinë për emërimin në punë të njerëzve në moshë. Në Evropë prej kohe flitet për Ekonominë e Argjendtë, e cila t’u përgjigjet mundësive të krahut të plakur të punës. Dhe është çështje kohe, që kjo të bëhet realitet edhe në Bullgari. Tani për tani biznesi nuk tregon preferenca ndaj njerëzve në moshë mbi 45-50 vjet. Nga pikëpamja tjetër edhe pas pensionimit, bullgarët mbeten aktivë. Pikërisht ata kujdesen për oborret me perime dhe fruta dhe bëjnë konservat shtëpiake. I tillë është kontributi i tyre për kapërcimin e të ardhurve të ulëta nga rrogat dhe pensionet, që janë më të ulëtat tek ne në krahasim me mbarë BE-në. Ata u ndihmojnë të rinjve të rritin fëmijët e tyre. Pak janë bullgarët, të cilët pas pensionimit, i kushtohen pushimit, siç bëjnë evropianët. Dhe të ardhurat e pamjaftueshme janë një shkak për këtë.

Qëndrimi më gjatë i njerëzve në moshë në tregun e punës shtron çështjen për ndryshimin e modelit të mbrojtjes së shëndetit. Kjo për shkak se shpenzimet do të rriten. Sistemi i shërbimeve shëndetësore dhe sociale duhet të adaptohet me popullsinë në moshë dhe t’u sigurojë të moshuarve një cilësi më të lartë të mënyrës së jetesës. Duhet të zgjerohen shërbimet sociale në shtëpitë, kështu që njerëzit të mbeten në banesat, por jo të shkojnë në institucionet e specializuara. Ndryshimet demografike do të bëhen shkak edhe për korrigjimin e programeve arsimore të shkollave të mesme dhe të larta, lidhura me apelin “mësim gjatë tërë jetës”. Bullgaria shfrytëzon mjetet e programit evropian “Zhvillimi i rezervave njerëzore” për financimin e masave të ndryshme të punësimit të të moshuarve. Njëra prej tyre është “Inovacione sociale në ndërmarrjet” me buxhet nga 38 milion euro.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një grup shqiponjash të zeza nga Spanja mbërritën në Rodopet Lindore

Shtatë shqiponja të zeza udhëtuan një distancë mbresëlënëse prej 3300 kilometrash nga Spanja deri në Rodopet Lindore  për t'u bërë pjesë e projektit ambicioz LIFE "Kthimi i shqiponjave të zeza në Malin Rodopa" për të rivendosur këtë specie..

botuar më 25-05-28 6.58.MD

Bullgari zotëron mbi 1 trilion leva aktive, por a ndihet i pasur?

Bullgari tashmë disponon pasuri bruto prej mbi 1 trilion leva (500 miliard euro), tregon një studim i Klubi i Ekspertëve për Ekonomi dhe Politikë, i publikuar së fundmi. Kjo është e barabartë me pothuajse pesë herë madhësinë e produktit të brendshëm..

botuar më 25-05-28 7.00.PD

Mbi 140 ekspozues marrin pjesë në Panairin Pranveror të Librit të në Sofje

“Për Bullgarinë, çdo ditë është 24 maj. Por nuk ka asgjë më të natyrshme dhe më të mirë se hapja e Panairit Pranveror të Librit në ditën e tretë të festës më të ndritur bullgare”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova. Panairi i 17-të i Librit në Sofje do..

botuar më 25-05-27 9.57.PD