Ministria e Çështjeve Sociale e Bullgarisë dhe Agjencia shtetërore e mbrojtjes së fëmijëve filluan punën mbi një projekt të përbashkët. Në vend vazhdimisht mbyllen jetimoret, zhvillohen format e kujdesit të fëmijëve dhe krijohen shtëpi të përziera sociale.
Drejtoresha e Institutit për studime sociale dhe marketing, znj. Mira Radeva sqaron që këto ndryshime nisen pikërisht prej jetimoreve, ku rriten fëmijë me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike. Ky është grupi më i prekur i fëmijëve të braktisur nga prindërit. Para pak kohe instituti bëri në studim sociologjik në lidhje me opinionin publik ndaj fëmijëve pa prindër. Studimi u fokusua në nxjerrjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara prej jetimoreve. U anketuan prindër me fëmijë mbi moshën 18-vjeçare, prindër të moshës nga 19 deri në 25 vjet, mësues dhe nxënës të arsimit tetëvjeçar.
“Të dhënat tregojnë se mbi 65 për qind e bullgarëve nuk janë në dijeni që ekziston një alternativë e jetimoreve për fëmijët me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike. Të anketuarit pohojnë që nuk mund t’i japin vlerësim efektit social për sa u përket ndryshimeve në shtëpitë sociale – thotë sociologia Mira Radeva. – 80 për qind e të anketuarve deklarojnë që informacionin për fëmijët e braktisur e marrin kryesisht nga televizioni, ku çështja prezantohet në mënyrë të njëanshme. Se problemet e fëmijëve në jetimore kanë të bëjnë vetëm me diskriminimin. Ndërkohë shoqëria ndihet e angazhuar në shkallë me të madhe me problemet e prindërve, fëmijët e të cilave janë me aftësi të kufizuara. Ku qëndron dallimi mes këtyre dy grupeve – fëmijët me paaftësi mendore dhe fizike, që rriten në jetimore dhe ata për të cilët kujdesin prindërit e tyre? Këta të fundit mbështeten në dashurinë e të afërmve, derisa fëmijët e braktisur bëhen viktima të ftohjes dhe konsiderohen nga shoqëria si diçka e frikshme. 75 për qind e të anketuarve janë të mendimit që fëmijët me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike do të rriteshin më mirë me prindërit e tyre biologjikë.”
© Foto: BGNES
Faktikisht ka tolerancë të madhe ndaj integrimit të këtyre fëmijëve në shoqëri, por ende ekziston frika. “E mira e këtij studimi është që ne vëzhgojmë se si, p.sh., mësuesit përparojnë në popullarizimin e kujdesit të fëmijëve. Kështu që ndryshimet e ndërmarra prej nesh nuk ishin kot – thotë sociologia Mira Radeva. – 81 për qind e të anketuarve përkrahin idenë për integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në institucionet arsimore. Gjithsesi ka shqetësime. 68 për qind e mësuesve nuk janë gati të pranojnë këto fëmijë në klasë dhe shprehin nevojë për të marrë kualifikim suplementar. Mësuesit theksojnë që adaptimi i fëmijëve varet nga shkalla e avancimit të sëmundjes. D.m.th. ka nevojë për vëmendje individuale. Kështu p.sh. fëmijët me aftësi të kufizuara që rriten në jetimore do të përshtaten vështirësish në raport me fëmijët për të cilët kujdesin prindërit e tyre. Shumë mësues të anketuar janë të mendimit që gjatë punës me fëmijët duhet patjetër të ketë psikologë dhe terapistë fizikë.”
Shqetësimet kryesore që sjell procesi i nxjerrjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara prej jetimoreve janë që këta fëmijë nuk do ta marrin kujdesin mjekësor. Duket paradoksale, por pikërisht mungesa e kujdesit mjekësor është njëra e arsyeve që të kërkohet alternativë e jetimoreve. 86 për qind e të anketuarve janë të mendimit që politika shtetërore duhet drejtuar ndaj alternativave të shtëpive të tanishme sociale për fëmijë të braktisur. Si përfundim studimi sociologjik nxori ndryshim pozitiv në opinionin publik për sa i përket mbylljes së jetimoreve, zhvillimit të kujdestarisë dhe adoptimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike. Pritet që kjo tendencë pozitive do të vazhdojë edhe në lidhje me fushatën kombëtare të informacionit rreth çështjeve sociale që nisi në fillim të këtij viti.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..