Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përparimi ekonomik i Bullgarisë varet nga politika e re tatimore dhe rritja e të ardhurave

Sekretarja e përgjithshme e Konfederatës ndërkombëtare të sindikatave, zonja Sharën Bërrou hapi Konferencën ndërkombëtare “Dialog për rritje dhe të ardhmen më të mirë për Bullgarinë”
Foto: BGNES
Në Sofje u mbajt një konferencë ndërkombëtare, në të cilën morën pjesë përfaqësues të të dyja sindikatave të mëdha në Bullgari, organizata të punëdashësve, Konfederata ndërkombëtare të bashkimeve profesionale dhe Organizata ndërkombëtare e punës. Të pranishmit diskutuan situata e punës në Bullgari lidhur me papunësinë dhe të ardhurat – më të ulëta në Evropë, dhe jo vetëm në Kontinentin e vjetër.

Tregu i punës i Bullgarisë karakterizohet me një konkurrueshmëri të ulët dhe me një përshtatje të jo konsiderueshme ndaj ndryshimeve që thelloi ndjeshëm diferencën midis kërkesave dhe propozimeve të punës. Të këtij mendimi janë sindikatat në vend. “Formimi parësor i të ardhurave në Bullgari është krejtësisht i padrejtë, tha shefi i Konfederatës së sindikatave të pavarura, Plamen Dimitrov. – Kriza e thelloi situatën në tregun e punës akoma më shumë. Disa vite me radhë të ardhurat e sektorit shtetëror janë të bllokuara. Nëse ato në sektorin privat rriten, atëherë kemi të bëjmë me shkurtimet nga puna”, thekson Dimitrovi. Alternativat e rritjes së ekonomisë përfshijnë jo vetëm kufizime financiare, por kërkojnë një politikë të rregullt tatimore, po ashtu edhe një strategji të punësisë. Duke u mbështetur në këto të fundit, sigurohet rritja e konsumimit përbrenda vendit.

Produkti i Brendshëm Bruto i Bullgarisë për frymë të popullsisë është 44 për qind në krahasim me atë mesatar të Evropës. Rroga mesatare bruto në fushën e industrisë dhe shërbimeve është 25 për qind në raport me atë të Evropës. Nxjerrim përfundimin që puna në Bullgari është e nënvlerësuar – thotë Plamen Dimitrov. – Ne kemi të drejtë të paguhemi më shumë, sepse edhe punojmë më shumë. Varfëria në vend arrin nivele shqetësuese dhe po thellohet përditë. Rreziku nga varfëria te ne, sipas “Eurostrat”-it, është 41.6 për qind në krahasim me nivelin mesatar prej 23 përqindësh në BE.

Politika e tatimeve të ulëta nuk nxori në dritë të ardhurat dhe sigurimet e të punësuarve, as futi në vend më shumë investime, pohojnë sindikatat. Një e treta e të punësuarve nuk sigurohen në pagën maksimale që marrin. Ata i fshijnë të ardhurat, megjithëqë 10-12 vitet e fundit sigurimet në vend u ulën ndjeshëm. Sektori i ekonomisë jo formale, që konsiderohet një arsye për të ardhurat e ulëta, është 35-40 për qind. Tashmë rritja e ekonomisë së Bullgarisë kalon një etapë të re në politikën tatimore, nënvizoi Plamen Dimitrov.

Sipas Sharën Bërrou, sekretare e përgjithshme e Konfederatës ndërkombëtare të sindikatave, papunësia në vend në fund të këtij viti mund të arrijë 18-19 për qind. Gjithsesi bullgarët do të kërkojnë punë jashtë vendit. “Procesi i emigrimit po avancon. Megjithëse numri i emigrantëve të punësuar bullgarë të luhatet, ajo ende është e konsiderueshëm – u shpreh Sharën Bërou. – Banka Botërore njoftoi që gjatë 2010-ës, 16 për qind e popullsisë në Bullgari ka emigruar. Ndërsa Akademia Bullgare e Shkencave raporton për edhe 20 për qind të tjerë që parashikojnë të emigrojnë. Jashtë bullgarët marrin rroga më të mira dhe kanë siguri në vendin e punës.

Si pasojë e recesionit në vend, zonja Bërrou tha, që janë humbur shumë vende të punës. Punësimi pakësohet dhe përqindja e papunësisë u dyfishua. Rroga minimale prej 96 euro në Bullgari është gjysmë e rrogës në Poloni, Slloveni dhe Lituani dhe nëpunësi duhet të përjetojë me 3.96 euro për ditë, theksoi sekretarja e përgjithshme e Konfederatës ndërkombëtare të sindikatave.

Nga 1 maji i këtij viti rroga minimale në Bullgari do të rritet deri 148 euro, kujtoi ministri i punës dhe çështjeve sociale, z. Totju Mlladenov.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD