Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zbulimet e sezonit arkeologjik 2011

Figura të skifterit të gdhendura mbi koçinë
Foto: Elena Karkallanova

Ekspozita e re në Muzeun Kombëtar Arkeologjik në Sofje ka të bëjë me periudhën e një milion e katërqind vjetësh më parë. Eksponatet e zbuluara në shpellën Kozarnika, Bullgari Veriperëndimore, i përkasin epokës së hershme të paleolitit. Këto konsiderohen gjurmët më të lashtë të njerëzve në Evropë. “Në këtë objekt puna zhvillohet prej shumë kohësh dhe çdo vit arkeologët gërmojnë shtesat sa më të poshtme”, tregon Kamen Bojaxhievi nga Departamenti “Ekspozita” i Institutit Kombëtar të Arkeologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Gjatë 2011-ës u gjet një kockë me shenja të gdhendura. Ky zbulim dëshmon që njerëzit e lashtë e kanë pasur mendimin simbolik.

Monedha dhe sende nga Kështjella e Mesjetës “Kastrici”

Në një sipërfaqe jo kaq të madhe janë rregulluar më shumë se 320 eksponate. Ato janë ndër zbulimet më të rëndësishme të bëra gjatë gërmimeve të 305 objekteve arkeologjike vitin e kaluar. Ekspozita është e pesta kombëtare me temë “Arkeologjia bullgare 2011”, në rregullimin e së cilës u përfshinë 21 muze në vend. U paraqiti pamja e Bullgarisë “si një vend i pasur i zbulimeve që dëshmojnë për praninë njerëzore dhe për zhvillimin e kulturës gjatë mijëvjeçarëve të kaluar. Bullgaria e cila duhet të mbrojë këtë trashëgimi dhe ta popullarizojë” – është kategorik z. Bojaxhiev.

Çfarë i inkurajon vizituesit e muzeut, ku deri në datën 31 maj mund të shihen zbulimet më të reja të arkeologëve?

“Më së shumti interes tërhiqen eksponatet e epokës së parahistorike – thotë eksperti. – Kjo është një periudhë, për të cilën dëshmitë kanë të bëjnë kryesisht me arkeologjinë. Nuk kemi shenja shkrimore, në bazë të të cilave të mësojmë për çfarë janë përdorur sendet. Gjithsesi çdo zbulim flet vet për vetveten. Janë gjetur vegla për punë, sende dhe zbukurime shumë interesante të periudhës së hershme. Gjithashtu kemi eksponuar zbulime të periudhave më të vonshme. Interes shumë të madh tërheqin zbulimet e qytetit antik Serdika. Gërmimet e tij vazhdojnë në qendrën e Sofjes dhe arkeologët tanë kanë arritur në shtresat më të hershme të themelimit të qytetit të dikurshëm romak. Vizituesit e ekspozitës mund të shikojnë një monedhë të Britanikut, të birit të perandorit Klavdi, e cila mund të haset rrallëherë në botë. Po ashtu janë ekspozuar sende romake prej qeramike. Kemi rregulluar monedha të argjendta që datojnë nga Mesjeta dhe të cilat u gjetën gjatë gërmimeve arkeologjike në kështjellën Urviç, në afërsi të Sofjes. Shumë interesant është një zbulim, i cili u popullarizua në media gjatë verës si “thesari i qytetit Svishtov”, i cili gjendet në Bullgari Veriore. Bëhet fjalë për disa stolisje prej ari dhe disa sëpata prej bronzi, të cilat janë mahnitëse për nga përpunimi. Një zbulim tjetër i rëndësishëm është kodërvarri i hapur nga arkeologia Daniela Agre pranë fshatit Borisovo, Bullgari Juglindore. Kodërvarri është pjesë e një nekropoli. Në varrin e femrave u gjetën elemente të bronzta zbukuruese të një koçie. Po ashtu u zbulua një sënduk të nuses me aplikacione të gdhendura prej bronzi.”

Figura nga sënduku i nuses nga kodërvarri pranë fshatit Borisovo

Në koleksionet e muzeut janë ekspozuar disa figura femërore – të hyjneshave dhe nimfave, të cilat e kanë zbukuruar koçinë. Figura të tjera të gdhendura mbi koçinë janë ato të skifterit. Në ekspozitë janë grumbulluar disa sende prej qeramike të përpunuara me të vërtetë nga dora e mjeshtrit. Ato gjithashtu dëshmojnë që trojet bullgare kanë qenë të populluara me banorët më të vjetër në Evropë. Këto sende u nxorën gjatë studimit të një qyteti parahistorik, i cili shtrihej pranë tumës Junacite, në afërsi të qytetit Pazarxhik. Objekti arkeologjik studiohet më shumë se 30 vjet dhe zë vendin e parë në listën e qyteteve më të hershme të zbuluara në Kontinentin e Vjetër.

“Faktikisht kjo tumë jep informacione për epokën e gurit dhe bakrit gjatë së cilës është formuar një strukturë e zhvilluar e banimit – sqaron Kamen Bojaxhiev. – Ky nuk ka qenë thjesht një vendbanim, ku të populluarit kanë kultivuar tokën përreth, por flasim për një vendbanim të strukturuar – me qendër dhe fortifikime. Duken punishte artizanale që do të thotë se prodhimi ka funksionuar si një degë e ndarë. Tuma mund të quhet prototip i qytetit bashkëkohor.”

Me kalimin e çdo sezoni arkeologjik studimi shumëvjeçar i objekteve pasuron të dhënat për epokën përkatëse dhe për zhvillimin e shoqërisë. Për këtë dëshmojnë zbulimet në minierën e arit pranë Ada Tepes në afërsi të qytetit Krumovgrad, Bullgari Jugore. Sipas ekspertit nga Muzeu Arkeologjik në Sofje, Kamen Bojaxhiev kjo është njëra nga minierat më të hershme të arit në Evropë, e cila daton nga mijëvjeçari i dytë para Krishtit. Arkeologët arritën të rivendosin mënyrën e nxjerrjes së mineralit, përpunimin e metalit dhe jetën e punëtorëve të minierës.

“Rivendosja e mënyrës së jetesës është me shumë rëndësi për shkencën. Zakonisht tek ne arrijnë sende prej ari, të cilat, pa dyshim, janë tërheqëse, por mbetet pyetja për procesin e përpunimit të tyre. Faza fillestare e nxjerrjes së arit është pothuajse e padiskutuar si problematikë e shkencës. Në të vërtetë këto gërmime japin një informacion shumë të rëndësishëm për shkencën.”

Afresk i Shën Panteleimonit

Periudha e Mesjetës është prezantuar në ekspozitë me tri imazhe të gdhendura në mur, të cilat tërheqin vëmendje me koloritin e tyre dhe format e ruajtura mirë. Gjatë verës së 2011-ës studiuesit që bëjnë hulumtime të manastireve në kohën e Mbretërisë së Dytë Bullgare (1185-1396) me kryeqytet Veliko Tërnovo gjetën rreth 15 imazhe të njerëzve dhe tekste të shkruara në gjuhën e vjetër bullgare. Një afresk mesjetar riprodhon imazhin e Shën Panteleimonit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Elena Karkallanova
По публикацията работи: Elena Karkallanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Pixabay, wikipedia.org;
kolazhi: Ivan Petrov

Ljuben Karavellovi dhe lufta e popullit shqiptar për pavarësi

Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..

botuar më 24-11-28 7.00.PD

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Heraklea Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD