Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria punon me sukses mbi projektet e ujërave të Detit të Zi

Foto: BGNES
Z. Karsten Rasmusen, i cili ndjek për zbatimin e saktë të programit të drejtorisë “Politikë rajonale” të Komisionit Evropian në Bullgari, u shpreh i shqetësuar lidhur me përqindjen e ulët të parave të absorbuara nga BE-ja për ndërtimin e infrastrukturës ujore. Bëhet fjalë për rreth një miliard e gjysmë euro, të cilat BE-ja ia dha Bullgarisë për periudhën 2007-2014. Këto mjete financiare janë parashikuar për rindërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në gjithë territorin e Bullgarisë, po ashtu për ndërtimin e pajisjeve të pastrimit dhe trajnimit të ujit në qytetet e mëdha të vendit. Sipas fjalëve të vëzhguesit evropian, Karsten Rasmusen, bashkitë e Bullgarisë kanë paraqitur projekte për rindërtimin e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit vetëm për 8 për qind të parave të parashikuara, kurse janë përvetësuar mezi 3 për qind. Problemi qëndron në çështjen e paqartë kujt i takon rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në Bullgari. Çështja do të sqarohet, kur të përfundojë puna mbi përpilimin e strategjisë së re në këtë drejtim dhe kur të votohen ndryshimet përkatëse në legjislacion.

Ministrja Bullgare e Mjedisit dhe Ujërave, znj. Nona Karaxhova shprehu bindjen që këtë vit bashkitë e Bullgarisë do të jenë në pikën vendimtare për sa i përket absorbimit të parave evropiane, të parashikuara për infrastrukturën ujore. Ajo beson se deri 2014-ën të gjitha mjetet financiare nga BE-ja do të përvetësohen. Muajin shkurt ministrja Karaxhova nënshkroi edhe një sërë tjetër dokumentesh me dhjetë bashki të mëdha të vendit.

“Bëhet fjalë për pajisje të pastrimit dhe trajnimit të ujit në Primorsko, Burgas, Kavarna, Varna dhe Balçik, sqaron ministrja e mjedisit dhe ujërave përse bashkitë buzë Detit të Zi janë me prioritet për Bullgarinë. – Për sa u përket vendbanimeve detare, ne zbatojmë projektet me sukses, kështu që ujërat bregdetare të larjes të kalojnë kategorinë A në atë më të lartë A1. Sipas direktivës evropiane të ujërave të larjes, në kategorinë A bien ujërat që u përgjigjen kërkesave të domosdoshme për pastërtinë e ujërave, ndërsa kategoria A1 ka të bëjë me disa rekomandime. Besoj se këto projekte do të na çojnë në kategorinë më të lartë që është një plus për vendin tonë. Kështu do të përfitojnë vendpushimet detare të Bullgarisë në raport me vendet e tjera që ofrojnë turizëm gjatë verës. Kjo do të na sigurojë aftësi për konkurrencë ndërkombëtare.”

Sipas klasifikimit vjetor të Agjencisë evropiane për çështjet e mjedisit, gjatë 2010-ës Bullgaria renditet mes gjashtë vendeve të tjera për sa u përket ujërave bregdetare më të pastra të larjes.

Marrëveshjet e fundit të nënshkruara lidhur me infrastrukturën ujore të vendit janë në vlerë 600 mln euro, që është në shumë e konsiderueshme për Bullgarinë, theksoi znj. Ginka Çavdarova, drejtore ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive. “Duhet të kënaqemi, sepse këto projekte përmirësojnë cilësinë e shërbimeve për më shumë se 1 milion qytetarë bullgarë – thotë znj. Çavdarova. – Duke qenë në dojeni për këtë, ndihemi përgjegjës të kalojmë në etapën tjetër, atë të realizimit të projekteve, i cili është më i vështiri. Për ne është e qartë që në sajë të këtyre projekteve e ndihmojmë veten tonë, e ndihmojmë edhe shtetin në rrugën e tej të zbatimit të direktivave evropiane për ujërat. Po ashtu përfshihemi në nismën botërore për përdorimin e drejtë ujit. Më e vështira na pret. Këto projekte të mëdha ne, bashkitë, kurrë nuk mund t’i realizojmë me mjetet tona financiare, as me parat e buxhetit shtetëror. Duhet të përfitojmë nga mundësia që ia kemi siguruar vetes qasjen te parat evropiane.”

Kryeministri Borisov paralajmëroi për një rrezik tjetër – vjedhja e parave të dhëna nga BE-ja. “Këto janë 600 mln euro dhe po u bëj thirrje të gjitha bashkive që konkurset e miratimit të projekteve të zhvillohet shpejt dhe me transparencë, deklaroi kryeministri bullgar. – Të mos ndodhë ashtu që pastaj t’i kthejmë parat e përvetësuara jorregullisht. Firmat që do t’i fitojnë konkurset, do të sigurojnë punë për 2-3 mijë vetë. Bëhet fjalë për ndërtime masive dhe besoj se do të punohet me përgjegjësi.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekipet olimpike të shkencave natyrore u nderuan me flamurin kombëtar

Kryeministri Rosen Zheljazkov u dorëzoi flamurin kombëtar ekipeve olimpike në shkencat natyrore për vitin 2025. Në ceremoninë e mbajtur në ndërtesën e Këshillit të Ministrave u theksua se në vitin 2024 olimpistët bullgarë në shkencat natyrore..

botuar më 25-06-30 1.11.MD

Uji i detit pranë Primorskos është ndër më të pastrat në Evropë

Uji i detit në Primorsko është më i pastri në Bullgari dhe i dyti për nga cilësia në Evropë, sipas një raporti të Agjencisë Evropiane të Mjedisit drejtuar BE-së. Cilësia e ujit të detit në Primorsko po i afrohet vlerës absolute prej 100% për pastërtinë..

botuar më 25-06-30 12.11.MD

Të vegjël, me qime dhe të egër – shtesa të reja në familjen e bizonëve në Rodopet Lindore

Tre  bizonë të vegjël janë sjellë në jetë në Rodopet Lindore gjatë javëve të fundit, njoftoi fondacioni "Rodopet më të egra". Ato janë shtesat e para në tufë për këtë vit dhe tashmë ecin krah për krah me nënat e tyre në territorin e zonës së menaxhimit..

botuar më 25-06-29 7.00.PD