Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ta pikturosh shpirtin e vet mbi një copë druri...

Vepra të studentëve nga dega “Drugdhendja” pranë Akademisë kombëtare të artëve.
Foto: Maria Peeva

© Foto: tryavna-museum.com

Drugdhendja është një art i vërtet që kërkon nga krijuesi aftësi serioze figurative që të pikturojë shpirtin e vet mbi një copë druri. Kjo metodë e përpunimit të drurit, e njohur edhe nga sllavët e vjetër, është një prej zanateve tradicionale në Bullgari, e cila njihet me mjeshtërit e aftë. Miniatura të skenave biblike mbi ikonostase, oltarë, kryqe dhe porte kishtare; dielli që “shkëlqen” nga tavanet e shtëpive rilindëse; motive luleje dhe kafshërore mbi orenditë shtëpiake – këto janë disa nga kryeveprat e mrekullueshme.

Lulëzim i drugdhendjes si art figurativ vëzhgohet gjatë kohës së Rilindjes. Atëherë në qytetet Dibër, Bansko, Trjavna dhe Kallofer formohen shkolla të njohura. Për Radio Bullgarinë njëri prej drugdhendësve të shquar bashkëkohor, prof. Anton Donçev jep më shumë hollësira:

prof. Anton Donçev

“Këto shkolla janë mjaft të kushtëzuar dhe të kufizuar kryesisht me konceptin gjeografik. Shkolla përcaktohet nga fakti se vetë arti është zhvilluar në rrethin e mbyllur familjar. Mjetet dhe aftësitë janë trashëguar nga i ati te biri vetëm brenda familjes. Në vetë stilistikën gjerat janë të ndërthurura, sepse shumë nga drugdhendësit kanë udhëtuar dhe kanë punuar në vende të ndryshme.”

Mbi temën e shkollave fakte interesante mësojmë edhe nga udhëheqësi i degës “Drugdhendja” në Akademinë kombëtare të arteve, prof. Petër Bonev: “Për shkolla mund

prof. Petër Bonev

të flitet në kohën kur puna ishte kryer nga shumë drugdhendës. Pak prej tyre kanë lënë firmën e vet në veprat. Ishte pa rëndësi kush e ka bërë, sepse gdhendja është krijuar sipas vullnetit të Zotit. Kjo traditë është evoluar në kishat sepse tavanet, dollapët dhe tryezat e gdhendura ishin kryesisht në shtëpitë e pasura. Kisha ishte vendi ku arti plastik është zhvilluar. Në tërësi tradita e skulpturës bullgare gjendet në ikonostas, sepse gdhendja është skulpturë prej druri.”

Ikonostasi bullgar dallohet nga këto në kisha të tjera ortodokse për nga prania e ornamentit, si edhe me shtresat e shumta. Tipike janë veprat e drugdhendësit nga Shkolla e Dibrës. Këta mjeshtër ishin aç të njohur se gjatë viteve të dyzetë të shekullit të XIX-të qytetarët e Pazarxhikut morën hua prej 70 000 grosha nga Banka e Vjenës për t’i paguar drugdhendësit dibranë për të përpunuar ikonostasin e kishës “Shën Maria” në qytet. Puna e tyre ka vazhduar afro 5 vite, ndërsa në ikonostasin janë vizatuar jo vetëm ornamente luleje dhe kafshërore, por edhe figura njerëzore.

© Foto: tryavna-museum.com

Dielli-tavan në Shtëpinë e Daskallovit, Trjavna

Pikërisht veprat e drugdhendësit e Trjavnës tërheqin turistët ndaj këtij qyteti të bukur malor. Sot aty gjendet dhe Muzeu i drugdhendjes që tregon kryeveprat e mjeshtërve vendorë. Muzeu është në Shtëpinë e Daskallovit, e cila është ndërtuar gjatë viteve 1804-1808 nga mjeshtri Dimitër Oshaneca dhe ndihmësi i tij Ivan Boçukoveca. Duke përfunduar ndërtimin, ata vënë bast për zbukurimin e tavaneve prej druri. Mjeshtërit punuan gjashtë muaj, ndërsa diejt-tavane të përpunuara prej tyre janë kryevepra të mrekullueshme të drugdhendjes.

Pas fundit të Rilindjes drugdhendja humbi pozitat e saj mes tendencave të reja arkitekturore. Vite më vonë ajo përjetoi lulëzimin e saj të dytë gjatë kohës së socializmit. Pas viteve të 60-të filloi ndërtimi i rezidencave, ambasadave, dhomave rituale dhe ndërtesave të tjera publike. Shteti i porositi krijuesit e njohur projekte të mëdha. Megjithëse sot disa prej këtyre veprave kanë vlerë të diskutueshme artistike, kjo periudhë dha jetën e re drugdhendjes. Në saj të këtyre porosive shtetërore edhe shumë autorë të rinj gjetën fushë dhe mjete për krijimtari. Njëri prej projekteve ishte në Pallatin kombëtar të kulturës në Sofje, ku qëllimi ishte të krijohen vepra për brendësinë e qendrës së ardhshme për festivale dhe kongrese. Ndër panelet e mahnitshme është dhe drugdhendja “Triumf” e profesorit Anton Donçev, e cila tregon idenë për luftën e përjetshme mes së mirës dhe së keqes.

© Foto: Maria Peeva

Anton Donçev – “Triumf”, Pallati kombëtar i kulturës, 1981-82

Në fillim të shekullit të XXI-të drugdhendja është jo vetëm një kujtim i bukur nga kohërat e kaluara. Tashmë në vend ekzistojnë shkolla në të cilat mësohet ky zanat i vjetër. Ndërsa i vetmi universitet në Evropë ku artistë të rinj mund të zhvillojnë aftësitë e tyre individuale në traditat e këtij arti është Akademia kombëtare e arteve. Në të tashmë 120 vite ekziston dega “Drugdhendja”.

© Foto: Maria Peeva

Prof. Petër Bonev me studentë

“Në atelienë tonë të gjithë pedagogë kanë stilin e vet – shpjegon udhëheqësi i degës prof. Bonev. – Synimi ynë është nga Akademia të dalin studentë të cilët kanë gjetur rrugën e tyre. Sepse artisti është ai i cili është i ndryshëm, por jo ai që është i njëjtë. Sot nuk ka shkolla, ndërsa çdo një drugdhendës duhet të dallohet me stilin individual.”

© Foto: Maria Peeva

Vepra të studentëve nga dega “Drugdhendja” pranë Akademisë kombëtare të artëve.

 

По публикацията работи: Maria Peeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD
Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD