Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trishtili – zogu simbol i Sofjes

Foto: Svetosllav Spasov
Trishtili u përzgjodh zogu simbol i Sofjes. Shoqata Bullgare e Mbrojtjes së Shpendëve organizoi një votim online. Nga 18 janari deri më 15 mars afro 9 mijë bullgarë dhanë votën e tyre për zogun e Sofjes. Nga 12 shpendët më të hasur dhe më interesant, në finale arritën vetëm tre – trishtili, turtulli dhe pëllumbi shtëpiak.

Znj. Teja Ivanova, njëra nga organizatoret e votimit komentoi zgjedhjen e trishtilit për fytyrë të kryeqytetit të Bullgarisë: “Trishtili mund të nxjerrë mbi 40 tinguj të ndryshëm, përmes të cilëve meshkujt tërheqin femrat. Ky zog i vogël mund të haset në vend gjatë tërë vitit, d.m.th. ai nuk shtegton. Tashmë, kur erdhi pranvera, zëri i trishtilit mund të dëgjohet kudo në parqe dhe lulishte. Shpallja e trishtilit zogu simbol të Sofjes është vetëm fillimi i një komunikimi më të gjerë me banorët – çka dimë për bashkëjetuesit tanë, shpendët, çfarë bëjmë ne për ta dhe çfarë bëjnë ata për ne.”

Znj. Ivanova punon mbi projektin “Shihni për herë të parë: Pasuria e Bullgarisë në krahë”. Ai ka për qëllim të zgjojë interesin ndaj shpendëve përreth dhe të nxisë dëshirë për mbrojtjen e habitateve të tyre. “Më vjen keq se kryeqytetasit nuk kanë votuar për disa zogj që hasen në shumë vende të Sofjes. P.sh., votuesit kanë lënë në vendin fundit zvarritësin e zakonshëm. Zogu haset në çdo park ose fshihet në dru në rrugëve me trafik të ngarkuar në qendrën e Sofjes. Një shpend tjetër interesant është dejka gjoksbardhë. Ky zog haset në shkëmbinj, por mbase ballinat e larta të Sofjes i përngjajnë habitetet e tij të zakonshme. Shumë pak janë qytetet, ku mund të shihet dejka gjoksbardhë. Me kureshti është fakti që këta shpendë bëjnë gjithçka në ajër, sepse i kanë këmbët e shkurtra dhe krahët e larta. Ata nuk mund të qëndrojnë në drejtimin horizontal, vetëm në atë vertikal. Dejkat gjoksbardha hanë, flenë dhe bëjnë dashuri, duke fluturuar. Prandaj mund të kalojnë shumë kilometra gjatë kohës së shtegtimit pa pushuar. Sofja është habitat i skifterit kthetrazi, i cili bën fole në shkëmbinj dhe vende të larta.”

Në Sofje mund të shihen gjysmën e të 409 llojeve të shpendëve, të regjistruar në vend. “Numri i këtyre që bëjnë fole në kryeqytet është nga 60 deri në 70 lloje. Një pjesë gjatë verës fluturon nëpër rrugët e Sofjes, ndërsa pjesa tjetër – shtegtojnë gjatë dimrit në Mesdhe apo në Afrikë – sqaron znj. Ivanova. – Ka shpendë që janë këtu gjatë tërë vitit. Disa të tjerë largohen gjatë pranverës apo gjatë vjeshtës. Duhet krenohemi me shumëllojshmërinë e shpendëve që popullojnë kryeqytetin. Le të përmendim se popullata e pëllumbit shtëpiak është duke u pakësuar në shkallë botërore. Në Paris dhe Londër, p.sh., pëllumbat shtëpiake u zhdukën, derisa në Sofje këta zogj janë mes të preferuarve.”

Aktiviteti që do të marrë përsipër Shoqata e Bullgare e Mbrojtjes së Shpendëve është të vendoset një statujë e trishtilit në njërin nga parqet e Sofjes “Juzhen Park”. Mbase krijimi i statujës do t’i besohet skulptorit Georgi Çapkënov, njëri nga më të mirët e kohës sonë. Pritet që ajo të bëhet gati gjatë qershorit. “Statuja do të jetë pikënisje e itinerareve për vëzhgim të shpendëve. Do të ketë tabela me informacione”, tregon Teja Ivanova. Qëllimi tjetër i projektit “Shihni për herë të parë: Pasuria e Bullgarisë në krahë” është të popullarizojë vendin si mundësi për turizëm në përshtatje me natyrën dhe Bullgaria të bëhet një qendër e ornitologjisë, duke vërë theks mbi mundësitë për vëzhgime të shpendëve.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD