Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Recesioni në Evropë prek edhe Bullgarinë

Rreziqet e vetme për drejtimin e zhvillimit të ekonomisë botërore kanë të bëjnë me Evropën, ndërsa Eurozonën e pret recesioni. Këtë e tregojnë sondazhet e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Arsyeja ka të bëjë me krizën e borxheve në vendet e BE-së, e cila ngadalëson zhvillimin e tyre ekonomik. Në Bullgari kriza do të ndikojë më tepër mbi eksportin, i cili konsiderohej tërheqësi i rimëkëmbjes delikate të ekonomisë gjatë 2 viteve të fundit. Për shkak të kufizimit të tregjeve të eksportit të Bullgarisë, FMN-ja parashikon rritje të ekonomisë së Bullgarisë prej 0.8 përqindësh, megjithë pritjet e qeverisë për 1.4 për qind. Gjithsesi ka dritë në tunel. Sivjet pritet që investimet në Evropën Qendrore dhe Lindore të arrijnë 34 mlrd dollarë. Bullgaria mund të përfitojë nga këto para, tregojnë të dhënat e FMN-së.

Ngadalësimin e rritjes së ekonomisë së Bullgarisë e parashikojnë disa organizata hulumtuese, institucione zyrtare, vëzhgues të situatës ekonomike në vend dhe banka investuese evropiane, që interesohen për Bullgarinë. “Në rastin më të mirë do të ketë rritje jo të konsiderueshme pozitive, e cila do t’i afrohet zeros – komenton znj. Desisllava Nikollova nga Instituti Bullgar i Ekonomisë së Tregut. – Në rastin më të keq vendi do të shënonte rritje negative. E kemi fjalën për recesionin, në të cilin, fatkeqësisht, kemi rënë. Këtu bazohemi tek sinjalet e treguesve makroekonomike.”

Më shqetësuese janë të dhënat për sa i përket tregtisë së jashtme. Ekonomia e Bullgarisë gëzon tregje të hapura. Rreth dy të tretën e prodhimit kombëtar eksportohet në vendet e tjera anëtare të BE-së. Mirëpo, Evropa gjithashtu ra në recesion.

“Pa dyshim, kufizimi i ekonomive evropiane ndikon negativisht mbi Bullgarinë – sqaron znj. Nikollova. – Për këtë dëshmojnë të dhënat e eksportit bullgar në Evropë. Është shqetësues fakti që eksporti i vendit u kufizua jo vetëm në Evropë, por edhe në vendet e treta, të cilat nuk janë anëtare të BE-së. Edhe pse eksporti i Bullgarisë ka të bëjë më tepër me prodhimin industrial, kufizimi i eksportit ndikon ndjeshëm mbi industrinë tonë.”

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Komisioni Evropian presin që pikën e dobët të eksportit të Bullgarisë do ta kompenson kërkesa në tregun e brendshëm. Sipas dy institucioneve të lartpërmendura, pikërisht konsumimi i brendshëm do të stopojë rënien e ekonomisë së Bullgarisë. Mirëpo, situata në vend nuk e lehtëson këtë, tregojnë të dhënat e Institutit Bullgar të Ekonomisë së Tregut.

“Konsumimi varet nga të ardhurat e familjeve, kurse në Bullgari vërehet tendenca e rritjes së ndjeshme të kursimeve – komenton analistja Nikollova. – Pra, kemi një konsumim i shtyrë për më vonë, i cili në asnjë mënyrë nuk mund të reflektojë mbi situatën aktuale. Faktori tjetër që luan rol është rritja e vazhdueshme të papunësisë. Bile sondazhet e fundit të FMN-së e nxorën në pah këtë çështje. Flasim për një përkeqësim të tregut të punës, i cili gjithsesi deri tani nuk ka dalë nga kriza. Nuk ka mundësi që të ardhurat të rriten, kur numri i të punësuarve është i vogël, nga njëra anë, dhe nga tjetra – kur buxheti i 2012-ës u kufizua.”

Kursimet e familjeve që hidhen si depozita në banka do të vazhdojnë të rriten. Faktikisht, ky është njëri nga treguesit e rënies së ekonomisë. Një simptoma tipike për krizën ekonomike është kurimi i parasë së bardhë për ditë të zezë, sepse situata është tepër e pasigurt dhe me shumë rrezik.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD