Mirëpo, si lindi ideja për këtë ekspozitë? Para kohe Georgi Jankovi kishte mundësi t’i tregojë disa nga pllakatet e tij prokurorit Rogenburk nga Potsdami. Lidhur me këtë piktori bullgar kujton: “Në fund të vitit të kaluar ai më telefonoi me idenë, që piktorë bullgarë të prezantojnë në Gjermani pllakate të veta me tematikë sociale. Tema që më propozoi ishte “Ligji dhe drejtësia”, një temë, ndaj së cilës shfaqet një ndjeshmëri si në demokracitë e reja, ashtu edhe në të gjitha shtetet e Evropës.” Secili prej piktorëve prezanton pesë pllakate të veta me temën “Ligji dhe drejtësia”. Njëra prej veprave të profesorit Jankov përbën shenjen e paragrafit, i cili në pjesën e poshtme përfundon me një çengel. Çengeli ngjall asociacione të ndryshme te spektatori. Lidhur me këtë profesori Jankov shpjegon: “Sipas meje paragrafi është simboli i ligjit. Mirëpo, ligji është një gjë e tillë, i cili për disa veta vendos dënime, ndërsa të tjerë arrijnë ta bishtnojnë. Në fakt ai nuk ushtohet me një forcë të njëjtë ndaj të gjithëve dhe që këtu edhe drejtësia në dënimet nuk është e njëjtë. Ideja është, që disa kapen nga çengeli i paragrafit, ndërsa të tjerë arrijnë ta shmangin.”
Katër piktorët bullgarë, që prezantohen në Gjermani, janë përfaqësues të brezave të ndryshme. Profesori Ivan Gazdov ka përvojë më të gjatë jetike. Ai është themelues i një stili i quajtur prej tij “grafi-katura”, gjë që vjen nga fjala “kari-katura”. Stili “grafi-katura” karakterizohet me groteskun dhe me të papriturat artistike.
Profesori Jankov sjell më shumë hollësi për veprat, që prezantohen nga kolegët e tij: “Veprat e piktorit Ivan Gazdov dallohen shumë lehtë, sepse posedojnë një karakteristik – ato përbëjnë pamje grafike me dy ngjyra. Veprat me të cilat ai prezantohet në ekspozitë bashkohen nën titullin “Ligji dhe jeta”. Për docentin Nikollaj Mlladenov mund të themi se ai është tepër lakonik në shprehjen. Pllakatet e tij janë me shumë ide, por ato janë të sintezuara. Autorja tjetër Milena Abanos dallohet nga krijuesit e tjerë pjesëmarrës në ekspozitë. Veprat e saj karakterizohen me ekspresionin e pikturimit. Të gjitha pllakatet e saj kanë një ndikim surrealisti.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë ofruar nga prof. Georgi Jankov
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..