Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria miratoi Planin kombëtar për prevencë kundër dhunës ndaj fëmijëve

Foto: arkiv
Çështja për dhunën është ndër temat më të dhimbshme në shoqëri. Për fat të keq jo rrallë objekt i dhunës janë fëmijët. T’u rikujtojë shoqërisë, prindërve, shkollës për cenueshmërinë e fëmijëve, kurse fëmijëve – për të drejtat e tyre, ky është qëllimi i Ditës ndërkombëtare për mbrojtje të fëmijëve, viktima të agresionit – 4 qershori.

Dita shënohet që nga viti 1983 me vendim të Kuvendit Popullor të OKB-së. Sipas të dhënave të Agjencisë shtetërore për mbrojtje të fëmijës rastet e konstatuara të dhunës kundër fëmijëve vetëm për vitin 2011 janë 2020. Shumë shqetësues, sipas specialistëve, është fakti se në 1800 prej këtyre rasteve dhuna ka qenë në familje. Ekspertët janë unanimë se vetëm përpjekjet e përbashkëta të tërë shoqërisë dhe kryesisht të prindërve dhe mësuesve, janë në gjendje të neutralizojnë rastet e agresionit dhe të dhunës kundër fëmijëve.

Një hap në këtë drejtim është Plani kombëtar i miratuar nga Këshilli i Ministrave i Bullgarisë për prevencë të dhunës kundër fëmijëve për periudhën deri në vitin 2014. Qëllimet e tij janë rritje e efikasitetit të masave për mbrojtje të fëmijës nga dhuna. Një vëmendje e posaçme i kushtohet informimit të shoqërisë për këto probleme nëpërmjet zhvillimit të konferencave, seminareve dhe tryezave të rrumbullakëta, fushatave të mediave, si dhe tërheqjes së gjithnjë e më shumë fëmijëve ndaj klubeve të ndryshme sportive. Në Bullgari ekzistojnë dhe një sërë organizatash joqeveritare, të cilat punojnë për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe luftimin e agresionit kundër tyre. Disa prej këtyre organizatave janë anëtare të Rrjetit kombëtar për fëmijët, i cili bashkon mbi 100 organizata joqeveritare.

“Gëzohemi shumë se ky plan u miratua nga Këshilli i Ministrave – thotë Georgi Bogdanov, kryetar i Rrjetit kombëtar për fëmijët. – Organizata jonë punon në këtë drejtim më shumë se pesë vjet. Desha të shënoj gjithashtu se në saje të përpjekjeve tona të përbashkëta vitin e kaluar Bullgaria ratifikoi Konventën e Këshillit të Evropës për mbrojtje të fëmijëve kundër eksploatimit dhe dhunës seksuale.”

Me rastin e Ditës ndërkombëtare për mbrojtje të fëmijëve – viktima të agresionit, Agjencia shtetërore për mbrojtje të fëmijës konsulton të gjithë qytetarët mbi çështjet lidhur me prevencën e dhunës në disa vende të posaçme në qendër të Sofjes. Atje janë paraqitur dhe tekste të adaptuara për fëmijët nga Konventa e OKB-së për të drejtat e fëmijës, e cila hyri në fuqi në Bullgari gjatë vitit 1991. Në Sofje kjo ditë shënohet edhe me një spektakël bamirës – njohje për angazhimin e shoqërisë, mediave, shou-biznesit dhe institucioneve me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Organizatorë të aktivitetit janë Asociacioni kombëtar i mediave për të rinjtë dhe Agjencia shtetërore për mbrojtje të fëmijës. Aktiviteti bashkon forma të ndryshme të artit skenik dhe rrugor me emrin “Kundër dhunës ndaj fëmijëve!” Ndër to janë ekspozita fotografike “Dhuna kundër fëmijëve nuk është temë tabu”, një koncert i këngëtarëve të njohur bullgar etj. Mjetet e koncertit do t’i dhurohen një fondi fëmijësh, të cilët kanë përjetuar dhunë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i Kukerave në Shiroka Llëka largon të keqen dhe sjell shëndet dhe begati

Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..

botuar më 25-03-02 7.30.PD
Nedisllav Peev

Një djalë me autizëm hap galerinë e tij në Dobriç

Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..

botuar më 25-03-01 7.05.PD

Qendrat për Integrim dhe Arsim Gjithëpërfshirës janë hapur në Pesë Bashki të Vogla

Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..

botuar më 25-03-01 6.10.PD