Nga data 27 korrik deri në 12 gusht në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, do të zhvillohen Lojërat e XXX-ta verore olimpike me radhë. Ceremonia e hapjes është më 27 korrik 2012 në Stadiumin olimpik të Londrës dhe do t’u ofrojë shikuesve në mbarë botën një idili fshatare britanike. Organizatorët na premtojnë livadhe dhe lumenj, familje me fëmijë të vegjël, që kanë dalë për piknik ndër natyrë, sport, fermerë, të cilët aratojnë tokën, dhe kafshë, të cilat kullosin përreth. Në stadium do të dalin dele, kuaj, lopa, dhi, pula dhe qen. Ceremonia do të mbyllet nga anëtari legjendar i “The Beatles” Paul McCartney, kurse gjatë hapjes së ceremonisë do të bjerë kambana më e madhe në Evropë.
Ditën e diel në Fshatin olimpik të Londrës u zhvillua ceremonia e ngritjes zyrtare të flamurit bullgar, kurse si flamurtar i delegacionit bullgar u caktua gjimnasti i madh bullgar Jordan Jovçev. Këto Lojëra olimpike do të jenë të gjashtat për sportistin e madh, i cili deri tani ka fituar katër medalje olimpike. Këtu duhet të përmendim se pikërisht me gjimnastikën sportive Bullgaria debuton në Lojërat e para bashkëkohore olimpike në vitin 1896 në Athinë, ku vendi ynë është paraqitur nga mësuesi zviceran i fizkulturës Sharl Shampo.
© Foto: EPA/BGNES
Deri tani sportistët bullgarë kanë marrë pjesë në 21 nga gjithsej 29 Olimpiadat e zhvilluara. Medaljen e parë olimpike për Bullgarinë e fitoi boksieri Boris Georgiev-Mokata në Helsinki në vitin 1952 – bronz, kurse kampioni i parë olimpik bullgar është mundësi Nikolla Stançev, i cili fitoi medalje të artë në Melbërn gjatë vitit 1956. Mundja është sporti më i suksesshëm olimpik për Bullgarinë. Deri tani mundësit bullgarë kanë fituar 67 medalje – 16 medalje të arta, 31 të argjendta dhe 20 medalje të bronzta. 212 janë të gjitha medaljet e fituara nga Bullgaria në Lojërat Olimpike.
Në Olimpiadën e Londrës Bullgaria do të paraqitet nga 63 sportistë në 16 lloje sporti. Para dërgimit të sportistëve bullgarë ministri i sportit Svilen Nejkov bëri një prognozë optimiste, duke shprehur shpresën se paraqitja e bullgarëve do të jetë më e mirë nga ajo në Lojërat e kaluara në Pekin para 4 vitesh. “Kemi shanse reale për medalje – mund të jenë 6-7, por mund të jenë dhe 10” – deklaroi ministri. I ngjashëm ishte dhe parashikimi i kryetares së Komitetit olimpik bullgar Stefka Kostadinova: “Nuk më pëlqen të bëjë prognoza, por shpresoj se do të kemi 5-6 medalje, pse jo dhe më shumë. Jam 100 për qind e sigurt se do të kemi medalje në mundje, në gjimnastikën ritmike, në qitjen sportive, në atletikën e lehtë, në boks, pse jo dhe në volejboll?”
© Foto: EPA/BGNES
18-vjeçari Aleksandër Vasilev , gjysmëfinalist i Uimbëlldonit, eliminoi të katërin e renditur – rusin Ivan Gahov – në fazën kualifikuese të turneut ATP Challenger 75 në Sofje. Ndeshja mes tyre zgjati 95 minuta dhe bashkëkombësi ynë nuk humbi asnjë..
Kombëtarja e volejbollit të Bullgarisë për vajza deri në 21 vjeç (U21) u kualifikua për në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, që po zhvillohet në Surabaja, Indonezi, pasi mundi Poloninë me rezultatin 3:1 (25:23, 22:25, 25:23, 25:18) në çerekfinale...
Kikboksieri bullgar Borisllav Radullov fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Botërore Sportive që po mbahen në Cëndu, Kinë, njofton BGNES. Ky është medalja e parë për Bullgarinë në këto Lojëra Botërore Sportive. Dy sportistët e tjerë bullgarë në garë –..
18-vjeçari Aleksandër Vasilev , gjysmëfinalist i Uimbëlldonit, eliminoi të katërin e renditur – rusin Ivan Gahov – në fazën kualifikuese të turneut..