Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon ndërtimi i lidhjes së gazit midis Bullgarisë dhe Rumanisë

“Shumë vite flasim për diversifikimin e furnizimit me gaz, por sot fillon ndërtimi real i lidhjes së gazit me Rumaninë”, tha kryeministri bullgar, z. Bojko Borisov gjatë hapjes së pjesës bullgare të gazsjellësit.
Foto: BGNES
Ndërtimi i lidhjes së gazit midis Bullgarisë dhe Rumanisë startoi zyrtarisht më 16 gusht të këtij viti. Ky është projekti i parë nga gjithsej katër projektet për lidhjen e sistemeve të transferimit të gazit të vendit tonë me ato të Greqisë, Turqisë, Rumanisë dhe Serbisë. Me ndërtimin e lidhjeve të gazit me vendet fqinje Bullgaria zbaton një prej prioriteteve të saj në programin energjetik për vitin 2012. Ky është sigurimi i burimeve alternative të gazit natyror, të cilat do ta ulin varësinë e vendit nga Rusia. Bullgarët ende mbajnë mend dimrin e vitit 2009, kur shpërtheu kriza e gazit midis Rusisë dhe Ukrainës dhe shumë vende nga BE-ja mbetën pa gaz. Bullgaria ishte një prej vendeve të prekura, sepse nuk kishte furnizime alternative. Pas këtij incidenti Komisioni Evropian parashikoi një buxhet të posaçëm për projekte të lidhura me diversifikimin e burimeve të kësaj lënde.

“Kjo lidhje gazi do t’i japë më shumë siguri vendit tonë sa u përket furnizimeve të kësaj lënde djegëse”, tha gjatë hapjes së pjesës bullgare të gazsjellësit ministri i ekonomisë dhe energjetikës Deljan Dobrev. Ai shtoi se interkonektori do t’i lidhë sistemet e gazit të Bullgarisë dhe të Rumanisë dhe kështu do t’i japë mundësi vendit tonë për ta përdorur si gazin natyror rumun, ashtu dhe lëndën e gaztë të vendeve të tjera nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Akoma më tepër se në pjesën rumune të Detit të Zi tashmë janë gjetur nga 40 deri në 80 mlrd metra kubikë gaz natyror, që është disa herë më shumë nga konsumimi i fqinjës sonë veriore. “Shumë vite flasim për diversifikimin e furnizimit me gaz, por sot fillon ndërtimi real i lidhjes së gazit me Rumaninë”, shtoi nga ana e vet kryeministri Bojko Borisov. Ai nuk harroi të rikujtojë dimrin e ftohtë të vitit 2009, kur filloi kërkimi i burimeve alternative të lëndës së kaltër djegëse. Qëllimi i lidhjes së gazit me Rumaninë është që “Bullgaria të mos gjendet përsëri në “situata të ftohta” – shtoi kryeministri Bojko Borisov gjatë ceremonisë zyrtare.

Projekti për lidhjen midis sistemeve të gazit të Bullgarisë dhe Rumanisë është me gjatësi 25 km. 15 km prej gazsjellësit janë në territorin bullgar, 8 km – në territorin rumun, kurse 2 km do të kalojnë nën lumin Danub deri në qytetin Ruse. Vlera e gazsjellësit kap shumën 24 mln euro. 9 mln euro janë financim falas nga Programi energjetik evropian për rimëkëmbje. Kapaciteti maksimal i gazsjellësit do të jetë 1.5 mlrd metra kubikë, që është afro gjysma e konsumimit vjetor të gazit në Bullgari. Pritet që ndërtimi i lidhjes së gazit të Bullgarisë dhe Rumanisë të përfundojë më 31 maj 2013. Pjesa e projektit, e cila do të kalojë nën lumin Danub, do të ndërtohet sipas një metode të re për Bullgarinë. Gazsjellësi transkufitar nuk do të vihet në fundin e lumit, por do të kalojë rreth 2-3 metra nën të. Sipas ekspertëve bullgarë kështu do të ruhet krejtësisht flora dhe fauna e lumit dhe nuk do të vështirësohet lundrimi i anijeve, pavarësisht nga niveli i lumit. Ndërtimi real në dy brigjet e Danubit do të fillojë gjatë muajit tetor. Ai do të zbatohet nga një konsorcium prej firmash bullgare dhe rumune.

Ekspertë në këtë sferë komentojnë se lidhja e gazit me Rumaninë nuk do të çojë deri në një ndryshim të konsiderueshëm të burimeve të lëndës djegëse për Bullgarinë, sepse roli i gazsjellësit të ri transkufitar është ta sigurojë vendin tonë me lëndë djegëse në një krizë eventuale. Sasitë e vogla të gazit, të cilat mund të transportohen nëpërmjet gazsjellësit të ri, nuk mund të ndikojnë mbi tregun e gazit te ne. Më shumë shpresohet tek lidhjet e gazit me Greqinë dhe Turqinë. Pritet që deri në fund të këtij viti të vihet fillimi i interkonektorit për gaz të lëngëzuar natyror nga Greqia, kurse lidhja alternative e gazit me Turqinë do të ndërtohet, pasi përfundojnë bisedimet rreth transferimit. Gazsjellësi, i cili do të na lidhë me Serbinë, do të fillojë të ndërtohet gjatë vitit tjetër. Kështu brenda disa vitesh Bullgaria do të ketë furnizime alternative gazi nëpërmjet lidhjes së rrjetit të saj gazsjellës me shtetet fqinje.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sindikatat kërkojnë rritjen e pagës minimale me 15.7%

Paga minimale nga viti 2025 duhet të jetë 1080 leva (542 euro), tha Ljubosllav Kostov, kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Ai mori pjesë në konferencën "Direktiva evropiane për pagën minimale: mundësitë për sindikatat..

botuar më 24-05-22 12.20.MD
Banka Kombëtare Bullgare

BNB forcon kontrollin mbi dhënien e kredive hipotekare

Bordi Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) urdhëroi bankat në vend që të aplikojnë një grup minimal prej 6 treguesish për monitorimin e standardeve të kredisë gjatë dhënies dhe rinegocimit të kredive siguruar me pasuri të paluajtshme banesore...

botuar më 24-05-21 9.43.PD
Jordanka Çobanova

Anëtarësimi në BE i ka sjellë Bullgarisë të ardhura neto prej mbi 21.3 miliardë euro

Që nga viti 2007, kur Bullgaria hyri në BE, të ardhurat reale në vend u rritën më shumë se 3 herë. Fuqia blerëse u rrit me 20%. Në vitin 2006, interesi i kredive hipotekare në vend ishte 8%, tani është 2.8%. Për 17 vjet, Bullgaria kontribuoi 9,056..

botuar më 24-05-20 1.22.MD