Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkencëtarët bullgarë krijuan një frutë të re

“Stendesto” nuk është një lloj gjenetikisht i modifikuar, por gërsheton cilësitë ushqimore të dy frutave.
Foto: bnt.bg
Shkencëtarët bullgarë arritën të krijojnë një frutë të re botanike – “Stendesto”. Bëhet fjalë për përgjigjen bullgare të të ashtuquajturit “plumcot” në SHBA – një hibrid i njohur midis kumbullës dhe kajsisë. Ky lloj i kryqëzuar, i cili gërsheton shijet dhe cilësitë ushqimore të dy frutave, është rezultat i eksperimenteve shumëvjeçare shkencore të një ekipi nga Instituti i frutikulturës në qytetin e Plovdivit. Përveç se është shumë i qëndrueshëm ndaj sëmundjeve, produkti është shumë i shijshëm dhe i dobishëm – thonë specialistët. Fidanët e parë do të përhapen në treg vjeshtën tjetër. Ndërkohë ndaj frutës origjinale shfaqin interes si tregtarë, ashtu dhe seleksionues nga mbarë Evropa.

“Prindërit” e llojit të ri botanik “Stendesto” janë kumbulla blu e llojit “Stenlej” dhe kajsia “Modesto”. Fruta ka formën e kumbullës dhe ka ngjyrëvjollce të errët, është mbuluar me push dhe është aromatike si kajsia, pemët lindin tre – katër vjet pas mbjelljes së tyre, kurse frutat piqen në fillim të muajit gusht. “Më interesantja është se lloji është në kundërshtim me të gjitha rregullat e gjenetikës – thotë me krenari docenti Argir Zhivondov, drejtor i Institut të frutikulturës në Plovdiv. – Kumbulla e zakonshme blu ka 48 kromozome, kurse kajsia ka vetëm 16, domethënë kumbulla ka tri herë më shumë Argir Zhivondovkromozome sesa kajsia. Sipas rregullave të gjenetikës kjo nuk lejon kryqëzimin e tyre, por megjithatë ne arritëm të krijojmë një lloj të ri botanik duke i kombinuar këto dy fruta. Në fakt kryqëzime të tilla ndodhin jo vetëm në kushte laboratorike, por dhe në natyrë.”
Përveç kësaj produkti “Stendesto” nuk është gjenetikisht i modifikuar. Vetëm procesi i pjalmimit është artificial.
“Plumcot-i përtej oqeanit është rezultat i kryqëzimit midis kumbullës dhe kajsisë japoneze, të cilët përveç kësaj disponojnë 16 kromozome dhe kanë pajtueshmëri gjenetike, kurse ne realizuam variantin më të vështirë, duke kryqëzuar kumbullën më të vogël evropiane me kajsinë, midis të cilave, siç tashmë përmendëm, ka shpërpjesëtim të kromozomeve” – vuri në dukje docenti Zhivondov.

Sipas specialistëve plumcot-i ynë është më i shijshëm dhe aromatik. Nëse fruta është pjekur mirë, përmbajtja e sheqerit në të është 17 për qind dhe është shumë e përshtatshme për përgatitjen e rakisë – një pije tradicionale bullgare. Përveç kësaj “Stendesto” është shumë i përshtatshëm për përgatitjen e marmelatave dhe reçeleve. Pritet që fruta e re të shkaktojë një bum të vërtetë në tregun bullgar, pse jo dhe në tregun e huaj.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD
Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD