Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pirin – mali magjepsës

Viti 2012 është vit jubile për Parkun Kombëtar “Pirin” – mbushen 50 vjet nga shpallja e tij për territor të mbrojtur. Në lidhje me këtë u organizuan dhe po vazhdojnë të realizohen aktivitete të ndryshme, qëllimi i të cilëve është që t’i njohin miqtë e parkut me magjinë e njërit prej maleve më të bukura – Pirin.

Mes tyre është dhe ekspozita e fotografit Aleksandër Ivanov, i cili u bë i njohur kohët e fundit rreth ekspozitës së tij fotografike “Bullgaria përmes vështrimit të zogut”. Punimet e tij, kushtuar malit Pirin, do t’i gëzojnë banuesit dhe miqtë e qytetit Bansko në fillim të muajit tetor. Pas kësaj ekspozita, e cila përfshin 60 pano, disa prej të cilave – kolazhe prej fotografive të ndryshme, do të prezantohet në disa qytete të tjera bullgare, mes të

© Foto: alexanderivanov.com

cilave mbase edhe në kryeqytet: “Ekspozita paraqet jo vetëm fotografi të peizazheve nga mali Pirin, por edhe fotografi të njerëzve, të cilët jetojnë në mal dhe janë të lidhur ngushtë me të – sqaron Aleksandër Ivanov. – Marrin pjesë foto nga qyteti Bansko, nga qyteti Razllog, Dobrinishte, nga Kresna dhe nga Manastiri i Rozhenit, që gjendet në malin Pirin. Përgjithësisht në ekspozitë janë përfshirë 128 fotografi, prej të cilëve 44 janë bërë nga ajri, 84 janë të fotografuara nga toka, kurse në 30 për qind nga fotografitë ka prani të njerëzve. Bëra dhe një bllok-tablo, në të cilin vendos jo vetëm një fotografi, por nga disa – që nga 2 deri më 6, me të cilën bëra një tregim për vendin konkret ose objekt fetar, lidhur me malin. Për shembull kam bllok për Kupën botërore në ski për meshkuj, për njerëzit, të cilët gjatë kësaj vere realizuan një marshim ekologjik në mal për spastrimin e malit Pirin. Janë paraqitur dhe fotografi të malit përmes stinëve të ndryshme, vende emblematike në Pirin si për shembull maja Vihren, Konçeto, Popovo ezero... Vendet dhe njerëzit, të cilët më kanë bërë përshtypje, i tregova me gjuhën e fotografisë, që të mund njerëzit të fitojnë një përfytyrim për larminë e malit. Unë shkoj prej më shumë se 40 vjet në të, fotot në këtë ekspozitë janë nga të fundit gjatë këtyre 4-5 vjetëve, por ka dhe nga më përpara. Për mua shumë kureshtare janë fotografitë nga fshati i Pirinit Vllahi. Aty u njoha me një njeri shumë të veçantë i cili rrit dele, kalë, qen... Mali me të vërtetë është i madhërishëm dhe njeriu, duke u afruar deri te vendet e vjetra dhe të reja në të, pasurohet. Jam bindur se, mali lind njerëz të fort dhe luftarak. Komunikimi me të na bën më të mirë.”

Gjatë vitit 2013 do të ketë edhe një përvjetor tjetër për parkun “Pirin” – 30 vjet nga përfshirja e tij në listën e UNESKO-s për pasurinë botërore. “Shpresoj që edhe në sajë të kësaj ekspozite, gjithnjë e më shumë njerëz ta lidhin malin Pirin me llojet e rralla bimore dhe shtazore, të cilat takohen këtu, me zanatet dhe ushqimet vendase, si edhe me ski-pistat dhe sportet dimërore. Ata kanë vendin e vet, por për ne është me një rëndësi të madhe të ruajmë dhe të mbrojmë malin për brezat e ardhshëm”, i tillë është mesazhi i fotografit Aleksandër Ivanov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët dhe gjuhëtarët kujtuan në Caribrod histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi

Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..

botuar më 24-07-04 7.30.PD

Lektoratet e gjuhës bullgare luajnë një rol të rëndësishëm në "ndezjen" e interesit drejt Bullgarisë në mbarë botën

Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..

botuar më 24-07-03 7.30.PD
Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD