Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takime të së dielës

Sot të rinjtë përdorin kryesisht internet për të komunikuar me njeri-tjetrin.
Foto: BGNES
Sot kur mënyra e komunikimit anembanë botës u shndërrua tërësisht dhe kur rrjetet sociale zënë vend gjithnjë e më të konsiderueshëm në jetën e njeriut shtrohet çështja e sjelljes sonë online. Një hulumtim të bërë mes 406 përdoruesve bullgarë të moshës nga 18 deri në 45 vjeç nxori në pah fakte tepër interesante. Çfarë është përqindja e bullgarëve të cilët vetëm “konsumojnë” në rrjetet sociale dhe sa prej tyre ndajnë të dhëna personale. Cilët janë më aktivë – meshkujt apo femrat? Në ç’vende bullgarët preferojnë të përdorin internet dhe sa kohë rrinë online? Përgjigja e këtyre pyetjeve sigurisht do të plotësojë pamjen e bullgarit bashkëkohor. Pa dyshim të gjithë ne e dimë të mirat e rrjeteve sociale, mirëpo nuk e vëmë në diskutim të gjerë temën për rrezikun e tyre sidomos te fëmijët. Nga njëra anë qëndron problemi i vjedhjes së të dhënave personale nga hakerët, kurse nga ana tjetër është qasja te informacione për narkotikë, te pornografia e fëmijëve etj.

Sekretet e numrave të magjisë gjithmonë kanë tërhequr publikun. Magjistarët përbëjnë një pjesë të veçantë në shoqëri dhe krijojnë shumë emocione befasuese. Nga fillimi i muajit tetor teleshikuesit e programit Discovery Channel mund të ndjekin shfaqjet misterioze të iluzionistit Dinamo. Si ka vendosur ai t’i përkushtohet profesionit të iluzionistit dhe si karakterizon numrat e veta, do të mësoni po të klikoni mbi ikonën AUDIO.
По публикацията работи: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD