Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U nda nga jeta bilbili i Maqedonisë së Pirinit – Ilia Argirov

Më 17 nëntor të këtij viti në moshën 80 vjeç ndërroi jetë këngëtari më i njohur bullgar i këngëve të krahinës maqedonase Ilia Argirov. Bilbili i Maqedonisë së Pirinit ka lindur në Sveti Vraç, sot Sandanski, më 19 mars të vitit 1932.

© Foto: arkiv

Ilia Argirov ka kënduar në ansamblin për këngë maqedonase “Goce Dellçev”, ka realizuar shumë incizime për fondin e Radios Kombëtare Bullgare. Në vitin 1959 Ilia Argirov u bashkua me grupin e njohur folklorik “Pirin” me ftesë të udhëheqësit të tij Kirill Stefanov dhe mbeti solist i grupit në vazhdim të tri dekadave. Këngët e tij rrëfejnë për historinë e lavdishme bullgare, për jetën e rëndë të kurbetçinjve, për bukurinë e malit Pirin, për bukurinë e bullgares, për rininë dhe dashurinë.

Ilia Argirov ka mbi 200 këngë të incizuara, 7 albume më vete dhe shumë pjesëmarrje të tjera në albume të vogla dhe të përbashkëta me këngë popullore bullgare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Të dua" – një këngë e re nga supergrupi "Fondacijata"

"Fondacijata" (Fondacioni) prej kohësh e tejkaloi statusin e një grupi muzikor. Ai u bë një institucion i dedikuar kauzës së ndërtimit të urave midis së kaluarës dhe së tashmes me këngë bullgare të përjetshme. Doni, Ivan Leçev, Sllavço Nikollov..

botuar më 25-06-09 6.10.PD

"Atdheu ynë i dashur"

Në fillim të viteve ’70 të shekullit XX, Bullgaria këndonte tre këngë që vazhdojnë të jenë shumë të dashura edhe në ditët e sotme. Në vitin 1970, “Një trëndafil bullgar” nga kompozitori Dimitër Vëllçev, në interpretimin e papërsëritshëm të Pasha..

botuar më 25-06-06 6.30.PD

“Ostava” me një “Kujtim” melankolik

"Kujtimi" është titulli i këngës më të fundit të Grupit “Ostava”, e cila na çon te albumi i ardhshëm i grupit. Përderisa kënga e tyre e mëparshme "Fajtori" ishte e mbushur me emocione të thella dhe probleme të përjetshme, "Kujtimi" kombinon një..

botuar më 25-06-05 2.40.MD