Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Programorët – me pagat më të larta në Bullgari

Foto: EPA/BGNES
Specialistët në fushën e teknologjisë së informacionit në Bullgari janë të paguarit më mirë. Rroga e mesme është rreth 1160 euro. Megjithëse marrin mjaft para për standardin e jetesës në vend, rrogat në sektor vazhdimisht rriten. Të dhënat e hulumtimeve tregojnë se programorët dhe farmacistët paguhen shumë mirë. Rroga e mesme në periudhën janar-shator u rrit me gati 25 euro dhe arriti 392 euro. Mirëpo, kjo rritje u bë në llogari të rritjes dinamike të pagave të larta. Sipas hulumtimit të gazetës vendase “24 orë” shpërblimet e ulëta a nuk lëvizin fare, a rriten minimalisht.

Sipas të dhënave të Dhomës Bullgare të Bujqësisë paga në industrinë e nxjerrjes u rrit me afro 200 euro dhe gjatë shatorit arriti 750 euro. Me gati 50 euro u rritën rrogat e mesme gjatë nëntë muajve të parë të vitit në fushën e prodhimit të koksit dhe të produkteve të naftës së rafinuar. E njëjta rritje vërehet në sektorin e energjetikës, ku paga arriti afro 750 euro. Edhe shpërblimet mujore të financierëve dhe specialistëve në fushën e sigurimeve u rritën gjithashtu me 50 euro në raport me një vit më parë. Rroga mesatare e botuesve, producentëve të filmit dhe të punësuarve në radio dhe televizion arriti 550 euro.

Më pak të paguar janë të punësuarit në administratë. Nga fillimi i vitit paga e tyre u rrit mezi me 5 për qind. Në fushën e hotelerisë rritja e shpërblimeve mujore është në varësi të sezonit turistik, sqaron z. Grigor Dimitrov, drejtor i Departamentit të Sigurimeve pranë Dhomës Bullgare të Bujqësisë. Rroga mesatare e mësuesve vazhdon të jetë pak mbi 350 euro, d.m.th. tri herë më pak se paga fillestare e programorit dhe njëkohësisht dy herë më e ulët se paga e specialistit në fushën e sigurimeve. Në sektorin e shëndetësisë gjendja është kritike. Rroga mesatare mujore është rreth 370 euro. Nëntë muajit e parë të vitit u rritën pagat në fushën e bujqësisë. Znj. Violeta Ivanova nga Instituti i Hulumtimeve Sociale dhe Sindikale pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari sqaron se rritja e shpërblimeve në fushën e bujqësisë kanë të bëjnë me shkurtimet nga puna, si dhe me subvencionet e shtuara për bujqësorët. Megjithë rritjen e shënuar në bujqësi, shpërblimet mujore vazhdojnë të jenë mbi nivelin mesatar të vendit.

Mbi nivelin e rrogës mesatare në Bullgari janë shpërblimet në industrinë e ushqimit dhe tekstilit, në prodhimin e lëndëve të drurit, në fushat e ndërtimit, tregtisë, hotelerisë, veprimeve administrative dhe të kujdesit mjekësor e social. 313 mijë bullgarë marrin pagë deri 300 euro. Rroga mesatare në sektorin publik është më e lartë se ajo në sektorin privat, thotë z. Dimitrov. Gjithnjë e më pak firma private rrisin shpërblimet mujore për shkak të krizës ekonomike. Edhe pse rriten çmimet e energjisë elektrike, tatimet dhe taksat, shumë firma private fillojnë të punojnë në sektorin ilegal të ekonomisë.

Vazhdon të thellohet dallimi midis qyteteve të mëdha dhe të vogla për sa u përket punësimit dhe pagave, hulumton Dhoma Bullgare e Bujqësisë. Çdo i dyti i punësuar në Bullgari është me banim në kryeqytet dhe në qytetin e dytë për nga madhësia, Plovdiv. Gjithsej tre e katërta e të punësuarve është përqendruar në 10 qytetet më të mëdha të vendit. Ndërkaq, në rrethet Montana (Bullgari Veriperëndimore), Silistra (Bullgari Verilindore), Smoljan (Rodopet e Mesme) etj., popullsia po pakësohet. Në shumicën e qyteteve bullgare rroga mesatare mujore është mbi 300 euro.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viza Shengen bullgare nuk garanton hyrjen në zonën e përbashkët

Bullgaria lëshon viza Shengen vetëm për qëndrime afatshkurtra. Deri në fund të korrikut, ato janë mbi 35 000, sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me publikimet në media për vizat Shengen të lëshuara nga Bullgaria për..

botuar më 24-08-13 9.54.PD
Foto: Shkolla bullgare

Një shkollë bullgare në Gjenevë feston 40 vjetorin me konkursin "Përralla për jogurtin"

Ideja kryesore e konkursit është të stimulojë potencialin krijues të të gjithë bullgarëve patriotë të moshës shkollore dhe parashkollore, të ruajë kujtimin e Dr. Stamen Grigorov - mikrobiologut dhe mjekut bullgar që përshkroi bakterin Lactobacillus..

botuar më 24-08-10 8.15.PD

Shkaba egjiptiane po kthehet në Bullgari

Shkaba egjiptiane, ose Kali i Qyqes,/ Neophron percnopterus/ po kthehet pasi ishte në prag të zhdukjes, njofton Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Ata kanë konstatuar një numër rekord prej 35 territoresh ku bën fole shkaba egjiptiane,..

botuar më 24-08-09 5.31.MD