Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Irlanda do ta përkrahë Bullgarinë për Shengen

Ambasadori i Irlandës, z. Xhon Rouan dhe ministri i menaxhimit të mjeteve të BE-së, z. Tomisllav Donçev
Foto: BGNES
Irlanda është gati ta përkrahë Bullgarinë për aderim ndaj zonës Shengen. Këtë e deklaroi për Radio Bullgarinë ambasadori i Irlandës në Sofje, Shkëlqesia e Tij, z. Xhon Rouan. Vendi ka marrë mandat ta vendosë çështjen përpara Këshillit të Bashkimit Evropian të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme gjatë këtij marsi, vuri në dukje ai. Ai është një pjesë nga prioritetet e Irlandës gjatë gjashtë muajve të ardhshme në krye të Bashkimit Evropian. Ato u paraqitën nga ambasadori Rouan në debatin publik në kryeqytet me temë “Bashkimi Evropian gjatë kohës së Kryesisë Irlandeze dhe ku është Bullgaria?” me pjesëmarrjen e ministrit mbi menaxhimin e mjeteve nga Bashkimi Evropian, z. Tomisllav Donçev. Të dytë janë optimistë për të ardhmen e Evropës.

Mes prioriteteve të Kryesisë Irlandeze janë rritja ekonomike dhe krijimi i vendeve të reja të punës, stabiliteti fiskal dhe ekonomik. Detyrat kyçe janë akoma krijimi i bashkimit bankar dhe sistemi për paralajmërim të herët për tronditje financiare dhe ekonomike, si dhe evitimi i papunësisë rinore. Detyra të rëndësishme janë dhe veprimtaria shkencore dhe studimore, inovacionet, zgjerimi i ekonomisë digjitale. Në fushën e politikës së jashtme Irlanda do të vazhdojë politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Vendi është i bindur se më 1 korrik, Kroacia do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe se do të vazhdojnë bisedimet për anëtarësi evropiane me vendet nga Ballkani si Turqia, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria, vuri në dukje ambasadori Rouan.

“Gjatë këtyre gjashtë muajve Irlanda do të shfrytëzojë përvojën e vet kombëtare në stabilitetin fiskal dhe ekonomik për kapërcimin e krizës përmes thellimit të kohezionit dhe krijimit të më shumë vendeve të punës në të gjithë Evropën, përfshi Lituaninë dhe Greqinë – shpjegoi Xhon Rouan. – Irlanda udhëhiqet gjithmonë nga parimet e sinqeritetit, çiltërsisë dhe transparencës. Kryesia Irlandeze dallohet me etapën pas krizës të Bashkimit Evropian dhe me disa fokuse kyçe të fokusuara ndaj njerëzve për garantimin e stabilitetit fiskal dhe ekonomik. Duhet të vendosim baza të qëndrueshme të stabilitetit në BE-në, me fjalë të tjera, ta lidhim këtë hap të rëndësishëm me qëllimet e qëndrueshme. I rëndësishëm është dhe besimi te bankat. Nuk mund të zhvillohemi, në qoftë se investitorët dhe konsumatorët nuk kanë besim në bankat.”

Mes prioriteteve të Irlandës në periudhën 1 janar-1 korrik 2013, në krye të Bashkimit Evropian, shumë të rëndësishme për Bullgarinë është pranimi në zonën Shengen. A do të mund Bullgaria të mbështetet te ndihma e Irlandës, si gjatë vitit 2004 gjatë kryesisë së saj të mëparshme, kur Bullgaria bëri një hap të rëndësishëm për anëtarësi në Bashkimin Evropian, akoma më tepër se, prej kohe është krejtësisht e gatshme për këtë? Për Radio Bullgarinë komenton Shkëlqesia e Tij, z. Xhon Rouan:
“Po, do t’i ndihmojmë Bullgarisë për hyrje në Shengen. Kemi dhe mandat për këtë. Por Irlanda nuk e lidhë temën Shengen me Kryesinë. Mendojmë se Bullgaria i ka kryer të gjitha kriteret e domosdoshme, që të bëhet anëtare e Shengenit dhe jemi gati t’u përkrahim. Por ka dhe vende të tjera, të cilat mendojnë në mënyrë më të ndryshme. Si tërësi këtu bëhet fjalë për besim ndaj Bullgarisë. Për shembull, mbi çështje si korrupsioni, reforma e mëtejshme gjyqësore. Aty duhet të arrihet përparim. Ne jemi optimistë, se kjo do të bëhet fakt, më në veçanti në fushën e reformës gjyqësore. Irlanda do të paraqesë vështrimin e vet kombëtar mbi çështjen e Këshillit të Bashkimit Evropian gjatë muajit mars. E pikërisht, se Bullgaria dhe Rumania janë gati të hyjnë në Shengen, me fjalë të tjera, do ta vëmë çështjen.”

Përveç aderimit në etapa të Bullgarisë ndaj Shengenit, shumë e rëndësishme për Bullgarinë është miratimi i kornizës së ardhshme buxhetore të Bashkimit Evropian, mendon ministri Tomisllav Donçev. Ai është i bindur se, jo vëllimi i mjeteve evropiane, por efekti prej tyre është më i rëndësishëm për zhvillimin e regjioneve tona: “Sfida tjetër e madhe është ta zgjidhim mosmarrëveshjen e vjetër – cila duhet të jetë rritja: e qëndrueshme, e gjelbër, blu, e matur, kurse sipas disave para së gjithësh e lartë. Por unë pretendoj se, ajo duhet të jetë e matur, e qëndrueshme, e gjelbër, digjitale dhe në të njëjtën kohë të lartë” – është i mendimit ministri Donçev.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kompleksi arkeologjik

Jeta e trakëve dhe zbulimet e shkencëtarëve vendas – në fokus në "Lugina e mbretërve trakë"

“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..

botuar më 25-02-22 7.30.PD

Në botën magjike të "fëmijëve të Ivan Vazovit" dhe të gjuhës bullgare në Paris

“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..

botuar më 25-02-21 7.30.PD

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD