Viti 2012 ishte shumë i suksesshëm për grupin “Deep Zone Project”. Interpretimi i tij “I love my DJ” u dekorua në kategorinë e këngës më të mirë DJ në ndarjen e Çmimeve Vjetore të Muzikës së Klubit.
“E vlerësojmë lart këtë se për ne votuan mbi 20 mijë veta. Jemi mirënjohës për ndihmën e fansave tanë. Nuk do t’i zhgënjejmë kurrë. Le ta ruajmë magjinë e cila ekziston në mes nesh.” Këtë koment “Deep Zone Project” e ka hedhur në faqen e tij zyrtare në internet. Grupi është themeluar më 1998 në qytetin bregdetar Varna. Albumi i tij i parë “Eja, lind” u prit shumë mirë nga dëgjuesit dhe kënga me të njëjtin titull, ku merr pjesë dhe prezantuesi shakaxhi Kamen Vodeniçarov, shpejt zuri vendet e para të klasifikimeve muzikore.
“Deep Zone Project” vazhdimisht merr pjesë në festivale, mbrëmje në klube dhe koncerte në SHBA, Britani të Madhe, Portugali, Maltë etj. Gjatë 2007-ës grupi përfaqësoi Bullgarinë në Konkursin e Këngës “Eurovizion”. Interpretimi “DJ, take me away” u bë një hit i vërtetë.
© Foto: deepzoneproject.com
Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..
Petko Sllavov është një krijues kompleks - në fushën e muzikës e njohim si autor i teksteve dhe interpretues (këngëtar, basist dhe kitarist) në projektet e tij solo dhe në grupet “Airbag” , “Terpentina” dhe formacioni muzikor i shfaqjes "Zogjtë e..
Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë..