Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtëpia e Bukës “Sh. Kristofor” mëson në durim dhe dashuri

Mirë se erdhët!
Foto: bread-art-house.org

Njëra nga vatrat e reja kulturore në Bullgari gjendet në qytetin Gabrovo. Ideja e hapjes së qendrës është e Nadezhda Savovës dhe ajo e hapi atë më 2009. Gjatë asaj kohe Nadezhda ka mbrojtur tezën e doktoratës në SHBA. Tema e punimit shkencor u është kushtuar vatrave kulturore në Bullgari. Pranë vatrës kulturore në Gabrovo ajo ka themeluar një shtëpi të bukës me emrin “Sh. Kristofor”. Kjo shtëpi përbën një punishte ku njerëz të ndryshëm mblidhen për të bërë terapi përmes gatimit të bukës. Nadezhda ka bërë një pelegrinazh në Vitleem. Ka mësuar se Vitleem do të thotë “qytet i bukës”. Kështu i ka ardhur ideja që të krijojë një vend i cili të vizitohet nga njerëzit e moshës së ndryshme dhe pa dallim feje, gjinie e etnie. Koncepti ishte që kjo shtëpi të jetë një vatër shpirtërore, sociale e kulturore.

Më së shumti organizohen aktivitetet të cilat inkurajojnë jetimët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara mendore e fizike. Çdo herë mblidhen rreth 20-30 veta, të cilët gatuajnë bukë në furrë. Organizatores, Sillvia Nedellçeva, i bëjnë përshtypje fëmijët me autizëm. Për mendimin e saj ata kanë talent në gatimin e bukës.

© Foto: bread-art-house.org


“Fëmijët me autizëm janë të moshës nga 2 deri në 7 vjeç. Ne i njohim ata me përbërësit e brumit në mënyrë argëtuese – sqaron Sillvia. – Fëmijët përqendrohen mbi punën më se një orë. Kjo më bën përshtypje të madhe. Ja pse filluam t’i vizitojmë ata më dendur. E gatuajnë brumin sikur janë të rritur dhe gjithë jetën e kanë bërë ketë. Në të vërtetë janë shumë të interesuar. Kështu takimet tona zhvillohen duke u kënaqur dhe duke u argëtuar. Muajt e fundit në këtë aktivitet u përfshinë dhe prindërit e tyre. Përmes bukës ne bëjmë terapi dhe vëzhgojmë efektin pozitiv mbi fëmijët me autizëm. Së shpejti do të nxirren dhe botime shkencore lidhur me çështjen. Shumë qendra të tjera kulturore në vend duan të përfitojnë nga metoda përmes bukës.”

Ku gjendet Shtëpia e Bukës dhe si pajiset ajo?

“Në fakt, këndi special për takime dhe bisedime është shtëpi e vjetër e stërgjyshes së Nadezhda Savovës – sqaron Sillvia. – Në terapi pjesëmarrësit i sjellin me veten produktet e duhura – miellin, kripën dhe sheqerin. Bile vitin e kaluar vetë e kishim blerë grurin dhe e çuam atë në një mulli në afërsi të Gabrovos. Babai im gjithashtu na përkrah, duke na siguruar drurët për ta pjekur brumin. Me profesion jam skulptore dhe gjej shumë ngjashmëri midis punës me brumin dhe asaj me deltinën. Bëjmë spektakle me kukulla të pjekura dhe pastaj i hamë ato. Çdokush i cili na viziton, shikon se e kryejmë këtë punë me entuziazëm dhe e kemi për qëllim kënaqësinë e njerëzve.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Gergana Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD