Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Pliska gjeten disa artefakte pa analogji në botë

Foto: bulgariatravel.org

Gjatë sezonit të kaluar arkeologjik në Bullgari u gjetën 20 pllaka të vogla e të rrumbullakëta prej qelqi. Këto u gërmuan në kryeqytetin e vjetër bullgar – Pliska (nga fundi i shek. VII deri në fund të shek. IX) në themelet e një arene guri. Në pesë nga të gjitha 20 pllakat është pikturuar një figurë e artë burri. Bëhet fjalë për një ushtar i cili është i rrethuar me hardhi. Në njërën nga pllakat burri mban dorën e një gruaje. Kjo e fundit paraqitet e veshur me hiton. Sipër figurave ka edhe një rreth tjetër prej qelqi. Deri tashti pllakat e vogla nuk kanë analogji në botë. Sipas studiuesve, personazhet e pllakave kanë të bëjë me Lindjen, më tepër me Kalifatin e omajadëve.

“Dihet së në atë kohë, d.m.th. gjatë Mesjetës, Bullgaria ka pasur marrëdhënie me këtë kalifat – sqaron arkeologu dr. Andrej Allaxhov. – Për këtë dëshmon pallati i kanit bullgar Krum (803-814) në Pliska i cili u ngjan pallateve të princave omajadë në shkretëtirë. Pllakat dëshmojnë për lidhjet kulturore në mes të shtetit bullgar dhe kalifatit. Zbulimi daton nga shek. X. Është e mundur që pllakat të kenë qenë të pikturuara në Kostandinopojë. Gjatë asaj kohe teknologjia rifilloi së përdoruri në qytetin e madh buzë Bosforit, pasi ishte e ndërprerë kur u shkatërrua Perandoria Romake. Artefaktet nuk janë të bëra në Bullgari, sepse atëherë në vend nuk është përdorur teknologjia e pikturimit të figurave të arta në hapësirën midis dy lloje qelqi. Një dëshmi indirekte për origjinën lindore të pllakave ka të bëjë me oksidet e bërjes së qelqit. Këto okside janë shumë të rralla dhe përdoren kryesisht në Lindje – në Iran, Egjipt dhe Siri.”

© Foto: Veneta Pavllova


Më se 100 vjet arkeologët e studiojnë kryeqytetin e parë bullgar – Pliska. Specialisti z. Allaxhov thotë se ky qytet mesjetar nuk gëzon shumë sende arkeologjike. Në periudhën kur kryeqytet i dytë është bërë Presllav, banorët e Pliskës janë larguar nga vendi në mënyrë të organizuar bashkë me sendet e tyre. Nuk është e rastit se gjatë gërmimeve të vazhdueshme u gjetën kryesisht sende pa vlerë të madhe – 10 monedha ari, shigjeta, thika, topuzë etj. Këto sende banorët i kanë lënë në Pliska. Ja pse është për t’u çuditur se u gjetën këto pllaka qelqi të punuara me mjeshtëri.

Pse Pliska u zëvendësua me Presllavin?

Argumenti më bindës është feja. Bullgarët janë kthyer në të krishterë në shek. IX-të. Komandantët e rinj të shtetit bullgar kanë dashur të ndërprisnin lidhjet me paganizmin. Në Pliska ka pasur 4 tempuj paganë, kurse kryeqyteti i ri Presllav është ndërtuar sipas modelit të një qyteti të krishterë – me kisha dhe manastire. Gjithsesi, në Pliska ende mund të shihen pjesë shumë tërheqëse të fortifikimeve të dikurshme.

“Ndërtimi i Pliskës është njëra nga ngjarjet më mistike në Mesjetën e hershme. Kryeqyteti u ndërtua në shekujt e errët të Evropës – shek. VII-IX – sqaron arkeologu Allaxhov. – Janë ngritur blloqe të mëdha guri, pallate të furnizuara me ujë, ngrohje nën dysheme e pishina. Në atë kohë Pliska ka qenë tri herë më e madhe se Kostandinopoja. Ndërtesat e saj mesjetare kanë të bëjnë me periudhën e vonshme të Romës. Si duket, kan Krum ka gëzuar mjaft holla dhe materiale ndërtimore për ta krijuar qytetin më të madh të asaj kohe në Evropë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

E Shtuna e Shpirtrave

Çdo vit të shtunën para festës së madhe të krishterë të Rrëshajëve, Kisha kremton të Shtunën e Shpirtrave që është e dyta brenda vitit, të cilën populli bullgar e quan ndryshe edhe si e Shtuna e Shpirtrave e Qershisë, sepse përkon gjithmonë me stinën e..

botuar më 24-06-22 8.00.PD

Thesaret trake do të paraqiten në një ekspozitë botërore në SHBA

Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..

botuar më 24-06-20 12.03.MD
Parku Kombëtar - Muze „Kalaja e Samuilit”

Rajoni i qytetit të Petriçit, ku historia merr jetë

Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..

botuar më 24-06-16 7.50.PD