Nga data 3 deri më 6 prill sallat e Panairit të Plovdivit kthehen përsëri në një vend të shenjtë të Bacchusit. Për herë të 20 të radhës aty po zhvillohet ekspozita e përvitshme “Vinaria”, pa dyshim më prestigjiozja për regjionin, i cili ka fituar një vend të denjë në kalendarin e ekspozitave të verërave në Evropë.
Në konkursin ndërkombëtar të zhvilluar në prag të forumit për dekoratën “Ritoni i art” morën pjesë pije prej 45 kantinave, me një të tretë më shumë nga viti i kaluar, që dëshmon për interesin vazhdimisht në rritje ndaj “Vinaria”. Më shumë se gjysma e pretendentëve ishin nga jashtë – si kantina nga shtetet me renome të afirmuar si Franca dhe Italia, ashtu dhe nga shtete, të cilat kërkojnë vendin e vet në tregun botëror si Moldavia ose Azerbajxhani. Që sot vizitorët e panairit kanë privilegjin të degustojnë në vend eliksiret e dekoruara.
© Foto: BTA
Në kontekstin e deficitit botëror gjatë këtij viti prej mbi 1 miliardë butile me verë, gjendja shpirtërore e ekspozuesve është pak e ngritur, me qenë se kërkimi do të jetë më i madh nga zakonisht. Mangësia e pijes magjepsëse u dedikohet kushteve të këqija atmosferike gjatë vitit të kaluar, të cilat çuan deri në rendimente më të ulëta të rrushit. Kurse kjo është një shans i shkëlqyer për prodhuesit, të cilët kanë grumbulluar rezerva nga vitet e fundit, ti shesin me sukses. Gjatë këtij viti pjesëmarrësit në “Vinaria” janë mbështetur mbi verëra me shije dhe aroma befasuese.
“Po vihet re qartazi synimi drejt një unikalitet, duke u përdorur varietete të reja ekzotike dhe grupime jo të zakonshme, kurse kjo krijon një larmi të madhe – komenton kryetari i Dhomës Kombëtare të Vreshtarisë dhe të Verërave, prof. Pllamen Mollov. – Aroma dhe shije të bimëve, të kafesë, kokos, të frutave të egra dhe luleve ekzotike dallojnë një pjesë nga koleksionet e reja të verërave, të cilat prezantohen në “Vinaria 2013”.
© Foto: BTA
Gjatë seancës së kaluar të PE-së, u prezantuan parametrat më të rëndësishëm të buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme, një procedurë jashtëzakonisht komplekse që kërkon marrëveshje të plotë midis shteteve anëtare, dhe që ndërlikohet më tej në..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i..
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..
Gjatë seancës së kaluar të PE-së, u prezantuan parametrat më të rëndësishëm të buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme, një procedurë..