Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Peshku i Detit të Zi është më pak i ndotur, se sa peshku i Mesdheut

Foto: arkiv
Ushqimi detar, sidomos peshku, është një burim i pazëvendësueshëm i lëndëve të dobishme, që janë në thelbin e ushqimit të balancuar. Ai përmban proteina me cilësi të larta, lipide, elemente ushqyese dhe vitamine. Peshku përmban acide yndyre, të cilat organizmi njerëzor nuk është në gjendje të sintetizojë. Ndër ta janë acidet yndyrore omega 3 dhe omega 6. Për të gjitha ato lënde të dobishme ushqimore, peshku rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një ushqim shumë i çmueshëm për njeriun. Në të njëjtën kohë peshku është një bio indikator i mirë i ndotjes, sepse gëlltit një pjesë të madhe të lëndëve toksike – si metale të rënda dhe ndotës të qëndrueshëm organik, që hasen në uji. Pishinat ujore, duke përfshirë edhe Detin e Zi, akumulojnë një sërë ndotësish, të cilët grumbullohen kryesisht në indin e yndyrtë të peshkut. Dhe sa më të majmë është peshku, aq më i madh është përqendrimi i lëndëve toksike në të. Del pyetja e natyrshme për parrezikshmërinë e peshkut si një ushqim dhe për raportin midis rrezikut dhe dobisë së ushqimit detar.

Këtyre pyetjeve kërkuan përgjigjen shkencëtarët e Katedrës së Kimisë pranë Universitetit Mjekësor në qytetin Varnë, nën udhëheqjen e docentes Mona Stançeva. Shkencëtarët studiuan përmbajtjen e ndotësve të qëndrueshëm organik, ndër të cilat gjurma të DDT-së, metaleve të rënda e kështu me radhë. Studimi vazhdoi 8 vjet, gjatë të cilëve u grumbulluan shumë të dhëna eksperimentale të ndotjeve industriale të peshkut të Detit të Zi. Konkluzionet e analizave të bëra janë pjesë e studimit të parë në Bullgari në kuadrin e Konventës së Stokholmit, sipas së cilës çdo shtet angazhohet të kontrollojë ndotësit e qëndrueshëm organik dhe metaleve të rënda në ajrin, dheun dhe ushqimet.

Mona Stançeva

© Foto: mu-varna.bg

“Analizuam dhjetë llojet më të konsumuara të peshkut për përmbajtjen e ndotësve të qëndrueshëm organikë dhe sasive të mbetura të DDT-së. Analizuam edhe ekzistencën e dhjetë elementeve kimike, ndër të cilët më toksikë janë – zhiva, plumbi, kadmiumi, arseniku, të cilat akumulohen në organizmat detarë dhe më në veçanti në peshqit – tregon docentja Mona Stançeva. – Studimi iu bazua normave të vendosura nga BE-ja. Krahasuam analizat tona të përmbajtjes së ndotësve dhe të metaleve të rënda me rezultatet e studimeve të kolegëve tanë nga Turqia. Krahasuam të dhënat me ato të Detit të Mermertë, Mesdheut dhe me informacionin e botuar të SHBA-së. Rezultatet treguan, se peshqit bullgarë janë më të pastra dhe më pak të prekura nga ndotja industriale se sa llojet e peshqve të oqeaneve dhe të Mesdheut. Të gjitha të dhënat tregojnë, se peshku bullgar është një ushqim në të vërtetë i sigurt dhe i çmueshëm. Megjithatë, sipas dietologëve, konsumimi i peshkut në Bullgari është më i vogël se sa normat e caktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Shkencëtarët e Universitetit Mjekësor bënë studime dhe analiza të tjera, që kanë të bëjnë me përmbajtjen e acideve yndyrore si omega 3 dhe omega 6 dhe vitaminat që treten në yndyrë. Kështu arritëm ta bëjmë një vlerësim të tërësishëm të cilësisë së peshkut të Detit të Zi, i cili mund të shfrytëzohet si një bazë të dhënash, sepse deri tashti analiza të tilla nuk kanë bërë.”

© Foto: BGNES


Studimi u realizua me përkrahjen financiare të Fondit “Studime Shkencore” pranë Ministrisë së Arsimit. Me ndihmën e aparaturave të përsosura u studiuan peshqit më të konsumuara, që hasen në Detin e Zi. Lidhur me këtë docentja Stançeva shpjegon: “Kërkuam kampionë nga rajone të ndryshme të Detit të Zi, duke filluar nga viset më veriore deri te rajonet më jugore. Bregdeti bullgar nuk është shumë i gjatë. Ja përse nuk kishte dallime të mëdha midis kampionëve të ndryshëm. Me një vëmendje më të madhe analizuam rajonet veriore, sepse atje derdhet lumi Danub. Krahasuam rezultatet me një analizë të vitit 2000 të midhjeve dhe peshqve. Sipas këtij krahasimi, gjatë viteve të fundit përmbajtja e metaleve toksike si zhiva, kadmiumi dhe arseni janë më të ulëta, se sa vitet e mëparshme. Për fat të keq për peshqit më të konsumuara nuk ka studime sistematike para vitit 2000. Prandaj studimin e ndamë në dy etape nga viti 2004 deri në vitin 2007 dhe nga viti 2009 deri në vitin 2011. Rezultatet treguan, se gjatë etapës së dytë (vitet 2009 – 2011) treguesit janë më të ulëta në krahasim me periudhën e mëparshme. Kështu bëmë konkluzionin, se në Detin e Zi, megjithëqë është i mbyllur, përmbajtja e lëndëve toksike është ulur. Këtë e shpjegojmë me faktin, se shumë nga ndotësit industrialë të ndërtuara pranë Detit të Zi, tashmë nuk punojnë. Për shembull përqendrimi i plumbit në vitin 2011 është dhjetë herë më i ulët, se sa gjatë vitit 2004. Po kjo është në fuqi edhe për kadmiumin dhe zhivën. Ja përse nuk është e domosdoshme, që njerëzit të shqetësohen, kur konsumojnë peshkun e Detit të Zi.”

Ekipi i docentes Stançeva ka ndërmend të bëjë një analizë të hollësishme të peshqve të lumit Danub. Në këtë studim do të përfshihen jo vetëm peshqit lumor, por dhe peshqit të kultivuar. Pas kësaj ekipi do të krahasojë rezultatet e studimit të ri me rezultatet e peshqve detarë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD

SOS për Kënetën Bojana - a do t'i mbijetojë ekosistemi unik pranë Sofjes bastisjeve të biznesit?

Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë ujore, amfibëve dhe zvarranikëve. Ky fenomen natyror ndodhet në 670 m mbi nivelin e detit midis disa..

botuar më 24-09-29 8.25.PD

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD