Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bordi Zgjedhor pranë Këshillit të Ministrave filloi së funksionuari

Në vend të parë duhet të perceptohet parimi i partneritetit aktiv, deklaroi kryeministri Marin Rajkov gjatë mbledhjes së parë të Bordit Zgjedhor.
Foto: BGNES
Bordi Zgjedhor pranë Këshillit të Ministrave filloi së funksionuari pasi miratoi rregullat e punës. Në mbledhjen e parë morën pjesë 22 veta. Ata janë përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe janë të regjistruar si vëzhgues të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari më 2011 dhe të zgjedhjeve të vijueshme parlamentare. Ndër pjesëmarrësit e Bordit ka ekspertë të dalluar në organizimin dhe zhvillimin të zgjedhjeve dhe të legjislacionit zgjedhor si prof. Mihaill Konstantinov dhe prof. Emilia Drumeva. Në takim morën pjesë dhe shefat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Zyrës së Regjistrimit Shoqëror dhe të Shërbimeve Administrative. Mirëpo, sipas ligjit ata nuk mund të anëtarësohen në Bord.

Bordi Zgjedhor u krijua nga kryeministri teknik Marin Rajkov si formacion civil. Ai ka për qëllim t’i ndihmojë qeverisë në organizimin e zgjedhjeve demokratike dhe transparente më 12 maj. Ja se çfarë tha vetë kryeministri Rajkov: “Në vend të parë Bordi Zgjedhor është një organ i pavarur ekspertësh i cili thërritet për të ndihmuar Këshillin e Ministrave në përgatitjen e zgjedhjeve. Në Bord u ftuan organizata dhe persona me kompetencë. Kriteri i kompetencës është me shumë rëndësi. Organizatat të cilat regjistrohen si vëzhguese gjithashtu mund të përfshihen në diskutime.”

Do të garantohet puna e pavarur e Bordit Zgjedhor, ishte bindës z. Marin Rajkov. Nga njëra anë, organizatat joqeveritare vullnetarisht marrin pjesë në Bord, nuk emërohen nga kryeministri, as nga Ministri i Këshillave ose nga ndonjë organ tjetër shtetëror. Nga ana tjetër, këto organizata nuk marrin pjesë në procesin zgjedhor, d.m.th. nuk mund të kandidojnë ose të mbrojnë agjenci sociologjike etj. Përveç kësaj, në krye të Bordit do të qëndrojnë përfaqësues të cilët do të ndërrohen. Kryeministri Rajkov theksoi se Bordi Zgjedhor është një organ konsultativ. Ai do të japë dhe do të diskutojë mendime, sugjerime, propozime për t’u zgjidhur problemet lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve demokratike dhe transparente. “D.m.th. qëllimi i Bordit është më tepër dialog, kategorik ishte kryeministri. – Në vend të parë është e rëndësishme që të perceptohet parimi i partneritetit aktiv.”

Çfarë nuk duhet të jetë Bordi Zgjedhor?

“Duket, se Bordi Zgjedhor nuk mund të zëvendësojë organet shtetërore – është i mendimit kryeministri Rajkov. – Nuk e ka detyrë që të zëvendësojë pjesëmarrjen e partive politike. Nuk është organ i cili mund të anulojë punën e organeve shtetërore. Ka linjë ligjore, kompetenca dhe procedura përkatëse dhe këto duhet të respektohen. Bordi Zgjedhor nuk mund t’i ngarkojë me detyra organeve shtetërore. Kjo vijon sipas ligjeve.”

Sipas rregullave të miratuara në mbledhjen e parë, Bordi do të mblidhet çdo të mërkurë pas seancave të rregullta të Këshillit të Ministrave. Do të ketë 5 seanca deri sa të zhvillohen zgjedhjet. Në krye të seancës së vijueshme do të jetë prof. Emilia Drumeva, e cila është eksperte e drejtësisë kushtetuese. U propozua që të përpilohet një mesazh për tolerancë, si dhe të diskutohen mundësitë e bashkëpunimit të qytetarëve me grupin për luftë kundër shkeljeve lidhur me të drejtat zgjedhore.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe fqinjët e saj ballkanikë në vitin 2024: Turqia, Serbia, Maqedonia e Veriut

Vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në zonën Shengen nga fillimi i vitit 2025 është një ngjarje historike si për vendin, ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje të BE-së - Rumania dhe Greqia. Cila është ngjarja përcaktuese në marrëdhëniet..

botuar më 24-12-30 7.15.PD

Bullgaria dhe fqinjët e saj ballkanikë gjatë vitit 2024: Greqi dhe Rumani

Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të shekullit të 21-të. Por ata do të shkelin mbi faktet dhe perceptimet e bashkëkohësve për to. Para se viti i..

botuar më 24-12-28 9.05.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..

botuar më 24-12-21 9.50.PD