Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rruga krijuese e kompozitorit Rosalin Nakov

Jeta e Rosalin Nakovit është plot muzikë. Ai ka mbaruar Shkollën Muzikore të Plevenit. “Pata një mësuese shumë të mirë të pianos – zonja Luksa Pashovska. Ajo kujdesej për zhvillimin tim jo vetëm si muzikant” – tregon kompozitori. Pasi mbaroi Akademinë për Arte Muzikore dhe Koreografike në Plovdiv ai kishte shansin për të marrë pjesë në Festivalin “Orfeu i artë” në vitin 1993, kur ishte edicioni i fundit i forumit me pjesëmarrje ndërkombëtare.

Rosalin Nakov

© Foto: bnt.bg

“Këngët tona paraqiteshin edhe nga këngëtarë bullgarë, edhe nga këngëtarë të huaj – tregon Rosalin Nakov. – Atëherë për herë të parë punova me këngëtarin Vasill Petrov. Ky ishte fillimi i bashkëpunimit dhe miqësisë sonë. Kënga ime u zgjodh edhe nga dy pjesëmarrës të huaj – nga këngëtarja rumune Karmen Trendafir dhe nga Denis Shafan Japrak nga Turqia. Ata e interpretuan këngën me tekste dhe orkestrime të ndryshme. Në mbrëmjen solemne unë dola në skenë tri herë. Varianti bullgar mori një çmim special nga juria për kompozimin. Këngëtarja turke gjithashtu u dekorua, kurse ajo rumune mori çmimin e madh të “Orfeut të artë” me këngën time. Titulli i saj është “Thuaji detit “lamtumirë” me tekst të Todor Anastasovit dhe orkestrim të Moris Allaxhemit. Ky ishte fillimi i madh i karrierës sime.”

Kompozitori Rosalin Nakov thotë se gjithmonë kur të vijë në Radion Kombëtare Bullgare ndien emocion të madh. Dy herë ka marrë pjesë në radio-konkursin pranveror për këngë të re (gjatë vitit 1992 dhe gjatë vitit 1993, kur fitoi përkatësisht çmimin e dytë dhe çmimin e tretë). Ndër çmimet e tij është dhe Grand Pri në konkursin për këngë zbavitëse “Burgasi dhe deti” për kompozimin “Vajza e rërës”. Kënga u bë hit i madh. Interpretimi është i Orlin Goranovit. Teksti është i Ivan Tenevit.

Një pjesë e madhe prej këngëve të Rosalin Nakovit janë për më të vegjlit. “Për mua është një festë e vërtetë për të punuar me fëmijët. Ata janë kritikët më të saktë dhe më të ndershëm – thotë kompozitori. – Incizimet e mia të para ishin në Televizionin Kombëtar Bullgar gjatë vitit 1990 – këto ishin dy këngë për programin për fëmijë “Zilja e vogël”. Kam krijuar mjaft këngë. Kam një çmim për kontributin tim të tërësishëm ndaj konkursit për këngë fëmijësh “Lauresha gojëmbël”. Krijova një grup “Atlantik”, me të cilin punoja në vazhdim të 7-8 vitesh. Për këtë periudhë dhamë një sërë koncertesh, incizuam një album “Çudira”, me pjesëmarrjen e këngëtarëve të njohur të muzikës pop Vasill Petrov, Kristina Dimitrova dhe Orlin Goranov. Skena më e lartë, në të cilën kemi pasur shfaqje me fëmijët e “Atlantik” ishte në Parlamentin Evropian gjatë vitit 2002. Në atë kohë Bullgaria ende nuk ishte anëtare e BE-së. Na ftuan për të dhënë një koncert kushtuar Bullgarisë.
I propozova poetit të njohur Ivan Nenkov për të krijuar këngë me qëllim edukimin e fëmijëve për tema të ndryshme sociale. Këngët u paraqitën në një koncert, në të cilin u përfshinë dhe këngë me temë: “Ekologjia dhe ruajtja e mjedisit”. Këto këngë ishin incizuar dhe në një disk me titullin “Toka jonë”.

Po të doni të dëgjoni të gjitha këngët e lartpërmendura në kompozim të Ivan Nenkovit, klikoni mbi ikonën AUDIO!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Magjia” një këngë për marrëdhëniet romantike tashmë të harruara

Ju ofrojmë një dozë magjie me këngën më të re të interpretueses Kristina Dimitrova-Manasieva, ose e njohur më mirë si KristinSax. Përveçse këndon ajo i bie saksofonit dhe flautit. Veçse interpretuese e këngës së saj të re “Magjia”, KristinSax është..

botuar më 25-01-22 1.35.MD

"Të mos jemi vetëm" – një këngë me mesazh të fortë

Në Ditën e Asistencës së Maternitetit, ju ofrojmë një këngë kushtuar një teme të vështirë - vdekshmërinë femërore gjatë lindjes. "Të mos jemi vetëm" bashkon disa nga muzikantët tanë më të mirë. Përveçse interpretoi këngën në mënyrën e tij të..

botuar më 25-01-21 8.10.PD

"Biljana e bukur"

DEEP ZONE Project janë gati me projektin e tyre më të fundit BG Ethno House - "Biljana e bukur", në të cilin edhe një herë kombinojnë muzikën moderne të kërcimit elektronik me motive origjinale të bazuara në folklor, si gjithmonë me shumë dashuri për..

botuar më 25-01-17 1.25.MD