Opera e Plovdivit është një prej teatrove kryesorë bullgarë. Këtë stinë ajo shënoi 60 përvjetorin e saj. Opera gjeti vend në jetën kulturore të Plovdivit që pas Çlirimit. Në atë kohë mësuesi Dimo Bojçev krijoi një formë specifike të interpretimit të veprave skenike muzikore dhe kështu Plovdivi dispononte interpretues të përgatitur dhe një publik të formuar që në fillim të shekullit të XX-të. Ndoshta ky është dhe shkaku që të ketë më shumë prova për krijimin e Teatrit Muzikor– gjithsej 9, por të gjitha grupet artistike ekzistonin jo më shumë se 1-2 stinë.
Shkaku për ndalimin e funksionimit të tyre ishte mungesa e mjeteve financiare. Që gjatë vitit 1953, gjashtë vjet pas formimit të Orkestrës Simfonike Shtetërore në qytet, më 20 mars, doli urdhra për krijimin e Teatrit shtetëror të operës në Plovdiv. U zhvillua një konkurs për solistë, këngëtarë dhe orkestrantë. Për udhëheqës të formacionit u zgjodhën tenori i madh bullgar dhe regjisor Petër Rajçev dhe biri i tij – dirigjenti Rusllan Rajçev. Më 15 nëntor ishte vënë pjesa e parë e operës së porsaformuar “Nusja e shitur” e Smetanës, paraqitur nga interpretues shumë të rinj, kryesisht bashkëstudentë nga Akademia Muzikore. Ndër ta ishin Valentina Aleksandrova, basi i paharrueshëm Alekesej Millkovski, si dhe Nikolla Smoçevski – më vonë bariton kryesor i Operës së Sofjes. Këta janë emrat e këngëtarëve, të cilët vunë themelet e teatrit të ri.
Që për spektaklin e parë vallet i përgatiti balerina dhe pedagogia ruse Ana Vorobjova. Ajo është krijuesja e grupit të baletit të operës. Dirigjenti i korit është Krëstjo Marev, i cili ishte kryedirigjent dhe udhëheqës i teatrit për një kohë të gjatë. Opera e Plovdivit filloi së funksionuari me një entuziazëm të madh dhe me shumë punë. Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare është ruajtur incizimi i spektaklit të saj të parë.
Gjatë viteve të para pas krijimit të Operës së Plovdivit u formuan kriteret estetike të grupit operistik. Në skenat e saj u paraqitën vepra të reja bullgare, sidomos të Parashkev Haxhievit, si dhe spektakle interesante të operave më pak të njohura te ne. Grupi operistik paraqiti dhe një sërë operash dhe operetash të reja të kompozitorëve sovjetikë. Në skenën e Operës së Plovdivit gjatë viteve 60 të shekullit të kaluar u paraqitën dhe disa komedi muzikore, ndër të cilat “Lejdi ime e mrekullueshme” e Frederik Lou etj. Pjesa e parë e baletit ishte vendosur në vitin 1957 – kjo ishte “Zana e Kukullave” e Josef Bajerit.
© Foto: ofd-plovdiv.eu
Himnet e para bullgare në nder të arsimit dhe shkencës janë shkruar në qytetin Elena në malit Stara Planina – një qendër e famshme tregtare dhe kulturore gjatë shekujve XVIII dhe XIX, banorët e së cilës morën pjesë aktive pothuajse në çdo ngjarje të..
Pas një pauze, të lidhur me ndryshimet në formacion, grupi Nana & The Gang u kthye me një këngë të re. Vlladi Zidarov – bateri, miksim dhe masterizim, Miro Gajdarski – bas dhe Ilijana Jordanova – vokal, prezantojnë "Apo jo" – një këngë me një..
Javët Muzikore të Sofjes janë një nga forumet kulturore më jetëgjata dhe të afirmuara në Bullgari. Pavarësisht vështirësive të shumta në historinë e tij mbi 50-vjeçare, festivali vazhdon të gëzojë interesin e mijëra dashamirësve të muzikës klasike nga e..
Në fillim të viteve ’70 të shekullit XX, Bullgaria këndonte tre këngë që vazhdojnë të jenë shumë të dashura edhe në ditët e sotme. Në vitin 1970, “Një..