© Foto: BGNES
“Vetëm nga 10 deri më 20 për qind prej frutave dhe perimeve të domosdoshme për vendin prodhohen te ne – vuri në dukje prof. Stankov. – Kurse 80-90 përqindjet e tjera importohen nga jashtë dhe zakonisht janë me cilësi të ulët. Prandaj mendojmë se rritja e frutave dhe perimeve duhet të jetë një prioritet shumë i rëndësishëm strategjik. Ky sektor mund të sigurojë shumë vende të reja pune dhe vlerë të shtuar. Për ne është me rëndësi të madhe të stimulohet dhe të zhvillohet blegtoria, një degë, që gjithashtu u prek nga kriza gjatë periudhës së kalimit drejt ekonomisë së tregut në Bullgari. Rritja e deleve për shembull është shumë e kufizuar – numri i kafshëve të rritua është ulur 10 herë në krahasim me vitet më të mira 1984-1985. Kriza është drastike edhe sa i përket rritjes së derreve. Në vitin 1989-1990 numri i tyre ka qenë 4,5 mln, kurse tani ato janë afro 650 mijë. Vetëm sektori i rritjes së pulave zhvillohet relativisht mirë, megjithëse edhe atje ka ulje. Si rezultat i kësaj aktualisht Bullgaria importon 40 për qind të mishit të bardh dhe 60 për qind të mishit të kuq. Kjo, që më shqetësoi shumë, është se kullotat, livadhet dhe tokat e përpunuara të fondeve bashkiake dhe shtetërore janë shpërndarë në mënyrë të papërshtatshme. Mbi gjysmën e këtyre tokave u janë dhënë njerëzve, të cilët nuk rritin kafshë dhe kjo duhet të korrigjohet sa më shpejt.”
Kriza në blegtorinë bullgare, si dhe rritja e perimeve dhe frutave, i detyrohet në një shkallë të madhe mungesës së subvencioneve shtetërore për këta sektorë gjatë dy dekadave të fundit, kurse pas hyrjes së vendit në BE nga subvencionet evropiane përfituan kryesisht bujqit e mëdhenj, të cilët prodhojnë grurë. Kështu afro 80 për qind e këtyre subvencioneve ishin përdorur vetëm nga 4 për qind e bujqve. Prandaj ka nevojë për ndryshim të konsiderueshëm të mënyrës së aplikimit të tavanit të subvencioneve për një prodhues. Ka dy probleme të tjera të mëdha, të cilat e pengojnë zhvillimin e dy sektorëve të përmendur. Sa u përket perimeve dhe frutave, kjo është mungesa, ose thënë më saktë asgjësimi i sistemit ujitës në vend. Rimëkëmbja e tij më e shpejt është një prej prioriteteve kryesore të strategjisë së përgatitur. Për këtë qëllim do të përdoret financimi i Politikës së përgjithshme bujqësore të BE-së nëpërmjet Programit për zhvillimin e rajoneve rurale. Sa i përket blegtorisë, atje problemi më i madh është mungesa e tokës. Kështu fermerët, të cilët nuk disponojnë tokë, nuk marrin subvencione për sipërfaqet e parashikuara.
© Foto: EPA/BGNES
Një muaj pasi Bullgaria merr dritën jeshile për t'u bashkuar me eurozonën, të gjithë tregtarët duhet të shpallin çmimet në leva dhe euro . Këtë e shpjegoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare zëvendësministri i ekonomisë Nikollaj..
"Lule në një epruvetë" është një projekt inovativ që krijon një produkt të ri duke përdorur bioteknologjinë bimore. Megjithatë, ai bën më shumë se kaq - tregon një histori për fuqinë e mendjes dhe zemrës njerëzore. Ideja është e Petër Neftelimov, një i..
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Në vitin 2023, borxhi i vendit ishte 42.383 miliardë leva..
Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, mundësia që Bullgaria të bëhet shteti i 21-të në Bashkimin Evropian që pranon monedhën e përbashkët evropiane duket..
Në një qëndrim drejtuar Presidentit Rumen Radev, Kryetares së Parlamentit Natalija Kiselova dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov, Shoqata e Organizatave të..
Ministrja e financave Temenuzhka Petkova i siguroi institucionet evropiane se miratimi i euros nga 1 janari i vitit të ardhshëm mbetet një përparësi..