© Foto: BGNES
“Kjo është një njohje e madhe ndërkombëtare për ne. Antarktida përbën një politikë të jashtme serioze dhe njëkohësisht ka pasuri natyrore, thekson prof. Pimpirev. – Shtetet e firmosura Traktatin e Antarktidës së shpejti do të përfitojnë nga pjesëmarrja e tyre, sepse në kontinent sillen risitë më të mëdha për njerëzimin. Në Antarktidë shfaqet dukuria atmosferike e cila ka të bëjë me ndryshimet e klimës në Tokë. Shtresa e ozonit andej është bërë më e hollë. Nën akull u zbulua një liqen i madh i cili është formuar para 1 mln vitesh. Bakteret në liqen nuk gjenden diku tjetër në Tokë. Këto baktere mund të përdoren për farmaceutikën dhe të mjekohen pacientë me sëmundje të rënda. Bullgaria krenohet se administron Antarktidën, sepse hulumtimet në kontinent do të shtyjnë fushën e biznesit dhe industrisë. Një ditë Antarktida do të shpërbejë punën tonë.”
A është e vërtetë se në kontinentin e akullt gjenden burimet më të mëdha të ujit nëntokësor dhe të gazit, arit dhe argjendit?
“Sigurisht se po – i bindur është prof. Pimpirev. – Unë jam profesor i gjeologjisë në Universitetin e Sofjes “Sh. Kliment i Ohrit”. 10 vite me radhë kemi punuar rreth bazës bullgare për të shqyrtuar burimet e mineraleve. Kontinenti është shumë i pasur. Mineralet në univers nuk janë të pakufizueshme, por gjithsesi së pari do t’i kërkojmë ato në Tokë para se të fillojmë t’i nxjerrim në Kozmos. Bullgaria do të jetë një nga vendet përfituese.”
Si konkretikisht do të përfitojë Bullgaria?
“Traktin e Antarktidës e kanë firmosur 28 shtete – thotë prof. Pimirev. – Kur të ndahen pasuritë, do të merret parasysh punën e kryer nga vendi përkatës, kush dhe si ka kontribuuar në hulumtimet lidhur me kontinentin e akullt.”
A ka minerale rreth e rrotull bazës së Bullgarisë?
“Po, në afërsi të bazës vërehen burime të argjendit, bakrit dhe të arit – sqaron Hristo Pimpirev. – Në ujërat bregdetare u konfirmua se ka burime të gazit dhe të naftës.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një hap përpara, dy mbrapa - i tillë është hapi i vallëzimit të marrëdhënieve bullgaro-serbe sipas Darko Anaçkov, kryetar i organizatës së vetme bullgare në qytetin e Vranjës. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ai e cilësoi nivelin aktual të..
Studentë nga universitete elitare nga e gjithë bota paraqitën aplikime për një stazh veror në Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes. Mes tyre janë mbajte të medaljeve nga..
Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu, ekosistemet funksionojnë natyrshëm. Me fjalë të tjera, kafshët dhe bimët bashkëjetojnë në harmoni, pa..
Nxënësit tani mund të testojnë në internet aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve nga studimi ndërkombëtar PISA. Ministria e Arsimit dhe Shkencës..