Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vivian Reding: “Dua t’ju dëgjoj”

Vivian Reding organizoi një debat në Sofje për rendin e ditës evropian.
Foto: BTA
“Dua t’ju dëgjoj”! me këto fjalë në një gjuhë të pastër bullgare u kthye ndaj bullgarëve zëvendëskryetarja e Komisionit Evropian dhe komisionare evropiane mbi drejtësinë, të drejtat themellore dhe shtetësinë Vivian Reding. Ajo ishte në Bullgari për një vizitë dyditore në kuadrin e iniciativës “Një Dialog Qytetari” në lidhje me Vitin Evropian të Qytetarëve dhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian gjatë vitit 2014. Qëllimi është të dëgjohet zëri i qytetarëve nga të gjitha 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian se si të jetë Evropa.

Gjatë kohës së vizitës së vet, zonja Reding u takua me presidentin Rosen Plevneliev dhe zëvendëskryeministren dhe ministre të drejtësisë Zinaida Zllatanova, të cilët u përfshinë në debatin e komisionares evropiane me qytetarët bullgarë në Klubin Ushtarak të Sofjes. Kurse ai përkoi me ditën e 40 të protestave kundër qeverisë Oresharski. Dhe debati për një Evropë të ardhshme u zhvendos nga tema për krizën politike në Bullgari.

Vivian Reding e bindi shumicën, se Komisioni Evropian do të ushtrojë një presion të fortë mbi qeverinë për luftën me korrupsionin. Sepse, sipas fjalëve të saj, korrupsioni dhe demokracia nuk mund të ecin dorë për dorë. “Brukseli nuk mund ta detyrojë qeverinë bullgare të japë dorëheqje. Përgjegjësia për të është e popullit bullgar, ai e zgjodhi”, deklaroi në takim zonja Reding, duke nënvizuar se, fati i qytetarëve është në duart e tyre.

“Ajo që po dëgjoj në vendin tuaj, qëkurse jam këtu është “korrupsion, oligarki, mungesë e drejtësisë, institucione, të cilat nuk i dëgjojnë njerëzit, jemi të mërzitur së tepërmi.” E dëgjoj kudo, dhe kjo e thënë me shumë pasion, me shumë dhimbje – deklaroi znj. Reding. – Demokracia nuk mund të funksionojë në këtë mënyrë. Konkluzioni im nuk bazohet vetëm në faktin se çfarë po ndodhet në Bullgari. Por në sajë dhe të përvojës sime 33 vjeçare në politikë. Në qoftë se qytetarët nuk kanë ndjenjë, se janë një pjesë nga institucione demokratike, të cilat i dëgjojnë njerëzit, pa rëndësi nëse ata kanë të drejtë ose jo, por i dëgjojnë dhe jo sepse jeni anëtar i kësaj familjeje ose grupi, por pikërisht sepse jeni një qenie njerëzore, e cila ka të drejta njerëzore, nuk ka sesi të ketë demokraci.”

Vivian Reding rikujtoi akoma, se një nga shkaqet se Bashkimin Evropian të vazhdojë ta monitorojë Bullgarinë në kuadër të Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Verifikim, është korrupsioni, kundër të cilit protestojnë bullgarët. “Ky është mekanizëm me të cilin inkurajohen qeveritë të bëjnë reforma. Nuk do ta heqim, por përmes tij do të ushtrojmë dhe presion mbi ta, që të ketë institucione të pavarura. Për mua politika është shërbim për popullin, por jo shërbim për një leverdi personale” – ishte kategorike zonja Reding.

Komisionarja evropiane ishte kategorike edhe sa i përket lirisë së mediave në Bullgari: “Për sa u përket mediave dua të them shumë qartë – asnjëri nuk ka të drejtën t’i ndikojë. 20 vjet kam punuar në media dhe vlerësoj lart pavarësinë e tyre. Mirëpo ky është një problem që ju vetë duhet ta zgjidhni. Ju, bullgarët, duhet të vërtetoni se tashmë nuk do të mbështetni media dhe gazetarë të korruptuar. Asnjë vend demokratik nuk mund të ekzistojë me media jo të lira.”

Komisionarja Reding u bëri thirrje politikanëve bullgarë për dialog me qytetarët për të harruar të kaluarën dhe të fillojnë së bashku të marrin vendime të përbashkëta për daljen nga kriza. “Që te ketë një komb të fortë për ju dhe një Evropë të fortë për të gjithë ne”, tha ajo duke theksuar: “91 për qind prej jush deklaruan se – po, tani ne duam të kemi më shumë Evropë në Bullgari. Unë mund të shtoj – më shumë Evropë për tërë Bashkimin Evropian. Sepse të gjitha 28 kombet duhet të jemi të forta. Unë e di se duhet të ndihemi mirë në këtë kontinent. Zëri juaj po dëgjohet. Zëri i të gjithë qytetarëve të BE-së duhet të dëgjohet. Duhet ta kemi të qartë – politikanët janë shërbyes të popullit, por jo e kundërta.”

Presidenti bullgar Rosen Plevneliev e falënderoi zonjën Reding për këtë iniciativë evropiane që mbledh së bashku të gjithë qytetarët e BE-së për ta diskutuar rendin e ditës së Evropës, duke theksuar se e ardhmja i përket demokracisë. “Nuk ka asgjë më simbolike nga situata e sotme në Bullgari kur gjithçka po “zien” – deklaroi presidenti. – Nuk ka asgjë të keqe në këtë kur qytetarët protestojnë. Sepse ata kërkojnë, ata kanë mendimin e vet, ata përcaktojnë drejtimin. Pikërisht këtu dhe sot është qeveria më e lartë evropiane. Sot shërbimi kyç i politikanëve është t’i dëgjojmë idetë e qytetarëve. Ata kanë legjitimitetin më të madh. Populli është ai që përcakton drejtimin, ai kërkon dhe pas kësaj ka pritje.”

Komisionarja Vivian Reding premtoi se do t’i informojë kolegët e saj në Bruksel për mendimet e protestuesve në Sofje. Kurse presidenti Rosen Plevneliev u angazhua se gjatë tryezave të rrumbullakëta me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komisionit Evropian të diskutohen problemet kyçe në Bullgari në 3 sfera të rëndësishme, të cilat janë: rritja ekonomike, sistemi gjyqësor dhe mjedisi mediatik.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Reagime të stuhishme në Ballkan pas rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë Reagime të stuhishme në Ballkan shkaktoi rezoluta e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë, me të cilën 11 korriku u shpall Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të..

botuar më 24-05-31 2.47.MD

Presidenti Radev: Maqedonia e Veriut duhet të tregojë se dëshiron të jetë pjesë e një Evrope të bashkuar

Nga Roma, presidenti bullgar Rumen Radev i dërgoi mesazh Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, se Bullgaria pret ndryshim në retorikë dhe fund sa më të shpejtë të gjuhës së urrejtjes. RSM duhet të tregojë..

botuar më 24-05-23 6.28.MD
Rumen Radev

Presidenti Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nga Sofja

“Shpresoj që politikanët në Maqedoninë e Veriut ta kenë kuptuar se fushata zgjedhore përfundoi dhe nëse deklaratat dhe sjellja e tyre destruktive kthehet në veprime reale, kjo do të thotë ta shtyjnë vendin e tyre drejt izolimit dhe largimit nga BE-ja,..

botuar më 24-05-17 4.50.MD