Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Legjenda “Pravec” kthehet prapë në treg me laptopin e parë bullgar

Foto: pravetz.bg
“Pas 30 vjetëve një legjendë kthehet...” Kështu inxhinierët bullgarë, kanë vendosur të japin “ristart” markës bullgare të kompjuterëve “Pravec”, të prodhuar gjatë kohës së socializmit, shpallën idenë e vet të prodhojnë laptop me të njëjtin emërtim. Lajmi shpërtheu hapësirën virtuale dhe përsëri filloi debat për ringjalljen e “Luginës së Silikonit” në Bullgari.

Lajmi se shumë shpejt në treg do të paraqitet një laptop bullgar me emrin “Pravec 64 M” çuditi mjaft bullgare. Filluan pyetje të shumta: “a është shaka kjo ose është e vërtetë”. Sepse në periudhën e socializmit Bullgaria ishte përcaktuar si vend për zhvillimin e industrive teknologjike. Deri përpara 30 vjetëve, në qytetin e lindjes të liderit të fundit komunist Todor Zhivkov, prodhoheshin kompjuterët “Pravec”. Por ja që tani, pas 30 vjetëve, legjenda po kthehet. Pajisja e re do të punojë me një sistem personal operativ “Pravec OS”, do të ketë një ofis paket falas, procesor të Intell, do të punojë me një sërë platforma, si Android, Windows, Solaris, Chrome OS. Laptopi do të disponojë me 16 GB RAM dhe kujtesë 2 TB. Do të ketë mundësi për instalimin e SIM kartës, që të mund të shfrytëzohet internet mobil. Kompania tanimë ka prototipa të gatshëm dhe ka realizuar testimet e para. Kompjuteri transportues do të prodhohet në Bullgari, por pjesët e tij do të vijnë nga Tajlanda.

“Ideja piqet prej 3 vjetëve – tregon specialisti i kompjuterëve Bojko Vuçev, iniciator i “ristartit” të legjendës “Pravec”. – Marka është e njohur për bullgarët. E regjistrova në dikasterin e patentës, me qenë se ishte e lirë akoma gjatë vitit 1991. Kështu u bëra pronari i tij i ri. Mendoj se, tradita duhet të vazhdojë. Unë jam inxhinier për nga profesioni dhe fillova të merrem me kompjuterët “Pravec” akoma gjatë viteve 1985-86.”

Kështu nga një pasion, kompjuterët kthehen në profesion për të, kurse sot edhe në biznes. Me kalimin e viteve ideja për laptop bullgar kthjellohet, duke gjetur dhe prodhues i harduerit në bazë të dizajnit të tij në Tajlandë. Softueri është punuar nga specialistë IT të kësaj firme, kurse interfejsi është krejtësisht bullgar. Tani për tani çmimi ruhet i fshehtë, por sipas iniciatorëve ai do të jetë i pranishëm për bullgarët. Dalja e laptopit të ri në treg pritet pas Vitit të Ri.

Prodhimi i makinave të kultit “Pravec 8” dhe “Pravec 16” filloi gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar. Kulmi erdhi kur, Bullgaria prodhoi 40 për qind nga kompjuterët e bllokut socialist ose 60 000 kompjuterë për vit. Prodhimi ishte për mbi 13 miliardë dollarë për vit. Atëherë në sajë të këtij bumi Bullgaria u rendit në vendin e tretë në botë për nga prodhimi i pajisjeve elektronike për frymë të popullsisë. Kështu filloi zhvillimi i teknologjive informative, të cilat u bënë bazë për një nga biznesit më fitimprurës sot në Bullgari.

Me “Pravec” filloi mbase prosperiteti i IT-kompanive bullgare, të cilat kanë fituar autoritet nëpër të gjithë botën?

“Jo vetëm me “Pravec”, por dhe me teknikën llogaritëse dhe të teknologjive informative – si në universitetet, ashtu dhe në qendrat shkencore – shpjegon Julian Masljakov, shef i një IT kompanie ndërkombëtare. – Bullgaria ka tradita në këtë fushë. Për mua është mjaft vështirë të konkretizojë, nëse kjo vjen nga tradita nga përpara 30 vjetëve ose nga zhvillimi i bumit të madh të këtyre teknologjive në një përpjesëtim botëror. Mendoj se gjërat e suksesshme në këtë fushë janë pavarësisht nga 30 vjetër amulli, të cilin e kemi gjatë viteve 80. Pavarësisht se shteti nuk e ndihmon këtë degë, ka firma të suksesshme në tregun botëror.”

Si duket romantika e kompjuterëve të parë nga distanca e kohës?

“Hapat e veta të para i bëra në “Pravec” dhe kjo ishte gjatë viteve 1985-86. Nuk do të harroj sesi me vëllanë tim bëmë program për një dikaster mësimor për ndarjen e numrave investues dhe të librave në bibliotekë – kujtohet Julian Masljankov. – Punë të cilën sot, me një celular mund të bëhet për 10 minuta, atëherë për këtë na duheshin rreth 4 muaj. Punuam gjatë natës, ishin shumë kohëra romantike. Në përgjithësi në “Pavec” filluam zhvillimin tonë në teknologjitë informative.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD