Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 60% prej vdekshmërisë në Bullgari i detyrohen sëmundjeve të zemrës dhe të enëve të gjakut

Profilaktika është terapia më e mirë e sëmundjeve të zemrës.
Foto: BTA
Bullgaria ishte mikpritëse e Kongresit të VII Ndërkombëtar për Sëmundjen e zemrës dhe të Enëve të Gjakut. Në të morën pjesë afro 70 lektorë të huaj – nga Evropa, Kanadaja, Izraeli, India dhe Japonia. Bashkë me kolegët e tyre bullgarë ata diskutuan lidhjen midis arterosklerozës, hipertonisë arteriale dhe sëmundjeve të zemrës dhe të enëve të gjakut si dhe mundësitë për diagnostiko të hershme, për kurim dhe profilaktikë. Çdo vit në nga të gjitha rastet e vdekjes në Tokë një e treta janë shkaktuar nga sëmundjet e zemrës. Në Evropë këto sëmundje shkaktojnë 47% prej rasteve të vdekjes. Shkaqet kryesore janë sëmundja koronare e zemrës dhe insulti. Në Bullgari përqindja është akoma më e lartë – 60% prej të gjitha rasteve të vdekjes. Nga kjo sëmundje vuajnë më shumë bullgarët në moshë nga 30 deri në 40 vjeç.

Ivo Petrov

© Foto: BGNES

“Shoqata e Kardiologëve në Bullgari gjatë viteve të fundit i kushton një vëmendje të konsiderueshme prevencës së sëmundjeve të zemrës dhe të enëve të gjakut dhe jo rastësisht Dita e fundit Botërore e Zemrës kaloi pikërisht nën moton për profilaktikë dhe për ulje të faktorëve të riskut – thotë docent Ivo Petrov, kryetar i Shoqatës. – Disa prej faktorëve kryesorë të riskut kanë të bëjnë me diabetin dhe me të ushqyerit jo të drejt, kështu qe problemi është tepër aktual. Ata janë faktorët që shkaktojnë zhvillimin e arterosklerozës së hershme, një sëmundje që është shumë e përhapur në Bullgari. Ka disa shembuj që tregojnë sa e rëndësishme është profilaktikja në këto raste nga pikëpamja sociale dhe mjekësore. Kur ajo bëhet objekt i politikës sociale atëherë edhe përhapja e sëmundjes dhe vdekshmëria ulen 20%. Mbasi jemi në një nga vendet e para në Evropë sa u përket këtyre sëmundjeve unë shpresoj, se ndryshimet pozitive që vihen re disa vitet e fundit do të konsolidohen.”

Në vitin 2008 Bullgaria firmosi zyrtarisht Hartën Evropiane “Zemra e shëndoshë”. Kështu vendi iu bashkua fushatës për veprime aktive për uljen e sëmundjeve të zemrës dhe të enëve të gjakut në shoqërinë e sotme evropiane. Me realizimin e masave të përmendura në Hartën angazhohen përfaqësues të ministrive të shëndetësisë, të shoqatave kombëtare kardiologjie dhe të fondacioneve nga të gjitha vendet anëtare të BE. Vendet që kanë nënshkruar Hartën “Zemra e shëndoshë” detyrohen të nxisin dhe të përkrahin masat për ndryshimin e mënyrës së jetesës të njerëzve, me të cilën të ulet risku nga sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut.

“Një pjesë e madhe prej infarkteve mund të parandalohen sepse i detyrohen mënyrës jashtëzakonisht jo të drejtë të jetës – pirjes së duhanit, dietave të pasura me yndyra dhe kripë, mungesës së lëvizjeve. Sipas të dhënave të Ligës Bullgare të Hipertonisë në vend ka afro 2 milionë hipertonikë. Por vetëm gjysma prej këtyre njerëzve mjekohen dhe kontrollojnë nivelet e kolesterolit. Njerëzve duhet t’u rikujtohet pandërprerë të matin tensionin e gjakut dhe peshën, si dhe të reklamohet mënyra e shëndetshme të jetesës, sepse nga këto sëmundje sociale vuan tërë shoqëria”, është kategorik docent Ivo Petrov.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD