Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të marrë 2.8 miliardë euro dividendë nga “Rryma Jugore”

Foto: south-stream.info
Ndërtimi i gazsjellësit “Rryma Jugore” në territorin bullgar u bë fakt. Starti i tij u dha me një saldim simbolik të tubave, afro një vit pas një ceremonie të tillë ne territorin rusë, nga ana e përtejme të Detit të Zi. Kështu qyteti rus Anapa dhe ai bullgar Varna u bënë pikët e para të projektit të ri rus për furnizim të gazit në tregjet evropiane.

Dividendët që i pret Bullgaria nga “Rryma Jugore”për periudhën 2013-2043 janë për afro 2.8 miliarda euro, kurse sasitë e para gazi do të kalojnë përmes vendit tonë në dhjetor të vitit 2015. Gjatësia e tubave kryesore përmes territorit bullgar është 540 km, kurse për ndërtimin e segmentit bullgar janë të nevojshme 3 e gjysmë miliardë euro. Bullgaria nuk do të investojë me para nga buxheti i shtetit, por do të merren hua.

“Sot startojmë një projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm për Rusinë, për Bullgarinë dhe për Evropën – “Rryma Jugore”. deklaroi në kohën e ceremonisë kryeministri bullgar Plamen Oresharski dhe shprehu bindjen, se interesat bullgare në këtë projekt janë të mbrojtura maksimalisht. “Rëndësia e “Rrymës Jugore” rrjedh nga kërkimi në rritje i gazit në Evropë, tha nga ana e tij shefi i kompanisë ruse “Gazprom” Aleksej Miler.

“Ky është projekti më i madh realizuan në territorin tonë. Ne e konsiderojmë jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë për realizimin e tij – deklaroi kryeministri Plamen Oresharski. – Unë jam i kënaqur, se pala bullgare nuk do të investojë as një levë nga buxheti, ndërsa parametrat financiare janë të leverdishme për vendin. Ky projekt krijon premisa për një gaz më të lirë për prodhuesit bullgarë, kurse kjo do të përmirësojë aftësinë e tyre për konkurrencë.”

Presidenti i kompanisë ruse “Gazprom” Aleksej Miler gjithashtu theksoi dobinë nga kalimi i gazsjellësit përmes Bullgarisë. “Rryma Jugore” është katalizator për rritjen ekonomike në regjion dhe në Bullgari – është i mendimit z. Miler. – Këto janë investime për 3 e gjysmë miliardë euro, janë më se 2 500 vende të reja të punës dhe një infrastrukturë e re e gazit që do të rrisë interesin e investitorëve të huaj ndaj Bullgarisë. Çmimi i gazit për konsumatorët bullgarë do të jetë më i ulët, sepse gazi do të furnizohet direkt nga Rusia në Bullgari përmes Detit të Zi.”

“Rryma Jugore” do të transportojë gaz për vendet e Evropës Qendrore dhe të asaj Jugore, por planet jo zyrtare parashikojnë që ai të arrijë deri në Evropën Perëndimore. Aksionarë në ndërtimin e gazsjellësit janë kompania italiane ENI, dhe ato gjermane “Wintershall” dhe franceze “Eliktrisite djo Frans” (EdF). Rusia tashmë nënshkroi marrëveshje me Bullgarinë, Serbinë, Hungarinë, Greqinë, Slloveninë, Austrinë dhe Kroacinë.

Momenti më i rëndësishëm në bisedimet midis Sofjes dhe Moskës ishin rregullat e Bashkimit Evropian nga paketa e tretë energjetike, e cila i detyron pronarët e pajisjeve të transportimit të gazit të lejojnë përdorimin e tyre nga vende të treta. “Gazpromi” shumë kohë e kundërshtonte këtë kërkesë, por më në fund ra dakord dhe u lejoi vendeve të treta të përdorin tubën. Me gjithë se gazsjellësi do të arrijë deri në disa vende anëtare të BE, Brukseli vazhdon të jetë skeptik ndaj projektit. Komisioni Evropian ishte kategorik, se “Rryma Jugore” nuk është ndër prioritetet e bashkësisë evropiane, mbasi përbën një diversifikim të itinerareve, por jo të shteteve dhe kompanive që furnizojnë me gaz tregun evropian.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD
Kristalina Georgieva

FMN riemëroi Kristalina Georgieva si drejtoreshë menaxhuese

Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..

botuar më 24-04-13 12.54.MD

Komisioni Evropian do të zhvillojë fushata informuese për futjen e euros

Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave Ljudmilla Petkova, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis dhe Komisioneri Evropian për Ekonominë Paolo Gentiloni nënshkruan në Luksemburg një Marrëveshje Partneriteti..

botuar më 24-04-12 11.34.PD