Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja nuk rritet, por trashet

Foto: BGNES
Për Sofjen e sotme mund të dëgjoni dy mendime rrënjësisht të kundërta. Njëri është se qyteti po zbukurohet pandërprerë, hapen klube, kafene dhe restorante komode me tarraca plot lule, lokale të natës me dizajn modern, pallate të banimit me pamje të bukur, disa prej të cilëve fitojnë konkurse ndërkombëtare, kurse ndërtuesit dhe arkeologët zbulojnë çdo ditë monumente të lashta të historisë mijëvjeçare të Sofjes. Mendimi tjetër është se në Sofje s’është e mundur të jetosh për shkak të trafikut të madh automobilistik dhe të ndërtimeve të shumta në qendrën e qytetit, për shkak të asgjësimit të parqeve në komplekset e banimit dhe të ajrit të ndotur nga automobilat. Dy pikëpamje të ndryshme, por edhe të dytë janë të drejta. Sofja, vitet e fundit sikur nisi ta tradhtojë devizën e vet “Rritet, por nuk plaket”.

“Sofja nuk rritet por trashet” – është diagnoza e Partisë së të Gjelbërve, përkrahësit e së cilës kritikojnë më shumë zgjidhjet urbanistike të qytetit të pa menduara mirë, sipas tyre, gjatë dekadave të fundit. “Bumi” i ndërtimeve në kryeqytet nuk ndodhi në mënyrën më të mirë, janë të mendimit ata.
“Qytetit nuk i jepet mundësia të zgjerohet në periferitë e tij, të ndërtohen qyteza satelite me lidhje normale të transportit, siç është në çdo qytet të madh evropian – thotë Andrej Kovaçev nga Partia e të Gjelbërve. – Në fakt ndërtimi i ri i banesave përqendrohet në qendrën historike të qytetit dhe kështu kufizon deri në minimum hapësirën për një jetë normale – për infrastrukturën sociale, për institucionet kulturore dhe sipërfaqet e gjelbra.”

Prej disa viteve Sofja ka metronë e tij, edhe pse, tani për tani vetëm me dy linja. Vitet e fundit u ndërtuan bulevarde dhe estakada të reja në disa nivele për të ndihmuar trafikun në qendrën e qytetit. Por efekti i kësaj është krejt modest dhe është si rrjedhojë e skemës së gabuar të ndërtimit të banesave – është pozita e ekologjistëve.
“Kur sistemi i transportit i Sofjes është planifikuar në vitet 80 të shekullit të kaluar askush nuk e ka parashikuar se aq shumë njerëz do të vijnë për banim në Sofje, as “bumin” e ndërtimeve në qendrën e qytetit – shpjegon Andrej Kovaçev. – Të gjithë këta njerëz banojnë në qendrën dhe s’kanë ku t’i parkojnë veturat e tyre. Prandaj tani s’mundet të marrim frymë. Prandaj s’kemi sistem normal të transportit. As urbani punon mirë, as njerëzit mund të udhëtojnë me shpejtësi normale me veturat e tyre personale. S’kemi dhe korsi për biçikletistët, që mund të ndihmonin për zgjidhjen e problemit. Kohët e fundit vihet re ndonjë aktivitet në këtë drejtim, por me sa duket nuk është me prioritet”.

Sofje është ndër pak kryeqytetet evropiane, në të cilat tramvajet nuk u zëvendësuan me transport automobilistik. Aktualisht në qytet funksionon një rrjet i dendur linjash të tramvajeve që i lidhin me qendrën lagjet më të largëta. Por sipas aktivistëve të gjelbër transporti hekurudhor në kryeqytet është nënvleftësuar në llojet e tij të tjera:
“Kemi raste kur lidhje hekurudhore, të ndërtuara në të kaluarën sot asgjësohen – është i mendimit Andrej. – I tillë ishte rasti me heqjen e linjave të unazës hekurudhore në periferitë e qytetit. Ndër gjërat që duhet të realizohen me shpejt janë korsitë për biçikletistët, të ndalohet rreptësisht lëvizja e automobilave mbi binaret e tramvajeve, të sinkronizohen semaforët dhe kështu të hiqen “tapat” e trafikut nga qendra drejt periferive. Duhet të krijohen mundësi për përdorim më të gjerë të biçikletave, kështu qe njerëzit të kenë alternativë të veturave të tyre.”

Por a ka në pjesën e vjetër, qendrore të Sofjes hapësirë të mjaftueshme për veçimin e korsive vetëm për transportin urban?

“Po, nëse do të kemi një të menduarit më modern, me përdorimin e teknikave bashkëkohore për modelimin e zhvillimit të qytetit – përgjigjet Andrej Kovaçevi nga Partia e të Gjelbërve. Ekzistojnë shumë mënyra kontemporane për planifikimin e tërë trafikut automobilistik dhe njerëzor dhe të niset nga ndërtimi i infrastrukturës së kombinuar, të përshtatshme për uljen e trafikut. Këto “tapa” të tmerrshme që na hanë kohën në fund të fundit ndikojnë negativisht dhe mbi efektivitetin e tërë ekonomisë. Dhe ndoshta humbjet e përditshme të shkaktuara prej tyre maten me qindra miliona leva.”

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD

Banorët e Sofjes janë skeptikë se do të ketë një ndryshim pas zgjedhjeve të radhës

Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..

botuar më 24-10-27 6.28.MD

“Voto me vështirësi” për të verbërit

Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..

botuar më 24-10-27 8.30.PD