Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Atanas Tasev: “SHBA dhe Rusia janë të pranishme në mënyrë të balancuar në projekte energjetike në territorin bullgar”

Foto: BGNES
Shoqëria Amerikane “Westinghaus” do të ndërtojë reaktorin e 7 bërthamor të Centralit Atomik “Kozlloduj”, kurse “General Electric” do të marrë pjesë në dy blloqe të Termocentralit “Maraica Iztok-2”. Kjo tregon, se interesi i shoqërive amerikane ndaj energjetikës bullgare është shumë i madh” – komentoi ministri ekonomik bullgar Dragomir Stojnev, kur e shpalli zyrtarisht lajmin pas vizitës së tij në SHBA. Por në të njëjtën kohë Bullgaria zë një vend qendror edhe në projektet e mëdha energjetike të Rusisë në fushën e energjetikës bërthamore dhe të gazit.

Mos vallë Bullgaria është bërë arenë e një përleshjeje të ashpër gjeopolitike midis interesave energjetike të SHBA-së dhe Rusisë, siç pohon eksperti i njohur në fushën e energjetikës prof. Atanas Tasev. A do të ketë ndonjë balancë midis këtyre interesave dhe çfarë do të fitojë Bullgaria nga kjo “luftë energjetike”? Pikërisht për shkak të balancës do të përdoret dhe teknologjia amerikane – pohon profesor Tasev, sipas të cilit projekti “Westinghaus” është më shumë politik sesa ekonomik. Kështu në Centralin Atomin “Kozlloduj” do të punojnë dy teknologji të ndryshme – dy reaktorë rusë dhe një amerikan, përkatësisht me lëndë djegëse nukleare amerikane dhe ruse.

A ka ndonjë marrëveshje lidhur me këtë midis Uashingtonit dhe Moskës?

“Ajo që ndodh në Bullgari është si pasojë e proceseve të mëdha gjeopolitike – është i mendimit prof. Tasev. – Për një kohë të gjatë projektet energjetike ishin në amulli, sepse midis dy fuqive të mëdha kishte një konfrontim të ashpër. Tani, me sa duket, midis tyre është arritur ndonjë marrëveshje dhe gjërat u nisën me ritme të shpejta Ato ishin paracaktuar dhe nga fakti, se “Westinghaus” ishte konsulent për zgjedhjen e teknologjisë së bllokut të shtatë. Me doemos, kompanisë amerikane do t’i pëlqejë reaktori i saj, jo ndonjë tjetër.”

Por cila është balanca e interesave deri tani? Amerikanët marrin tre blloqe energjetike, kurse rusët gazsjellësin “Rryma jugore”. Por mbetet e hapur çështja për ndërtimin e Centralit tjetër atomik “Belene”. Në këtë skemë mund të përfshihen edhe ambiciet e kompanive amerikane për nxjerrjen e gazit prej shisteve.

“Skenari është mjaft i komplikuar – komenton profesor Tasev. – “General Electric” shpreh dëshirë t’i furnizojë stacionet e kompresorëve të gazsjellësit “Rryma jugore” dhe të transportojë direkt sasi shumë të mëdha – 41 miliardë metra kub. Përveç kësaj ka interesa edhe ndaj blloqeve 9 dhe 10 të TEC-it “Marica Iztok-2”. Kështu qe këtu mund të kemi “një korrje të bollshme” si për njërën ashtu dhe për anën tjetër. Me sa duket nuk mund të arrihet balanca ideale, por ndonjë ekuilibër do të ketë. Pra, marrëveshja është mjaft serioze dhe ndoshta nuk do të marrim vesh ku bie aksenti. Por është fakt, se SHBA dhe Rusia asistojnë në mënyrë të balancuar në projektet energjetike në territorin tonë.”

Bullgaria vazhdon të jetë një fushë eksperimentale për reaktorë të rinj nuklearë. Blloqet e para ruse në Centralin Atonik “Kozlloduj” ishin eksperimentale, tani edhe reaktori i ri i “Westinghaus” gjithashtu është eksperimental dhe për herë të parë një reaktor i tillë do të ndërtohet në territorin e Bashkimit Evropian.

“Aktualisht “Westinghaus” bën eksperiment në Bullgari – konfirmon profesor Atanas Tasev. – Me gjithë se në shtetin amerikan Xhorxhia dhe në Kinë tani po ndërtohen dy blloqe të tilla. Por ky reaktor nuk ka liçencë në BE dhe ende nuk ka punuar në territorin e tij. Kurse Evropa ka kërkesa shumë më serioze për licencim dhe shfrytëzim, sepse është populluar mjaft dendur.”

Dobitë për Bullgarinë?

“Paqja e keqe është më e mirë se lufta e mirë – komenton prof. Tasev. – Unë jam i bindur, se ata që do të ndërtojnë bllokun e 7 të Centralit “Kozlloduj” dhe Centralin e ri “Belene” tashmë kanë gjetur tregje për shitjen e energjisë së prodhuar – si brenda vendit, ashtu dhe jashtë tij. Sidoqoftë, por Bullgaria do të ketë leverdi edhe nga ndërtimi, edhe nga shfrytëzimi i këtyre kapaciteteve të reja.” Në të gjitha rastet Bullgaria do të ruajë pozitat e saj si anëtare e klubit botëror nuklear, në të cilin bëjnë pjesë 36 shtete.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD